Basha sulmon Metën: U kap me bllok në dorë, ishte sebepi i 21 janarit. Rama e gradoi kryetar Kuvendi dhe më pas president

9 Nëntor 2024, 11:36Politika TEMA
Basha sulmon Metën: U kap me bllok në dorë, ishte sebepi i 21

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se ishte sebepi i 21 janarit 2011, protestës së opozitës që përfundoi me 4 të vrarë.

I ftuar në emisionin "Log", Basha u shpreh se Meta u kap me bllok në dorë duke iu referuar videos me Dritan Priftin dhe si rrjedhojë u organizua protesta e opozitës.

Më pas, solli në vëmendje Basha, Meta hyri në koalicion me Edi Ramën dhe ky e fundit e çoi në funksione të larta shtetërore si kryetar i Kuvendit dhe president i Republikës.

Gjithashtu, ish-kryedemokrati tha se edhe pjesëtarë të Gardës të akuzuar për vrasjet u bënë kryetar bashkie dhe u pasuruan nga tenderat.

“Personi që u kap me bllok në dorë me sebepin e të cilit u bë 21 janari, pas 21 janarit u gradua nga organizatori i 21 janarit me në krye Edi Ramën si aleat për të fituar zgjedhjet, më pas kryetar i Kuvendit dhe president i Republikës.

Persona që u treguan me gisht si anëtar të togës së pushkatimit u graduan dhe u bënë kryetar të PS, kryetar bashkie dhe u pasuruan me tendera nga Edi Rama.

Keqpërdorimi i viktimave të 21 janarit është një nga aspektet më makabër pas ngjarjes së 21 janarit dhe ngjarja më e dhimbshme që mund të bëjmë është të vazhdojmë të luajmë me këtë sentiment. Përgjigjen për këtë duhet ta japë vetëm drejtësia“, u shpreh Basha.

3 Komente

  1. N
    Nga fshati titit

    U kape me blloke ne dore sic thua ti po gjykatat dhe prokurorite qe komandoje ti Basha me Salen e nxoret LIKEN te virgjer te pa fajshem tani qe foli gjykata e Starzburgut po ta vendosin Liken kryetar atehere akuzo Ramen,nuk ka lidhje 21 janari se cfare u emrua Meta pse nuk fole ishe kryetar partie beje dhe protesta me te kunder Rames,na trego te verteten si u vrane Shqiptaret ne mese te dites ne bulevarde se ke qene brenda nekryeministri e Salen o e di ti te verteten o askush tjeter,leri historite tregohu I ndershem nuk beson njeri ne historite qe thua,sa mire protestoje kunder SANDER LLESHAJT per ate djalin qe vrau polici dhe dorheqjen ministri Lleshaj polici u denua dhjete vjete,kurse tek ju u vrane kater veta u plagosen dhjetra vete dhe denimi jusj ishte tre vjete u prishen provat nuk late prokurorine te vepronte e etiketuat prokuroren Lavire,Presidentin hore bulevardi dhe Likja qe ti kishe ne qeveri I quajti protestuesit koke pa lare qe te besojne Shqiptaret trego te verteten bolle me peralla.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Lulushi, qe Mero po i ben shume reklame, mesoi per keto lajme ne cader me dashnorin Rama.lol

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mara emigrante ne Itali

      O bure muti mos I dredho ngjarjet , ti je tentakula e saliut se bashke i keni bere vjedhjet vrasjet , shitjen e detit qe zgerdhiheshe me greçken , populli nuk I haron , ti si minister dietro te beje dorheqe dhe pik por kjo tregon se ke qene brenda .vendin e ke ne burg , se nuk te denon gjykata do te shikosh revolten popullore .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje