Pse deputetët e PD braktisën Sali Berishën?!

1 Maj 2022, 18:11Politika Ylli Pata

Pse deputetët e PD braktisën Sali Berishën?!

Siç tashmë është bërë e njohur: 34 deputetë të Partisë Demokratike, në mënyrë demonstrative nuk pranuan të ishin pjesë e “rithemelimit” të Sali Berishës. Grupi parlamentar zyrtar i PD-së në Kuvend ka 44 deputetë. Por 14 deputetë të tjerë janë zgjedhur nga listat e PD-së më 25 prill 2021, kryesisht nga partitë aleate, të cilët gjithashtu nuk u bënë pjesë e Foltores së 30 prillit. Madje nuk u pa as Fatmir Mediu.

E në këtë logjikë shifrash, gropa reale e “Kuvendit” të 30 prillit ishte më e madhe se ajo që u shpall.

Dhe menjëherë, pikërisht mbi këta deputetë që nuk ju bashkëngjitën partisë së Sali Berishës ra edhe mallkimi më i madh prej analistëve dhe intelektualëve të Foltores.

Një nga të cilët, Artan Fuga, i quajti deputetët e opozitës që nuk ju bashkëngjitën Sali Berishës, si homologë të “karnavaleve” siç e quajti ai të opozitës parlamentare pas djegies së mandateve-pra pas shkurtit 2019. Po mirë, si mund të arrijë deri në këtë nivel hipokrizia, kur kryedeputetja e “opozitës Parlamentare”: Rudina Hajdari, ishte pjesa më “e ndritshme” e Kuvendit të 30 prillit. Ndërkohë që formacionit të Sali Berishës i janë bashkuar bindshëm që nga Muslim Murrizi, Kujtim Gjuzi e deri te Selami Jenisheri. Personazhe që mediat e Berishës dhe intelektualët si Fuga nuk reshtin së shari dhe së fyeri, por thjesht ata nuk kanë ndjekur kronikën e “kuvendit” të Sali Berishës që nga 9 shtatori i 2021 kur ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së.

Pra aspekti moral i “opozitarizmit parimor e qëndrestar” ka rënë që kur Berisha pranon të hapë portën për të gjithë ata njerëz që jo vetëm i ka konsideruar tradhëtarë, por edhe i ka telendisur në satirën televizive, apo memeistike të opozitarëve radikalë, të cilët rikthyen standardin e vjetër të “tradhëtarit”.

E mejithatë, gjithçka në këtë mes e në çdo logjikë është politike. E pamoralshme këtu është pikërisht standardi i trajtimit dhe cilësimit të kundërshtarëve jo sipas një ideje fikse, porn ë bazë të stinëve dhe erës që fryn.

Kështu; njëherë Rudina cilësohet si tradhëtare, analfabete, kurse sot derdhen lot si vajza e Azem Hajdarit. Rudina ka qnë e bija e Azemit edhe pasi nuk pranoi të digjen mandatet. E pikërisht për këtë arsye, që është bija e liderit të lëvizjes studentore, Rudina nuk duhej të ishte linçuar në të mënyrë nga mediat e Berishës. Por tashmë dihet e kjo është edhe mënyrë shantazhi: kur s’je me ne je armiku ynë.

Megjithatë, ajo që nuk se është komentuar këto ditë është fakto që pse mjaft nga deputetët e lëkundur të PD-së nuk pranuan t’i bashkangjiten Sali Berishës, edhe pse ky i fundit arriti të largojë Lulzim Bashën e të fitojë bashkinë e Shkodrës.

Deputetët e PD-së, edhe pse emra të rinj, janë pjesë e një supstrakti të ngjizur të materialit politik të lobeve e strukturave edhe berishjane prej 30 vjetësh. Ka nga këta parlamentarë që janë djem kryetarësh komunash, vajza drejtues seksionesh e nuse djemsh të grupimeve radikale të Partisë Demokratike.

Që do të thotë e njohin mirë, apo të paktën këshillohen nga njohës të mirë të ambjentit të opozitës. Duke qenë në thelb qënie politike që lëvizin sipas konjukturave. Pra, ata nuk shkuan me Sali Berishën se kishin frikë se humbnin, edhe pse një pjesë e mirë e këtyre deputetëve ju bë e qartë se do të rikandidohen.

