Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela ka deklaruar se qytetarët duan një model të ri politik.
Përsa i përket Partisë së Lirisë, ai theksoi se kjo e fundit ka pasur paqartësitë e veta prej një viti dhe ka shpërthyer këto ditë, referuar daljeve televizive të Ilir Metës dhe deklaratat e tij.
“Duan një model të ri. Jam për bashkimin me të gjithë. Kurrizin e Shqipërisë nuk e mban dot një person. Opozita ka nevojë për figura të reja.
PL ka një tundim politik për të renë, ka një traumë nga zgjedhjet e shkuara. Nuk është një traumë e shkaktuar nga Meta dhe nga PL por nga Rilindja dhe qeveria.
Është trauma e demokratit që shkon për të votuar dhe nuk sheh kryetarin e partisë së vet po demokrati shkon dhe voton për atë që i ka thënë Edi Rama të votojë.
Ka një paqartësi te PL dhe unë mendoj se kjo reflektohet te gjetjet e “Barometri”. Prej një viti PL ka pasur paqartësitë e veta që dolën dhe kulmuan këto ditët e fundit. Kemi parë një PL që nuk e dinim ku ishte”, -tha ai në Euronews Albania.
Ti duhet te jesh paksa i vonuar zoteri. Nqs do ishin demokrate me parime e taban nuk do votoshin ca ti thonte Rama!Edhe nqs nuk do te shihnin kryetarin e tyre nuk votonin fare,abstenonin ose sabotonin votimin.Ato thjesht edhe me kryetaret e partive ne liste zgjodhen te tjeret sepse dale-ngadale po emancipohemi dhe ne shqiptaret,po kuptojme se cfare vemjesh e mumjesh jeni. Kush ka besim,bindje,dinjitet,personalitet e karakter,jepini sa te doni leke,as nuk e rruan fare edhe pse eshte i varfer,voton sipas interesit dhe bindjeve per ato njerez qe i punojne per ta e i ofronjne dicka!Po te kishit punuar e te kishit ofruar dicka minimale ndoshta do kishin besim njerezit tek ju por,me sa duket leni per te deshiruar,per te ardhur keq….
Kjo vemja e Foltores me koke krimbi , me porosi te Saliut , ka marre ne patronazh dhe partine e Like floririt , pasi e shikon qe po ecen ne sens te kundert me problemet e momentit politik te opozites . Me nderhyrjen e tij , opozita e ka te sigurt fitoren ne zgjedhjet e ardhshme .