Flamur Noka nën hetim pasuror, avokati: Si e ka fundosur me zë dhe figurë Bardhi! Ja tre personat që do arrestohen për dosjen 'Gërdeci'

9 Nëntor 2024, 13:13Politika TEMA
Flamur Noka nën hetim pasuror, avokati: Si e ka fundosur me zë dhe

Avokati Idajet Beqiri, i cili dorëzoi pak kohë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), provat që sipas tij, faktojnë korrupsionin e Flamur Nokës, paralajmëron lajme tronditëse për ish-ministrin e Brendshëm. Në një reagim për gazetën “SOT”, Beqiri zbuloi se Nokën shumë shpejt e presin halle të mëdha me drejtësinë.

Sipas tij, atë e ka fundosur me zë dhe figurë në SPAK vetë Gazment Bardhi. Nga ana tjetër, avokati thotë se dosja e “Gërdecit” pritet të fundosë ish-kryeministrin Sali Berisha, Fatmir Mediun dhe në radhë sipas Beqirit, është Shkëlzen Berisha.

“Flamur Noka, nga një roje e selisë së PD, e mori Sali Berisha dhe e bëri ministër të Brendshëm. E kemi thënë arsyen e vërtetë përse e bëri dhe ajo lidhet me atë që i lidh të dy, si agjentë të shërbimit sekret serb. Flamur Noka ndoqi të njëjtën rrugë si Sali Berisha, ku Noka, nga njëra anë, luftonte kundër institucioneve shqiptare dhe, nga ana tjetër, grabiste me të dyja duar pasurinë e shqiptarëve përmes korrupsionit, në interes të tij dhe të familjes Berisha.

Për rrjedhojë, ato që kemi denoncuar ne dhe që SPAK-i i po heton, i ka marrë me zë dhe me figurë nga Gazmend Bardhi, i cili, nga njëra anë, e kallëzoi dhe nuk la gjë pa thënë, madje për vilën në Gjirin e Lalëzit.

Nga ana tjetër, e lanë dhe e lyen, sepse mendon dhe vepron si struci, sikur nuk e ka bërë ai denoncimin për korrupsionin e Flamur Nokës. Flamur Noka shumë shpejt do të shohim se është në hall, dhe pas tij do të vazhdojë radha me ata që kanë bërë krime ndaj Gërdecit, si Sali Berisha, pas tij Fatmir Mediu, do kemi më pas në radhë Shkëlzen Berishën e të tjerë me radhë”, deklaroi avokati.

Ndërkohë avokat Beqiri ka dhënë detaje dhe nga deklarata e tij që ka dhënë për gazetën “SOT” pak kohë më parë se Flamur Noka, së bashku me Luçiano Boçin, shkuan në Greqi me një thes me para për të goditur gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, me urdhër të Sali Berishës përmes shkrimeve të mediave greke.

Sipas tij, Gjoka ka çuar në gjyq dhe ata do të përgjigjen për këtë. Idajet Beqiri tha se është ndjekur e njëjta skemë si me “Babalen”, ku në fund doli mashtrimi dhe u zbulua e vërteta.


“Po, një akt të tillë e bënë ata dhe realisht e goditën gjyqtaren. I sajuan një shkrim në gazetë dhe sapo shkuan këta, morën takim me deputetin e Janinës, dhe më pas doli shkrimi në gazetë, ku u munduan ta heqin, ta intimidojnë e poshtërojnë, por ajo e nxori shumë shpejtë të vërtetën e saj, që ishte një shpifje shumë e ndyrë dhe një inskenim, një tip i dytë “Babale”. Ata janë mësuar me “Babalen”, ashtu si Salianji. Të njëjtën gjë bënë dhe Flamur Noka e Luçiano Boçi me gjyqtaren Irena Gjoka.

Kjo e fundit i ka çuar në gjyq dhe ata do të përgjigjen për këtë. Ky është një fakt që ka ndodhur, që njihet botërisht dhe është botuar në gazeta, madje edhe në gazetën më të madhe të Greqisë, e nuk mund ta mohojnë. Aty doli hapur edhe takimi i tyre dhe mjetet korruptive që përdorën ndaj atij deputeti për të realizuar një inskenim të ndyrë dhe këtë goditje ndaj gjyqtares Irena Gjoka, por pa sukses, pasi iu plasi bomba në dorë. Në lidhje me thesin me para, e kam kallëzuar dhe kallëzimi është i plotë, nuk ka nevojë për më shumë tani”, tha për gazetën “SOT”, Idajet Beqiri.

18 Komente

  1. A
    Angjelini

    Zoti Beqiri, faleminderit per nderen qe po i ben popullit to lodhur dhe rraskapitur nga korrupsjoni dhe drama 30 vjeqare. Nuk ka asnje diskutim se perpjekja e ketyre hajduterve per te krijuar trazira behet per tu mbrojtur nga burgu dhe per te ruajtur pasurite e vjedhura. Shum e thjesht. Andaj SPAK duhet te vazhdoj pa meshire ndaj cilitdo sepse ka perkrahjen e shumices se qytetarve.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Po u he tua, arrestua dhe dënua ky maloku injorant , sigurisht do jetë kompllot nderkombetar i Sorosit per te zhdukur intelektualët atdhetate qe mbrojne kushtetuten besoj .

      Përgjigjjuni
    2. T
      Toni M.

      Do "festoja" per arrestimin e f.m.... i cili eshte vrasesi kryesore i shperthimit te gerdecit... tani ben jete lusi... psh protesten e fundit zhupi monkler 2.900 lek etj.etj

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fate Washingtoni

        Vetem per talljen qe i ka bere pronareve autoktone shqiptare ky qatipi e meriton "ERGASTOLO"

        Përgjigjjuni
      2. T
        Treni

        Idajeti mundohet i gjori me këtë popull por e ka kot, se ne Shqiptarët herët a vonë do kthehemi në origjinë. Vëlla vrasës, batakxhinj e kriminelë. Sali e Noka ka shumë në këtë vend. Heq dy, dalin 10, njëlloj si me krimin e organizuar që mesa pamë të gjithë, bashkëpunonte edhe policia vetë. Ndjesë për pesimizmin, por nuk pres gjë prej bashkombasve. Por për ata që besojnë akoma, i uroj fat, shumë shumë fat se do ju duhet.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Te lumte o trim. Ti ke dhe hak pe te marre. Push ka top tu befte inshalla.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Nuk ka hak Idajet Beqiri per te marre, por populli i tradhtuar, i vjedhur dhe i masakruar shqiptar nga kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti, Saih Vuko Berisha. Ate qe i ka bere perbindeshi i Vicidolit, Salih Berisha popullit shqiptar ne vitet 1992-2013, nuk ia kane bere asnje nga pushtuesit me te eger te Shqiperise nder shekuj.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Ani

            Flamur Nocka prandaj e mbrojti sali kryehajdutin se kane vjedhur bashke dhe do vene te dy ne te njejten weli , do ti laj by….. Sali Protopaoes ky felliqesire .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kalec Dega

              Po per EDDramen do kete hetim pasuror, duke filluar nga Surreli!

              Përgjigjjuni
              1. k
                kureshtari

                Për unazë tëndin nuk do të ketë! Ndaç plas nga inati!

                Përgjigjjuni
              2. P
                Per pseudonimin koleci.

                Ky kaleci hall të madh ka nokën, ku krahasimin e bën si me nderruar domate me patate. Duket niveli fëminor kur pyet po ramën do ta arrestojnë, po më po, pse jo, gjithkënd që i ka vjedhur këtij populli ku je dhe ti, pamvarsisht se mund të kesh mare ndonjë kockë, por prap të ksn vjedhur. Kolec regjimi 34 vjeçar dhe militsntesk, ashtu siç je ti, duhet varrosur për tu mos këthyer më, sepse ju me këta hajdutë e kriminelë, keni mare dlnimin popullor, ku njerëz si ty e si mu, kanë humbur të dsshurit, ku ka akoma që skanë njl varr ti qajnë nga ato të dashurit tuaj. Ty nuk të dhëmb vrasja e njerëzve, po të rënçin hallet e tyre të kuptosh dhimbjen ti dhe si ty.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Daullxhiu

                  O kalec, po flasim per mul geringun tani. Perqendrohu ne teme. Kur ti vije radha ed-drames flasim prape

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardani i Ri

                    Bravo z. Beqiri! Ju shquheni për profesionalizëm, guxim dhe patriotizëm. Flamur Noka, Gazment Bardhi

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Adi

                      E hengri Noçken edhe ky sic duket

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xha Beqoja

                        Po daleni mo të uruar të Mbarojë njëherë hetimi pasuror për Lal Plehu qe ka filluar, pastaj për Skënderbeun dhe Mamicën, me rradhë janë këto punë

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zeri I arsyes

                          Ji mor xha Beqo, te gjitheve menjehere, nuk ka rradhe per drejtesine. Dhe Rames, dhe Veliajt, dhe Lulit, dhe Bacit, e kujtdo qe ka vjedhur djersen e gjakun e prinderve tane.

                          Përgjigjjuni
                        2. t
                          tuttifrutti

                          si fillim idajet beqiri eshte nje pusht qe nga socializmi,ndersa ky per te cilin flet eshte nje malok fisqir qe i turperon malesoret e ndershem te Kukesit ......

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vas Construction

                            E fundosi Bardhi me zë e figure thotë një i denuar për mashtrim si Beqiri Po ashtu Ahmetaj me zë e figure fundosi Ramën e Veliun sipas Beqirit!! Llogje Kavaje

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje