Jorida Tabaku ‘shigjeton’ Metën: Deklaratat e tij për SPAK, të papranueshme. Nuk kemi asnjë betejë me drejtësinë!

20 Prill 2024, 18:49Politika TEMA
Jorida Tabaku ‘shigjeton’ Metën: Deklaratat e tij për

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK dhe reagimin e politikës ndaj strukturës së posaçme.

Tabaku u shpreh se politika ka frikë nga SPAK dhe zyrtarët sot kanë frikë të firmosin nga frika e Prokurorisë së Posaçme.

Duke komentuar deklaratat e fundit shpërthyese të Ilir Metës ndaj këtij institucioni, ajo i cilësoi ato si të papranueshme, teksa theksoi se beteja e opozitës nuk është me SPAK.

“Politika ka frikë nga SPAK-u. Zyrtarët sot kanë frikë të firmosin nga frika e SPAK-ut. Ne nuk e kemi betejën me SPAK. Duke besuar te forca e ligjit duhet ta lëmë të bëjë punën e vetë dhe të fokusohemi te ndryshimi i kulturës së korrupsionit.

Deklaratat e Metës më janë dukur të papranueshme. Nuk e kemi betejën me SPAK. Duhet të shohim si të përdorim çdo gjë që ka ndodhur për t’i kërkuar SPAK të shkojë te nivelet më të larta të pushtetit dhe të tregojë se nuk ka frikë nga pushteti. Duhet t’i lëmë kohën e duhur.

Ne duhet të kemi një vëmendje të shtuar në prokurorët që do futen në sistem, por edhe në kreun e ardhshëm. Nëse ka një njeri që është i interesuar që SPAK të mos ketë pavarësi, ky është kryeministri”, u shpreh Tabaku.

2 Komente

  1. P
    Pensionisti fukara , qe ka punur aq shumẽ.

    Zonja Tabaku . Ne pensionistet i kemi syte tek ty moj çupẽ. Do populli dhe do zoti tẽ jepẽ fuqi, te na ndihmoshe. Qeveria na la ne pike te hallit . Pensionin e çoj vetem per ilaçin e hollimit te gjakut, sepse nuk e rimbursojne .

    1. P
      Pikaaa Pikaaaaa

      Ke Tabaku mbaj shpresa o babagjysh! Po e rruan shume per ty Tabaku! Pensionet do rriten ne fund te muajit nga Qeveria dhe jo nga rruspia Tabaku qe ka mendjen per te ndertuar ndonje vile

    Lini një Përgjigje