PS pritet të depozitojë kërkesën për marrjen e masave për përjashtim të 3 deputetëve të PD që dje në sallën e seancave plenare nuk lejuan zhvillimin normal të saj.
Burimet bëjnë me dije se në shkresën qe ende nuk është hartuar drejtuar Sekretariatit të Etikës pritet të kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti dhe Petrit Doda.
Gjatë seancës së djeshme, Hoti u pa teksa spërkaste nga disa kuti të vogla sallën e Parlamentit dhe pengoi seancën, teksa u dyshua se ishin me përmbajtje lënde djegëse benzinë. Vetë Hoti tha se ishte aromatizues, kurse verifikimet vijojnë.
Petrit Doda u pa teksa mblidhte karriget e Kuvendit pranë foltores dhe pengonte zhvillimin normal të punimeve.
Lini një Përgjigje