Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë...! Tani do të festojmë fitoren e Trump

9 Nëntor 2024, 14:36Politika TEMA
Berisha: Mosbindja civile do të vazhdojë...! Tani do të

Sali Berisha, i cili prej gati një viti ndodhet nën arrest shtëpiak për aferën e dosjes “Partizani”, me akuzën e korrupsionit pasiv, doli sot para mediave në konferencën e radhës që mban online nga banesa.

Edhe pse grupi i partisë së tij u kthye në Kuvend, Sali Berisha tha se PD nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile dhe do të vazhdojë aksionin e saj. 

Ndër të tjera, Berisha tha se opozita shqiptare ka arsye për të festuar fitoren e Donald Trump sepse ajo u godit nga e majta amerikane dhe Sorosi.

“Së pari nuk ka pasur absolutisht asnjë vendim për bojkotin e Parlamentit. Ka pasur vetëm një vendim për komisionet meqenëse u përjashtuan 24 vetë nga Parlamenti dhe kjo dëmtonte shumë mundësinë e punës në komisione.

Por ne kemi shkuar në çdo seancë, me mosbindje civile dhe do të shkojmë në çdo seancë me mosbindje. Mosbindja do të vazhdojë kudo, edhe në parlament dhe shumë shpejt do të ju njohim edhe me veprime të tjera...

Një dallgë marksiste që sundoi apo kulmoi katër vitet e fundit në SHBA, theu qafën në kuptimin që ajo u hodh poshtë në mënyrë plebishitare nga zgjedhësit, qytetarët amerikanë dhe fatmirësisht pas disfatës së flamurmbajtësve të kësaj dallge, sot po lexoja se shumica dërrmuese e mbështetësve të zëvendëspresidentes Harris po rikthejnë mbështetjen e tyre për presidentin Trump.

Në këtë mënyrë unë besoj se çdo njeri i mirë beson në vlerat konservatore si vlerat më të mira. Ka pasur një rast të festojmë këtë fitore. Por dy herë më shumë shqiptarët, opozita shqiptare”, tha Berisha.

 

 

7 Komente

  1. P
    PeDeja e Salehut!

    Pa merak se shpejt do festosh në p... të Sugarbabes!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti

      Futeni brenda kete vemje se sa her del neper lajme streson nje popull.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos-Bindja Civie

        Na jepni nje spjegim sepse jemi te pa qarte: Çfare duhet te kuptojme me Mos-Bindje Civile ? Kaq eshte Mos-Bindja Civile e tre milion shqipetareve, sa te dalin dhe te shtyhen me Policine Mul Noka, Bardhi qe hidhet dege me dege, Blushi, çuni i Fahri Balliut, Xha Brahua i teatrit, Kalaja e teatrit, ata qe dogjen karriket e parlamentit e nja 20 a maksimumi 30 te tjere, APO ESHTE NDRYSHE dhe kjo eshte si gjitmone, vetem nje SHPIKJE E BERISHES ?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kalec Dega

          Cte lidh me Trump ty o djall komunist, me Biden e Kamala e Enver e Ramiz po.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haaa nje komunist qe i serviloset Trapit

            Sa budalla qe eshte , Trapi e nxori non grata ky hipokrite i peshtire do te tregoje qe eshte admirues i Trapit. O budalla nuk ta heqin non grata do vdesesh me tatuazhin Made in non grata ti dhe familja jote kriminale. Ti je komunist e Trapi eshte i djathte edhe sikur te mos ishte komunist gjithmone partit démokratike jane te majta . Nuk ka parti démokratike te djathte , sipas llogjikes tende te shpelles Partia Démokratike ne Amerike eshte e djathte ? dhe Partia Republikane eshte e majte haaaaa çfare te bene halli . Ke deklaruar qe Rama ka paguar Trapin qe te shpallen non grata , tani ti çfare do beshe do paguash Trapin qe te heqin non grata haaaa o budalla o sekretar i PPSH o komunist i felliqur

            Përgjigjjuni
            1. L
              Li

              Ky eshte gjarper i ndyre. Fjalor prej rrugaçi ne parlament. « Të bej fytyren si kepuca, do të shkul dhembet nje nga nje etj etj » Tani na eshte kthyer ne hoxhë lugati.

              Përgjigjjuni
              1. x
                xy

                ky spiun serbi e bir shkine e shkau pse asht gjalle ende ????

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje