Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike, aktualisht pedagog në gazetari, ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama.
Rama kërkoi ndjesë publike për ‘sulmet elektorale’ gjatë fushatës zgjedhore të 2021.
“Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar. Ndjesë se në një moment të barrikadimeve gjatë fushatës së fundit, në mos gabohem ishe kandidat në Lezhë, dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku, por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot", tha Rama.
Mark Marku ndërkaq tregoi dhe historinë e emrit të tij.
"Gjyshi im ka pasur emrin Mark. Një herë dikush më tha: Pse nuk e ndërron emrin? Po me këtë emër do të paragjykohesh. Nuk kam pse ta ndërroj. Jam mësuar me të e do më dukej sikur nuk jam ai", tha Marku.
Gjatë intervistës, Marku ka treguar dhe faktin se ka ka zbuluar se janë 108 Mark Pjetër Marku në gjendjen civile. Ndërsa ka rrëfyer edhe një episod të veçantë kur e ndaluan në kufi për shkak se një person tjetër me emrin Mark Marku ishte dënuar për vrasje dhe kërkohej nga forcat e rendit.
“Kjo më ka krijuar një problem një herë. Ish një person në kërkim me emrin Mark Pjeter Marku, i cili kishte bënë një krim, ishte nga Mirëdita, kishte bënë një krim në ‘97 atje në rrugën që shkonte për Fushë-Arrëz, ai ishte në kërkim. Mua më thonin ndonjëherë kur kaloja nëpër doganë, nëpër kështu, – Je në kërkim! Por ngaqë më njihni nuk më pengonin”, rrëfeu ish-deputeti Marku.
Pedagogu Mark Marku fitoi në Lezhë mandatin e deputetit në zgjedhjen parlamentare të 25 prillit 2021, por dha dorëheqjen nga mandati pak muaj më pas, në gusht 2021.
Ndjese e merituar! Qe nderon ate qe e kerkon dhe dhe larteson ate qe e meriton! Kur burri fal dhe kerkon falje ne ate moment eshte ulur Zoti ne Toke! Keto lloj qasjesh ne mardheniet njerzore quhen Vlera njerezore! Njekohesisht dhe modele per tu ndjekur! Faleminderit per kulturen!
Ti shumë mirë e the dhe e shpjegove. Po sali QENIN e ke dëgjuar ndonjëherë të kërkojë FALJE !!!!!!!!!!! Sa vetë ka sharë e ka vrarë !!!!!!! Këtu është ndryshim më i madh midis RAMËS dhe sali QENIT.
Altin, Te lumte!
O Fyhrer, o burri i Lindes, ke cuar nje hajdut tjeter ne AKBN . Po te tregoj emrin Petrit Malaj.
Perulem para ndjeses z Rama.
Po pse e ul veten kaq shume o Edi duke komunikuar ne nje idiot si Marku qe nuk e duan as robt e shtepise?!
Ndjese e shkerdhyer! E ofendon, e denigron kundershtarin politik, mbledh mitingashet, fiton votat dhe pastaj kerkon ndjese. E peshtire! Kerkoi ndjese dhe per fjalorin ndaj Belerit, por Beleri akoma ne burg.
Mire Markut qe i kerkon falje se ashtu ta do puna, po medien qe e quajte kazan i kerkove, po Ambrozias qe e ke ofenduar pa fund? Pastaj cfare arrihet me keto falje nqs i ke ofenduar publikisht sa here? Ju jep atyre pervec te kerkuarit hipokritisht falje, edhe demshperblimin perkates per demtimin publik te figures se tyre?
Bravo Altin, per komentin.
Nuk eshte hera e pare qe krye hajni i ripjelljes kerkon falje,e ka nga presioni i momentit, por ketu qendron celesi sepse Ky hajdut eshte hipokriti me i madh qe kemi njohur, dhe venja ne gojen e tije e ketij virtyti me te madhit njerezor qe eshte falja e ben pis kete fjale dhe gjithe njerezit e ndershem qe e kane perdorur.
mark marku cope mutit njeri i shpif ,mohon gjuhen shqipe sa e vjeter eshte
Ke kohe per podcaste, piktura, postim fotosh, etj. Dhe nuk ke kohe te kontrollosh hajdutet ministra e drejtore qe bejne kerdine. Turp te kesh. Kerkon falje si hipokrit per nje gabim gjate fushates... kerkoji falje popullit qe akoma e ke lene me te varferin ne ballkan; pensionisteve qe zvarriten me ndohmat qe sjellin femijet e tyre emigrante, dhe qe po cfaros shqiptaret nga shqiperia. Mjaft eshte mjaft.
Mark Marku, nga rradhet e opozites, mbas 2005, ka qenë dhe mbetet njëri nga intekektualët më me integritet që u përfshi në politikë, nëse nuk do permendnim shumë prej atyre të 1992-'96-s. Ky dy herë ka folur troç, si në forume, (i fundit kongresi i korrikut 2021), ashtu dhe në publik, dhe në të dy rastet është larguar vetë. Pavarësisht atyre më sipër do të isha kurioz të dyja, ç'mendon profesori, për Agron Gjekmarkajn, mikun dhe kolegun, të cilin e futi në politikë dhe ishte po ky që e vuri të dytin në qarkun e Lezhës, të cilin me insistim te Bashes, pranoi me kushtin e vene prej Markut, qe te ishte dhe Gjekmarkaj ne liste. E udhëhoqi vetë fushaten, nga 5 fituan 3 deputete, dhe kur në 25 prill 2021 të dy fituan mandatin e deputetit, por siç ashme dihet, Zotëri Marku, pas dy muajve, u largua me dinjitet, ndërsa Gjekmarkaj mbeti, bile për shkak të pamfleteve groteske, të vetmin kontribut deri më sot ky, ndërkohë që këtë arrivist të pështirë sot e kemi zv.kryetar të Kuvendit. E pra të gjithë e bëjmë diferencën, por siç thashë më sipër, do isha kureshtar të dija dhe mendimin e prof. Markut, të cilin shpresoj se ndonjë ditë do ta kemi.