Preç Zogaj: Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin?

9 Nëntor 2024, 09:22Politika TEMA
Preç Zogaj: Pse gëzohen Berisha-Meta për Trumpin?

Cili do të jetë fati i dy figurave kryesore të politikës shqiptare, kreut të PD Sali Berisha, i shpallur i padëshirueshëm nga administrata e presidentit Joe Biden, aktualisht në gjendje arresti shtëpiak në Tiranë, si dhe  ish presidenti Ilir Meta i cili gjendet në paraburgim po në Tiranë, pas fitores së Trump?

Analisti Preç Zogaj, tha se ata e kanë pritur me entuziasëm, pasi akuzojnë demokratët për gjithçka u ka ndodhur në Shqipëri.

Veçmas ata bëjnë përgjegjës miliarderin Xhorxh Soros dhe ndoshta besojnë tek ndërhyrja e tij, tha zoti Zogaj.

Por sipas tij, vendimmarrjen në nivele të larta nuk mund ta marrin zvarrë moria e të pasurve, ndryshe nuk do te ishte Amerika që ne njohim, por do të ishte rrumpallë.

“Megjithatë gjithkush ka të drejtë të shpresojë” tha zoti Zogaj në “RTSH”.

Zogaj deklaroi se kryeministri Edi Rama, e ka pritur më shumë se të tjerë fitoren e Trump.

Sipas tij, Rama është i entuziasmuar nga kjo fitore jo thjeshtë si kryeministër, por sepse i shkon për shtat, pavarësisht se vendi ynë është i vogël, por edhe për arsye praktike sepse kishte hyrë në ngrirje me administratën Biden.

“Ngrirja doli në pah në zgjedhje të kreut të SPAK, ku ambasadorja amerikane, jashtë formatit të saj, ishte e pranishme kur u zgjodh kreu i SPAK. Rama ka thënë se s’mund të lemë vendin të shndërrohet në një republikë prokurorësh.

E ka vënë shishen e vet për fitoren e Trump. Ka gjetur mënyra për kontakte me njerëz të Trump. Pati dhe replika me Blinken në Tiranë, lidhur me NATO-n.  Me fitoren e Tramp politika shpreson të dalë pak nga qarku i SPAK-ut. Shpresojnë të ndryshojnë qasjen e drejtësisë”, tha Zogaj.

4 Komente

  1. F
    Fevziu me dosje si spiuni i sigurimit.

    Nuk te nxjere présidenti non grata mos i banalizoni institutionet . Jane te tjera organizma eshte bere nje dosier Jane grumbulluar fakte nuk ka lidhje fare as Sorros e as dreqi keto qe Berrisha thote jane shashka per qorrat e PD . Bile bile per mua as korrupsioni nuk ka lidhje per non grata por ky komunist do kete bere gjerat te renda véprime spiunazhi qe mund te jene sekrete nuk te nxjere Amérika non t per korrupsion kur gjysem botes jane te korruptuar

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaq kisha

      Po Tritan P e di me mirë këtë punë. Ai tha që amerikanët kanë një dosje bosh për Berishën.????

      Përgjigjjuni
    2. T
      Treni

      Respekt për Preçin, por ky përpiqet me mbajtur balancë, pa e kuptuar që me Saliun nuk ka parazpeshë, vetëm "o me ne o kundra nesh."

      Përgjigjjuni
      1. f
        flase

        Gjithekush ka te drejte te shpresoje, por jo te çpif, jo te flase broçkulla jo ne kurriz te te tjereve. Shpreso per ate qe ke te drejte.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje