Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me asambletë e PS në njësitë 7 dhe 10 në Kamëz, ka deklaruar se PS ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e operacioneve të ndërmarra nga drejtësia, megjithëse ka pranuar se ka pasur dhe gabime gjatë këtij procesi.
Ai e cilësuar këtë një praktikë të re që sjell dhimbje, por që është e nevojshme për të pastruar “tumoret” që ekzistojnë.
Rama gjithashtu i kujton SPAK e GJKKO-së, se ende nuk ka vënë në vend gjakun për 26 të vrarët në masakrën e Gërdecit e 15 marsit 2008 dhe për 4 të vrarët në bulevard në protestën e 21 janarit 2011.
"Duke i dhënë shpatën Zonjës së Drejtësisë, i ke hapur sytë që të shohë edhe qafën tënde. Se shpata është për t’u përdorur. PS ka ndikuar në organizmin për operacionet e drejtësisë.
Sigurisht që në këto operacione ka dhe tumore për të pastruar. Siç ishte ajo historia që doktorët harruan çadrën në stomak. Ka gabime. Është praktikë e re. Është e dhimbshme të përjetosh gjëra që e kupton se janë gabim. Për pesë vite me radhë. Por me vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur. Kemi pasur shumë debate, shikoje se kjo bën muu, jo lëre kemi thënë.
Të të kërkojnë hesap sikur të kanë kapur në faj, pse ke bërë një reformë të tillë. Ne e dinim me kë do merrej, se me kë do merrej, me të vdekurit apo me kënetën. S’është marrë me gjakun që është në kënetë nga gjaku i njerëzve të pafajshëm.
Duhet pasur parasysh se sa herë ka një luftë të tillë, për shkak se bëhet zhurmë, krijohet dhe perceptim sikur këtu plasi peshku. Në fakt, e vërtetë është se këtu ka filluar pastrimi", tha Rama.
Edi Rama, bere pune te medha per atdheun tone, por po rrezikon ti shkaterosh te gjitha vetem me nje gafe historike qe akoma nuk don ta pranosh. Spak dhe Gjkko jane me shume se gafe, jane nje faj i madh qe populli do te faturoje vetem ty, sepse vetem ti ke fuqine qe te ka dhene vota e popullit, qe ta riparosh brenda muajit, kete gestapo te vertete, duke e zbrazur ne kermat e Saliut, dhe duke e mbushur me bij e bija te ndershem dhe te kualifikuar te popullit qe me shumice i ke ne Shqipere. Hap syte te shohesh, ata jane ketu mes nesh, jane bijte e bijat tona te pa korruptuar. Nese nuk vepron shpejt o Rama, nje ortek i madh qe po mbidhet ne zemren e popullit do te te marre perpara.
TUMORI jeni ju dhe Berisha!lol....SHIJOJE RAMAZONIN!....LOL
"Errare humanum est, perserverare autem diabolicum"-kanë thënë latinët. Edhe pse shprehje të tilla kanë një diapazon të gjerë interpretimi, në shërbim të asaj që do të them, thelbi është që, gabimi vërtet është njerëzor, por ta tolerosh atë është djallëzore. Le ta pyesim kryeministrin: Kur i konstatoi gabimet? Ku konsistojnë ato? Nëse u evidentuan vetëm, siç thotë populli 'kur vjen veza tek bytha', dmth rasti Veliaj, atëhere evidentimi i gabimeve, siç i pranoni se janë, nuk është më i sinqertë. Nëse janë evidentuar më parë ato dhe nuk keni ndërmarrë inisiativa ligjore për të ndërhyrë në eliminimin e tyre, atëhere jeni djallëzorë. Përjashtuar, përmirësime apo ndryshime në kornizën kushtetuese, që mund të jenë lidhje me disa nga institucionet e drejtësisë së re, për të cilat do lipseshin 94 vota, që maxhoranca juaj nuk i ka, po për të tjerat, pse ju si ekzekutiv, nuk keni ndërmarrë inisiativat ligjore, dhe nuk i keni kërkuar Kuvendit, ndërhyrjet në Kodin Penal dhe atë Procedurial, me shumë probleme?! Edhe këtu do thoni, do duheshin 84 vota që përsëri nuk i keni, po të propozosh ndryshimet minimalisht tregon se ke vullnet për ndryshi/korregjimin e tyre. Nëse të tjerët, opizitarët, nuk duan ua lini atyre barrën dhe populli do t'u gjykonte. Por edhe deri këtu, mbasi të jenë ezauruar të gjitha mjetet, përfshirë dhe ato politike në dispozicion. Atëhere po, që jeni në rregull! Për të shkuar te më e mira, askujt nuk i duhen retorikat në prag të fushatave zgjedhore, apo më keq akoma, kur jeni vetë në hall. Populli do drejtësi me stabdarde europiane, por ato nuk arrihen nëse legjislacioni ynë penal fut ujë gjithandej. Për të mos folur më pastaj për cilësinë profesionale dhe integritetin e një pjese të mirë të trupës së magjistratëve, që ushtrojnë të drejtën penale, që kanë në dorë sa shpatën po aq dhe peshoren e drejtësisë. Zoti Rama, mos harro se ç'pushtet dhe ç'besim të dhanë shqiptarët dhe këtë, më shumë se për çdo gjë, për DREJTËSI. Kuptohet për aq sa u takonte.
Shko ulu ne zyre o njeri e bej ndonje pune...vetem llogje. Shko bej ndonje reforme. Shko mendo te kthesh mjeket ne fshat qe te kthehen njerezit. Shko mendo cfare prioritetesh te kete ekonomia. Shko mendo cfare te besh per mire pervec kullave e kalldremeve. Zghedhjet i ke te fituara, kete e di dhe bufi. Por bej dicka vervec bojnave.
Po po drejte e ke...por shiko se me duket e gjithe reforma eshte gabim...na duhen vite per nje seance o njeri ne gjykate...nuk na e ndjen kush arrestohet po fare...e kane krip djathin ata...