Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta vijoi sulmet ndaj Monika Kryemadhit edhe në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave’. Gjatë fjalës së tij gratë i ndau në 2 kategori.
“Ato me taka të larta, e çanta të shtrenjta’ apo siç i quajti ‘skemaxhie’, dhe kategoria tjetër gratë ‘heroina, që nuk kërkojnë favore nga partia’ janë ‘gra si burra”.
Të parat i bëri të qartë se pas 27 prillit kur do të mbahet konventa kombëtare nuk do të kenë më vend në Parti, ndërsa gratë siç tha ai ‘si Theçer’ do mbështeten fuqimisht.
“Njoh gra që kemi bërë ministre, kemi bërë deputete e thonë ca ka bërë Ilir Meta për mua e duhej të kishte bërë më shumë.Gratë do të jenë prioriteti i parë i Ilir Metës. Jo vetëm që do të jenë në strukturat tona. Nëse unë zgjidhem president i PL-së zv/presidentja Erisa Xhixho .
Shumica do të jenë gra, por gra burra si Theçer, jo skemaxhie, gra që luftojnë për gratë. Të zonja që përmirësohen cdo ditë. Kam parë gra që vrapojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, si Valbona Basha, që jo vetëm bën punët e saj e kurrë s’kërkoi favor nga partia.
Ne kemi vajza e gra që i kemi përkëdhelur dhe i kemi bërë anëtarë të këshillit bashkia e ata nuk venë në këshill ndërsa Veliaj bën kërdinë me 5 D“, tha Meta.
Kreu i PL-së tha se është zhgënjyer nga gratë që e nisën karrierën politike në pushtet në kohën e 'sufllaqeve', dhe tani do jetë ndryshe dhe beson tek gratë si Erisa Xhixho.
“Ilir Meta ka bërë gabim të madh nuk kam krijuar një sistem meritokratik, ka besuar më shumë seç duhet. Prandaj të mos zhgënjehet do kontrolloj dhe ndërtoj një sistem të hekurt.
Mirëpresim cdo platformë fraksioni, por kjo sdo jetë parti fjalësh, thashethemesh klubesh, do të jetë parti misionarësh, ekzekutive, kur merret vendimi i shkohet deri në fund me shpejtësi me afate me çdo çmim, besoj shumë te përgjegjshmëria e grave e vajzave, te Erisa, se është themeluese, sic jam dhe unë që 17 vjec, është model i suksesshëm se e ka nisur në opozitë vajza, se patëm dhe ca që e nisën në pushtet në kohën e sufllaqeve. Kjo mund të ishte shumë mirë dhe president e PL, kryeministre e Shqipërisë, pse s’bëhet?
Se kemi regjim mafioz, është detyra ime e Berishës e patriotëve ta shkulim mafien të kemi kryeministre si Erisa Xhixho. Mbas konventës do kemi me dhjetra Erisa Xhixho që janë përjashtuar, larguar, dhe janë intimiduar në partinë tonë se duhej të ishte një rreth i mbyllur”, nenvizoi Meta.
I zhgënjyer nga drejtimi i Monika Kryemadhit, besimin politik tashmë e ka tek Erisa Xhixho, të cilën e vlerëson për angazhimin dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar
“E vetmja herë kur nuk i përgjigjet telefonatave të mia është kur çon fëmijët në shkollë", tha Meta.
Madje hodhi akuza se brenda partisë ishin përpjekur për të zbehur figurën e Erisa Xhixhos si deputete në parlament.
Edhe kjo o Like,laraske eshte.Nuk e nxjerr qimen nga qulli.
Moj Erisa ,xhani ,zgjohu !Hapi syte ,c’te lidh ty me ta,nuk shikon si e filluan per “ideal”e ku vane moralisht,politikisht??? Rrugecer imorale ,pa pike edukate e kulture ,shoqerore,familjare e politike!!! Pse turperon mbiemrin efamiljes e te Delvines!!! Zgjohu !!!!
Ke të drejtë Like smë llastiku se ti më mire se Që më duket se duhet të jetë ndonjë pasë ardhshme e Ali Xhlxhos që bënte numër cirku mbi tetë kështu që ti tani ke nevojë për sonë që di të luaj më sëmiri dhë të dridhet në politikë po ashtu e ku të gjejë një shofere më besnike që nuk e spiunon sepse do të shkojë në të gjithë skajet e Shqipërisë largë qoftë edhe atje ku nuk thuhet
Skemaxhie?!?!?!????!!!!!! A jua q.. dreqi nanen o plehra!
me interes eshte te dime se kur do te perjashtoje nga partia edhe macen Sasha
Ka zevendesuar gruan me dashnoren?Sigurisht qe do ta bente ,sepse eshte sinializuar qe e para do te arrestohet Monalikja
O Like o flori a di se ke tre fëmijë mirë Mona të spiunojë se postin si ja dhe ashtu dhe ja more por a janë me ty fëmit se që të dy jeni delenxhi apo që për gjithçka keni renë në ujdi që pasurin e vjedhur ta fshihni në Angli dhe floriri të ketë siguri dhe mirë do të bësh me testament mos e lashë pa trashëgimi se dhe ajo ka merita në shumimit e pasurisë prandaj sa më parë ke noterët shpërndarje atë pakë pasuri që u roptuat për dekada të tëra dhe është mëkat që të mbeteni fukara fakirë
tani qe lesheline do ta drejtoje hundpinokja xhixho ajo do shkoje nga fitorja ne fitorje dhe priret qe dhe shpifarakja me e madhe e planetit Adriana nockederrja te bashkohet me lesheline se tek foltorja ja kane varur teneqen.
Kam respekt për gjyshin dhe gjyshen tënde( Xhixho). Mos i turpëro Ata. Jep dorëheqie nga PL-ja.