Kadilli: Berisha të tërhiqet, rikthimi i tij është pengesë për PD

2 Maj 2022, 13:29Politika TEMA

Kadilli: Berisha të tërhiqet, rikthimi i tij është

Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka përsëritur edhe njëherë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga gara për të marrë drejtimin e partisë.

I ftuar në studion e ABC Live, Kadilli theksoi se kjo forcë politike ka nevojë për rigjenerim elitash.  “Kam rezerva të forta për shumë nga dështimet. Rikthimi i tij është pengesë për PD. Nuk mund të prezantosh sërish të njëjtën figurë politike për 30 vjet me radhë.

Ka raste në botë, është Le Pen, ka kandiduar i ati, pastaj e bija, po ata s’kanë qenë kurrë në pushtet. Një njeri që e ka materializuara projektin e  tij politik i ka pasur shanset.

Nuk është kjo parti për shanset e zotit Berisha. Ia heqin shqiptarët shanset. Bashkë me të na heqin shqiptarët të gjithë ne të tjerët. Prandaj jam për moskthim dhe rigjenerim të elitës. Rigjenerim nuk është çështje moshe. Unë e di që shqiptarët nuk votojnë për të tretën dhe katërtën herë se nuk është se s’po i zë gjumi për të parë edhe njëherë ministra dhe ish ministra.

Zoti Berisha ka të gjithë të drejtën e zotit të ftojë kë të dojë. Por ftesa kthehet në problem. Të përzë partia e Berishës dhe të kthen kur ka nevojë. Kryetari të nxjerr nga dera dhe të fut nga dritarja. Projekti i kopi-it ka qenë risi. Por u provua ajo rrugë. U kuptua edhe si u katandis kopi”, u shpreh ai”, tha ai.

Kadilli shtoi se në PD duhet një ndryshim. “Edhe po të ikë vetë zoti Berisha do të na prodhojë një Luli tjetër. Prandaj duhet të kemi ndryshim”, u shpreh ai.

3 Komente

  1. x
    xheJ. eN. Bi.

    Me njerëz të rangut Kadilli që hamulisin Berisha do ta marrë Partinë dhe do ta ketë mburojë për ç'do sulm që mund t'i bëhet. Po të jenë të zgjuar Kadillët kalojnë nga krahu tjetër, por dhjeti gjak nga Dr. Adhamudh Berishës.

    Përgjigjjuni
    1. m
      malsori

      PO KAQ BUDALLAJE JE TI QE NUK E KUPTON SE SALIU PO LUFTON PER INTERESIN E TIJ. SALIU TANI FORMOI PARTIN ANT/ AMERIKAN FOLTORE = NEVOJTORE PRANDAJ TE GJITHE DEMOKRATET E NDERSHEM DUHET TA BRAKTISIN ATE PARTI TE GJITHE ATA QE E NDJEKIN JANE MBETJE TE KOMUNIZMIT DHE QELBESIRA

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        Imagjino kush konkuroj per Kryetar te PD !!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje