Jozefina Topalli flet pas rikthimit në PD: U ndamë nga pazaret dhe biznesi politik. Kokalarit s'i flas, se nuk kemi miqësi

6 Maj 2022, 09:34Politika TEMA
Jozefina Topalli flet pas rikthimit në PD:  U ndamë nga pazaret dhe

 

Jozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbajt të shtunën. 

Topalli tha se ky Kuvend bëri ndarjen e partisë nga "pazaret" dhe nga "biznesi politik", duke shigjetuar Lulzim Bashën. 

"Nuk kam pasur kurajon ta shoh veten sepse isha shumë e emocionuar. Ka edhe një pjesë të historisë personale aty. Është rikthim pas një dekade, në një proces të jashtëzakonshëm dhe unik. Proces që do të studiohet në historinë politike të Shqipërisë.

Kuvendi, nëse Foltorja zgjoi strukturën, Kuvendi bëri ndarjen nga pazaret. Ky Kuvend me rezolutën e tij, u distancua nga bojkoti, nga djegia e mandateve. Në njëfarë mënyrë u kërkoi falje shqiptarëve, për koston dhe dëmin që u ka shkaktuar shqiptarëvë.

Është pika kur një forcë politike ndahet nga historia e një dekade, që ishte më shumë biznes politik.

Ju e quajtët saga, unë do ta quaj proces. Një forcë politike që është dëmtuar aq rëndë, ka nëvojë për një proces, që nuk është as i thjeshtë dhe as i shkurtër.

Për gjashtë muaj ka patur aq zhvillime dhe reflektim, sa ka të gjithë probabilitetin, për të hyrë në një fazë tjetër të këtij procesi që do të rizgjojë shpresën dhe besimin", tha Topalli. 

Topalli ka komentuar edhe deklaratën e Evi Kokalarit në një studio televizive, e cila deklaroi se ajo nuk i flet dhe e shmang. 

Ajo tha se nuk ka njohje dhe miqësi me Kokalarin. 

Ndërsa Belind Këlliçi, deklaroi se Kokalari i ka dhënë një ndihmë të madhe Partisë Demokratike. 

Ylli Rakipi: Zonja Topalli, Evi Kokalari tha se nuk i flisni asaj dhe i shmangni gratë.

Jozefina Topalli: Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi.

Ylli Rakipi: Çfarë detyre ka Kokalari në PD?

Belind Këlliçi: Asnjë detyrë. Jeton në SHBA dhe është aktiviste e Partisë Republikane. 

Ylli Rakipi: Deklaratat e Kokalarit përfaqësojnë PD?

Belind Këlliçi: Janë deklaratat e saj, është aktiviste republikane, ka qëndrimet e saj konservatore. 

Arjan Çani: Po me Jozefinën cfarë pati ajo sepse Jozefina tani është në krahun e duhur?

Jozefina Topalli: Unë jam mësuar aq shumë…

Belind Këlliçi: Evi i ka shërbyer jashtë mase Partisë Demokratike.

Ylli Rakipi: Nuk kam gjë, kam miqësi me të e kam ftuar në studio. Por kam pyetje që lidhen me të.

Belind Këlliçi: Ajo ka thënë nuk kam asnjë ambicie për asnjë pozicion.

Arjan Çani: Kam një parandjenjë që kur Berisha të zgjidhet edhe kryetar, Evi do dalë kundër Berishës. Do ti duket sikur e ka lënë pas dore.

6 Komente

  1. Z
    Zusi

    Jozefina asht komplet e pjer.... ka ndejt shume kohe jashte PD-se e tashma s'e pranojne, brenda vitit iken dhe ben gjyshen ne Shkoder duke pire kafe nder Rrethina

    Përgjigjjuni
    1. R
      Referendum per arrestimin e koleres sali

      Jane mbledh carat,karian cani,jevgu kerrici,e shtriga e salemit nen drejtimin e druvarit

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Vetëm në shoqëritë primitive ndodh që një i pa njohur vjen në vathë, dhe ti nuk di se çfarë bën aty. Ti thua që shpellarët paskan pritur këtë emigrante që të bënin foltore. O zot mbaju mendjen se këta edhe diellit i thonë Hënë . Sa ka dalë Koka@ari në TV, s'kanë dalë Jozefina me gjithë Albana Vokshin së bashku. Synimi i kësaj femre është se : duke ngelë derë më derë nëpër dyert e botës, asnjë nuk e merr seriozisht. Kështu që vjen këtu te kapi ndonjë kockë. Dhe jo se e ka keq. Kur është bërë ministër Aldo Bumçi apo Nul Moka që janë deficentë, pse mos ta provoj thotë kjo. Dikush aty thotë : saga. Kjo është thagëm. Kjo që bëjnë këta është jashtë çdo arsyeje normale. Çfarë rithemelimi thonë këta idioter ? Hajdeni ju që populli ju përzuri, ju vu drune për tre mandate rresht, dhe më vini mua kryetar. O pikë e zezë ! Po ti aty ke qenë o gomar ! Ça kuptimi kishte të suleshe sikur do merrje kalanë e Krujës ? Mentalitet shpellaresh. Ec t'ja hyjmë, ti nxjerrim, ti rrahim, e plotë traplleqe të natyrës Sali sadiste.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nardi

          Jozefine. I dyshimte qendrimi yt. Ti je largu bga Berisha e Basha. Do bindesh per kete. Berisha e Basha sot jane bashke. Basha asht ne rregull. Pare boll dhe proamerikan. Edhe Berisha e rimori PD dhe ate qe deshti e mori. Kaq ishte loja. Ti i di vete punet e tua por Belind Kelliçi do ta baj ty ate qe te ka ba Basha. Fiksoje mire kete. Sa i perket qendrimit ndaj Kokalarit jam me ty. Nuk ke pse i ule koken. Askush ma pare se ti nuk ka vend ne ate parti, perderi sa te hiqet si e djathte. Ti je ne vendin tand. Kokalsri si bij komunisti i takon te shkoje o te Edi Rama o te Ilir Meta. I tille asht dhe Kelliçi qe edhe sot pasurohet personalisht nga Rama (ashtu si Basha). Asht e turpshme qe Kokslarja te sillet ashtu ndaj teje. Ta bafte Zoti kollaj.

          Përgjigjjuni
          1. j
            john

            Nga trute, nje cope debile me besimin ne vehten e vet qe eshte intelektuale e nivelit. Nga sjellja nje megallomane "shkodrane"( aspak ne karakterin shkodran). Shikoni nje aspekt tjeter, se si po i shndrohet fytyra nga operacionet plastike. Shemtire.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komentator Politik ????????

              Jozefina dhe e bija., janë të dashur për PS-në dhe qeverin, ndaj vizita saj në Japoni dhe shoqëria me Hillary Clinton, do e ndihmojn në zbatimin e iniciativave të saja.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje