Meta në krye të opozitës? Gjikondi: Atë s'e dëgjon gruaja e vet! Është bërë qesharak

20 Prill 2024, 09:41Politika TEMA
Meta në krye të opozitës? Gjikondi: Atë s'e dëgjon

Juristja Brisida Gjikondi deklaroi se Ilir Meta me problemet që ka hapur në parti, do të përçajnë PL-në. 

E pyetur nëse e merr Ilir Meta opozitën në kushtet që “Rithemelimi” nuk ka vulën dhe logon e PD-së, Gjikondi u shpreh se atë nuk po e dëgjon gruaja e vetë , jo më ta dëgjoj opozita.

“Unë jam i bindur që problemet që ai ka hapur në parti, atij do ja përcajnë partinë sepse ai është me paranoja. Këta persona paranojat i kanë kryesisht me njerëzit e afërt.

Po dhe me afrimin e Gazment Bardhit me Sali Berishën, Ilir Metës i kanë rënë pritshmëria për të qenë në krye të opozitës” u shpreh ajo.

Ndërkaq ajo shtoi se, “Meta po përpiqet të faktorizohet gjithmonë me dhunë dhe jo me ide , jo me risi dhe jo me vizione. Kjo do të ndahet me çështjen e vulës nëse do e marr Sali Berisha apo jo”, tha ndër të tjera Gjikondi në emisionin 3D.  

Juristja Gjikondi e krahasoi sjellen e Metës me atë të Kozakut një figurë e njohur shqiptare e Tik Tokut.

"Meta të turpëron si shqiptar" tha Gjikondi, duke shprehur pakënaqësinë që klasa politike nuk po reagon ndaj sjelljes së tij.


Duke ju referuar disa deklaratave fyese të zoti Meta ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij Dumani, Gjikondi i bëri thirrje shoqërisë shqiptare të reagojë ndaj kësaj sjelljeje të ish presidentit shqiptar i cili po synon rikthimin në krye të organeve ekzekutive.

3 Komente

  1. G
    Gigi

    Reagimi është që për PL të mos votoj asnjë njeri.

    1. S
      Sokrati

      I çmenduri, aventurieri, egoisti është gjithmonë i interesuar për zorrën e tij, për barkun e tij, për kuletën e tij dhe nuk e "rruan" për tjetrin, apo për të tjerët. Fatkeqësia jonë është se nuk thellohemi, përpara se t'i votojmë këto vemje, prandaj është momenti, që të tregojmë kujdes në mosriciklimin e plehërave të mësipërm si likja, monika, saliKomunistpisi, që kanë dëmtuar çështjen shqiptare më shumë se a do të dëshironin serbët dhe grekët shovinistë, antishqiptarë historikë.

      1. V
        Veterani

        LSI -ja u rrit dhe u fakturizua fale bashkeqeverisjet me Saliun dhe Ramiun , po aktualisht i ka mbetur vetem emri i ri qe i ka vene Likja PL dhe asgje tjeter . Ai po ben lufte me mullinjte e eres si Don Kishoti , se partia e ka marre ferra uraten . Ajo parti u ndertua me hajdute qe kane filluar ti nxjerrin horrlleqet njeri tjetrit dhe shpejt do shuhet si parti politike . Çifti Meta eshte i semure dhe pa te ardhme .

        Lini një Përgjigje