Sepse deputetët e dijnë mirë, se lëvizja e Sali Berishës është vetëm një “gjysma-gjel” si në përrallë e cila pret që gjatë udhëtimit t’i bashkohet gjysmagjeli i Ilir Metës. Por natyrisht nuk është vetëm kjo, e këtu secili mund të shtojë argument sipas diapazonit politik e pragmatist. E ku natyrisht ndikim ka edhe thithja e informacioneve që një deputet merr më shumë, në lidhje me rëndësinë e ndëshkimit Non Grata për Sali Berishën.

Sulmi ndaj deputetëve që nuk i shkuan në Pallat të Kongresve, nuk do të ishte kaq dramatik, nëse realisht pesha e tyre do të ishte e vogël siç thohej deri tani. “Që partia janë anëtarësia, strukturat, militanca”. “Drithi” politik i çdo partie politike është deputeti që çon në Parlament, e kjo është thuajse në çdo sistem politik. Parlamentari është disafish më shumë se çdo zyrtar tjetër politik. Sistemet diktatoriale që rrëzuan përfaqësimin parlamentar i dhanë rëndësi më shumë “masës”, “organizatës”, por në një demokraci parlamentare si e jona deputeti përfaqëson të paktën 10 mijë zgjedhës. E si i tillë pesha e tij është shumë e madhe. 34 shumëzim për 10 mijë janë 340 mijë zgjedhës, që i kanë dhënë të drejtën t’i përfaqsojnë deri në vitin 2025. Ndërkohë strukturat, janë aq të lëvizshme e jo reale, siç ndodhi me gjykimin ndaj Jenisherit e Kujtim Gjuzit: dje talleshin, sot i kanë heronj…

TemA

26 Komente

  1. B
    Burim I sigurise larte

    Fatmir Mediu eshte I penduari i drejtesise kunder ShkelXenit e Salihit hajdute e nongrata. Mediu në Washington firmosi marrveshjen me FBI

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergji

      34 deputete×10 mire bejne 340000 dhe jo34000

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ervis

        Mbase lul basha do ket filluar pune te TEMA si reporter tani dhe keshtu I nxjer llogarit luli.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjergji

        34 deputete×10 mire bejne 340000 dhe jo34000

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujar Kanapari

          35 deputete x 10 000 votues bejne 350 000 vota. Shume bukur. Shko pyeti nje here, i ka secili prej tyre mesatarisht 10 000 vota ne popull, ne rast se zgjedhjet behen sot. Diten e zgjedhjeve per kryetarin e deges ne Kavaje, jam larguar pa votuar 3 here, per shkak te radhes se madhe. Te siguroj, se ka dhe anetare qe nuk kishin durimin per te pritur radhen dhe jane larguar pa votuar. Disa deputete injoruan kuvendin, se presin vendimin e gjykates se apelit. Ne se Gjykata Apelit le ne fuqi vendimin e shkalles pare duke njohur Kuvendin e 11 Dhjetorit, ke per te pare Xhelal Mziun e ca te tjere ti bashkohen Grupit te themelimit.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një qytetar

            Zoti Kanapari! Do kisha shumë dëshirë të dija mendimin tuaj, për faktin, se si ju duket qëndrimi i zotit Berisha në raport me ligjin, kur kryen veprime politiko-shoqërore siç është ky kongres pa pritur vendimin e gjykatës së apelit ku çështja ka shkuar për gjykim? Po, t'a zëmë, gjykata e apelit hedh poshtë vendimit e shkallës së parë të marrë në favor të rithemeluesve, atëhere si do të konsiderohej ligjërisht aktiviteti politik i zotit Berisha? A mund me dy fjalë, i nderuari zotëri, t'na bësh të ditur, cila duhet të jetë arsyeja, sipas jush, që Berisha nxiton kaq shumë sa nuk mund të lë presë as vendimin e shkallës më të lartë të gjyqësorit, një veprim flagrant ky në shkelje të ligjit? Ne themi se jemi në në demokraci dhe mbështesim një shtet ligjor, si ju duken këto qëndrime të Berishës në raport me shoqërinë që ne duam të ndërtojmë?

            Përgjigjjuni
            1. N
              Një qytetare

              1. Duke supozuar që gjykata e apelit rrëzon rithemelimin atëhere ky do shpallet organizatë non grata e gjitha dhe prandaj ata deputetët ruajtën bythën e tyre 2. Pse nxiton berisha? Sepse do që të shkojë në gropë si kryetar opozite dhe jo si një ordiner hajdut dhe vrasës siç është në të vërtetë. Kaq të thjeshta janë gjërat.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Një qytetar

                Faleminderit zonja "Një qytetare" për shpjegimin që jepni. Kurrë nuk ma merrte mëndja se gjërat paskan qënë ashtu siç thoni ju, "kaq të thjeshta". Habitem edhe vetë si nuk më kishte shkuar mëndja. Rrofsh për sqarimin!

                Përgjigjjuni
            2. B
              Bujar Kanapari

              I gjithe procesi i Foltores, dy Kuvendet, Referendumi per shkarkimin e Bashes dhe procesi i zgjedhjeve ne rrethe, eshte i ligjshem. Nuk ka patur pushtet Enver Hoxha, por Komiteti Qendror dhe anetaresia. Po te donin, e shkarkonin Enver Hoxhen per 24 ore. Nuk kishte pushtet kryetari kooperatives, por Kryesia e kooperatives, mblidhej pa vullnetin e kryetarit dhe bente propozimin per shkarkim. Kongresi i 11 Dhjetorit, nuk u fut ne rendin e dites nga Badha dhe Bardhi se nuk ju intetesonte, por kjo nuk e ben te paligjshem, kur shumica delegateve kane firmosur per mbledhjen e kuvendit. Kur ke Ameriken kunder, procesin duan ta cilesojne te paligjshem. Peshku madh, e ha re voglin. Po te ishte e kunderta, kete qe po ben Berisha, ta bente Basha, per Ameriken do te ishte i ligjshem.

              Përgjigjjuni
              1. j
                juristi

                Edhe ti KanaKar je i ligjshem si IDIOT I LINDUR!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Një qytetar

                  Disi i habitshëm justifikimi juaj! Ju argumentat për të analizuar qëndrimet e sotme politike i merrni nga një kohë tashmë e vdekur. Për më tepër periudha që ju i referoheni ka qënë politikisht diametralisht e kundërt me këtë të sotmen. Mos ndoshta, i nderuari shokë apo zotëri (nuk di si do ju pëlqente më shumë t'u drejtohesha) ju gjeni afrimitet shpirtëror tek veprimet e fundit politike të zotit Berisha, për faktin se ato janë shumë të ngjashme me ato të asaj periudhë?

                  Përgjigjjuni
              2. B
                Bardhyli nga Kosova

                Rama është i shkolluar dhe i përpunuar nga Serbo-Rusia në Francë me ndihmën e Fatos Nanos, ky idiot tradhtari në pushtetin që ka është instaluar nga Serborusët me një qëllim, zhbërjen e shtetit tonë Kosovës. Ngujimi i tij në raportet Serbi-Rusi, është një gurë prove se ai i takon atij grupimi, dhe se pozicioni tij është shkatërrues për projektet shqiptare. Humbja e besimit të tij tek shqiptarët është proces i pashmangshëm. Vite më herët Serbia mobilizonte Ivicën për lobim dhe për fushata anti Kosovë por kjo i kushtonte shumë.Tash Serbia ka gjetë një lobues gratis me emrin Edi Rama i cili e mbron ne çdo rast, ia pastron imazhin, e përmend edhe në takime me aleatët, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin… Suksesi më i madh i Serbisë nga Lufta e Kosovës deri sot është rekrutimi i kryeministrit të Shqipërisë si lobues për interesat strategjike serbe. Dhe kjo ndodhë në momentin kur shqiptarët do duhej t’ishin të bashkuar në synimet e tyre integruese drejt Evropës dhe ta ndihmonin e kuptonin njëri-tjetrin. Sidoqoftë, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Ramës na lejon të kuptojmë shumë gjëra dhe sjellje të këtyre viteve të fundit në kurriz sidomos të Kosovës. Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mijë euro në muaj nga një spital që për pacient ka vet Shqipërinë. Prandaj Kosova duhet me intervenu ushtarakisht në Shqipëri. Nuk duhet me e leju këtë milet hibrid me rreshqitë kah blloku i pansllavizmit satanik serbo- ruso-grek. U mbuloftë jashtëqitja ju që fyeni kosovarët, ajkën e shqiptarizmit. Por sigurisht ju jeni produkt i spermes serbe nga vellamëria me Milladinat dhe Mugoshat.

                Përgjigjjuni
                1. h
                  hetuesi

                  O ANALFABET Bardhyl! O antishqiptar i felliqur, qe je marre me naften qe i jepej Serbise gjate bllokades.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kujtim Koroni

                    ????????????

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Ashburn USA

                    Juve Bardhyl dhe komentatori tjeter Rrokomon pas teje kane ngatruar portalin ose dikush ua ka perkthuyr nga serbishtja dhe e keni postuar ne kete gazete. Komenti juaj nuk ka lidhje fare me shkrimin. Shpifja qe ju beni eshte jashte spektrit te nje opozitary ose me mire antikombtar.

                    Përgjigjjuni
                  3. R
                    Rrokomon Kosova

                    Marre i koft popllit mut te shipnis si e voton shkavellin psikopat efendi beqir Edvin Ramen.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqipo

                      Psikopat je ti qe kerkon nga shqiptaret te votojne dhendrin e Serbise , Sali Shpellarin. Me shume mundesi ti je tyrceli dhe jo shqiptar ...

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      AI

                      Analize prej Pate....po paten ata deputete me shume se 100 mbeshtetes une e heq koken....thjesht fare kane hallin e vizave kaq.....dhe kann bisnese

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Partia e uturakeve

                        Me nje fjale jane bashkuar,jenisheri(jeniceri,myslymi i fshatit sylzotaj,rudina analfabete e bija trafikantit dhe te korruptuares me pashaporte amerikane qe perkrah non graten kriminel sali,zhelesfina ,gjenerali jugut arben imami,sherefedini e ca uturak qe saliu i ka rrahur... Nje gje ra ne sy nuk ishte kaci zi demokrat i kafkave te thyera

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Toni

                          Analize e pasakte, sorry. Keta i ka zgjedh Basha, prandaj nuk vajten, dhe mire bene. Por jo se kane elektorat. Gnithsesi uroj te vazhdoinenliften me Berishen dhe Ramen, qe jane realisht e keqja e madhe e ketij vendi. Ty Mero te ka ngel sahati te Berisha per fat te keq dhe nuk e shikon katastrofen Rama.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Drita

                            Une votova per Sali Haxhiqamilin, ta kthejme Shqiperine ne kohen e ndritur te Diktatures Komuniste.

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kot me ta thon

                              Torrollake, Haxhi Qamili deshte diktaturen islamike ne Shqiperi, mos i ngaterro gjerat moj laraske! Enveri i vuri hurin te gjithe haxhiqamilisteve ... Kuptoveeeeeeeeeeeeeeee?

                              Përgjigjjuni
                            2. K
                              Komentator Politik ????????

                              Braktisja është një mendjelehtesi pasi detyra deputetit është të jet në dijeni për gjithçka,dhe të analizoj situatën në vetmi, në dy të natës ose dy të drekës.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Komentator Politik ????????

                                Lisa është form alarmi, por kjo s' do të thot që ushtarët e tjer të Partis të jen të panevojshëm dhe padobishëm në të arrdhmen, s'është list definitif.Nëse dikush ka ide të vyera, ka mundesi te shumta ti bej publike, në internet apo nga goja në vesh.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  alphade

                                  Bardhyl, Spanjolli thote: “Zapatero a tus zapatos” ! Merru me punet e shtepise tende sepse ne ketej jemi ne kale, Ju poshte shihni vetem koqet e kalit ! Edi Rama ndaj te cilit nuk kam fare empati persa i per- ket botkuptimit ideologia, i karakterizuar si djathtist deri ne djathtist ekstremist eshte lule perballe demonit te Vicidolit ! Nese per bacen tuaj rshte provuar per te mijten here si agjent me bordero ne Beograd, ende nuk eshte provuar me fakte e jo me perrallat tuaja qe i nxjerr nga bytha Saliu dhe anusin e tij e beni goje propagande! Kur diten qe Edi Rama te provohet si serbofil atehere eshte fundi i tij mjeran dhe deri tash nuk duhet ngaterruar politika e diplomacia me qenjen ose jo te nje “agjenti” Sot 90 perqind te shqiptareve flasin per politike ne nje kohe qe jane krejt profane ne politike ! Nje popull mburravec qe hiqet se i di te gjitha mbetet ashtu sic kemi mbetur ne 200 vjet prapa Europes…..!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. i
                                    iiii

                                    O Artan po ti cfar je? I majte, i djathte, i djallte, profesor, akademik, gazetar..... nuk te kupton populli! Je per buken e gojes?!!!!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje