Kaosi në Kuvend - Meçe: Strategji e gabuar e Berishës! Nëse nuk ka reflektim, PD do të jetë inekzistente

19 Shtator 2025, 14:00Politika TEMA
Kaosi në Kuvend - Meçe: Strategji e gabuar e Berishës!

Për analistin Arben Meçe, opozita hodhi dje në kosh 500 minuta që kishte në dispozicion për të komunikuar me publikut përmes seancës plenare.

Në studion e News Line, në ABC News, Meçe e konsideroi të gabuar strategjinë e Berishës, ndërsa theksoi se nëse do të vijojë opozita do të jetë inekzistente.

“Strategjia e Berishës do jetë kjo që ndodhi. Strategjia me të cilën i përgjigjet pushteti ka ndryshuar, nëse me Spiropalin kishte një farë tolerance u pa qe në ditën e parë qëndrimi ishte stoik dhe i prerë, zbatimi i rregullores. Qëndrimi i pushtetit ishte i prerë.

Dje u mësua një gjë që ajo kaprico e opozitës, ndeshi me një reagim por që solli një dëm të jashtëzakonshëm për opzoitën, 500 minuta që kishte në dispozicion për të komunuar u hodhën në kosh të plehra për një strategji të gabuar të Berishës.

A do vijojë me këtë strategji, u pa që e humbi betejën se hodhi në kosh 500 minuta. Është e drejtë e Ramës të provokojë, por është detyrë e jote të mos biesh pre. Dje ishte një akt që nëse nuk ka vënë mend për të nesërmen opozita do vijojë të jetë inekziste.” -u shpreh ai.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Kjo opozite ka kaluar ne fashizem te hapur dhe urgjenfisht duhet te veproje ligji njesoj si per gjithe formation etc anti kombetare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje