Juristja e njohur: SPAK nuk ka këllqe të hetojë Berishën!

11 Maj 2022, 20:30Politika TEMA

Juristja e njohur: SPAK nuk ka këllqe të hetojë Berishën!

Juristja Brizida Gjikondi shprehet mosbesuese se SPAK mund të nisë një hetim për Sali Berishën. E ftuar në lajmet në Dritare, Gjikondi tha se është thuajse e pamundur që të hapet çështja e Gërdecit apo 21-janarit pasi kanë kaluar më shumë se 10 vjet nga këto tragjedi.

“SPAK-u aktual nuk ka guxim të hapë një hetim për Sali Berishën. Ka pasur kohën e bollshme, që kur Berisha u shpall Non Grata. 

Koha është flori, sidomos në çështjet penale. Ka çështje që po i kaloi afati 10-vjeçar, nuk i prek dot më. Dimë që shumë vepra si Gërdeci apo 21 janari, nuk janë hetuar. Përkundrazi. Janë shëmtuar në hetimin e tyre. Nuk është hetuar shkaktari i krimit.

Kanë kaluar afatet e gjykimit. Edhe sikur të rihapen, me këtë SPAK që kemi, besoj nuk kemi gjë në vijë. Vettingu ka zbuluar vetëm majën e ajsbergut. Ka një aleancë të heshtur për të mos i proceduar”, u shpreh Gjikondi në Dritare TV./L.F-dritare.net

11 Komente

  1. q
    qytetar

    Dm.th.. Vrit...vidh...dhe paradhkruaje. Çohu Enver dhe.......... Asgje nuk duhet te harrohet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqe per te gjithe

      Hjo qenka juriste ?! Nuk e di kjo qe per vrasje nuk ka kalime afatesh per gjykim?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lakja

        O Sufllaqe qe qenmke jurist i mbaruar i kasit boteror. Shko futi ndonje sanduic me mire.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sara

        Kjo juriste e njohur?!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Franci

          Sara , se mos i njef te gjith ti qe ta dije nese eshte e njohur apo jo , u bere ti e njohur , eshte e mundur mos te jete juristja ???? Nga nje rembyese hajdari dhe qe varje bolet ne qafe ne vend te varses , je bere komentuesja kryesore e portalit TemA.......e shikon pra si behesh i njohur sot ose e njohur ?????????

          Përgjigjjuni
        2. q
          qytetar

          Gjitoni eshte gjiton.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toke e xanun,parti e xanun

            Le te guxoj arben llalla te hetoj kriminelin sali dhe e di se ku perfundon nga cecenet.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Uran Marku

              Shkarkoni nga detyra Krajen jo neser e pasneser ....por dje ....qerojeni pisanjozin , po shperdoron cdo lloj besimi qe i eshte dhene ....njerez milingona , te vegjel , pa gjak , pa shtylle kurizore ....kot nuk deklronte Berisha dhe Meta kohe me perpara, : sdo kene shanc te me gjykojne mua kurre , saktesisht kete deklaronte hajduti president ......ore , po Kryeprokurori i Pergjithshem a eshte gjalle ????????? Jo se mos ka humbur jeten dhe i bie ne qaf kote ....

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jimi

                Kete vend e kane kapur per fyti kriminelet dhe vrasesit, te cilet e sfidojne hapur ate ! As mos prisni se mund te vendoset ndonjehere drejtesia ne kete vend ! Ky vend keshtu ka per tu rrokullisur dhe kurre nuk ka per te gjetur derman.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juliano

                  Shum e drejtë ajo që thotë gjikondi. Është marëveshje e fshehtë, dhe i bëjnë shantazh njëri tjetrit, sa herë që ju preket interesi. SPAK është një institucion i shtuar i shtetit , si një institucion për ti shërbyer politikës dhe jo drejtësisë. Është mision i pa mundur, për ata që e drejtojnë këtë institucion. Kthehuni në kohë ku, u dënua ish prokurori Llalla mbasi i dhanë udhëzimet dhe rrugën e lirë nga një aeroport ndërkombëtarë, që të iki nga burgosja. Deri sa të mbarojë afatet, Llalla bën pushimet në Itali, kur ndërkohë tek ne, ekstradohen hajdutë xhepash. Këtë nder Llalla e kishte nga miqtë e tij në SPAK. Për kohën kur ka filluar dhe punën që ka bërë, kreu i këtij institucioni është bërë për tu hetuar vetë, sepse prishi imazhin dhe besimin e popullit.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shpresa

                    Edhe kryeministri me jetegjate i Shqiperise pas Mehmet Shehut, Edi Rama, e di qe afatet e krimeve te Sali Berishes kane kaluar, prandaj e ngre sot hetimin e Perbindeshit te Vicidolit dhe jo kur ia vuri si kusht kreu i Aleances Kuq e Zi, juristi Kreshnik Spahiu.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje