KAS rrëzon Celibashin, paketa e maleve dhe tatimi mbi bujqësinë mund të votohen në Parlament

19 Shkurt 2025, 18:03Politika TEMA
KAS rrëzon Celibashin, paketa e maleve dhe tatimi mbi bujqësinë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi me shumicë votash rrëzimin e vendimi të Ilirjan Celibashit që i kërkonte Kuvendit ndalimin e shqyrtimit të projektligjeve "Për paketën e maleve" dhe "TVSH për sektorin e bujqësisë”. 

Pretendimi i komisionerit shtetëror të zgjedhjeve se dy nismat mund të sillnin impakt në fushatë u konsideruan si tejkalim kompetencash nga Kuvendi si palë ankimuese, të cilës i dha të drejte KAS.  

Për të kundërshtuar vendimin e Celibashit shkoi nismëtari Erion Braçe, i cili u shpreh se projektligji i propozuar prej tij nuk synon të favorizojë asnjë kategori të caktuar përpara zgjedhjeve.

Ndaj tre anëtarët e KAS të propozuar nga Partia Socialiste, i hapën dritën jeshile shqyrtimit të këtyre nismave në Kuvend edhe përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 

Vendimi i KAS nuk e demoralizoi Ilirjan Celibashin. Teksa po rrëzohej një akt, ai mori një tjetër, duke i kërkuar kuvendit të bllokojë nismën që synon lehtësimin e vuajtjes se dënimit të personave të burgosur apo paraburgosur, serish me argumentin se favorizon një shtresë të caktuar me të drejtë vote.

3 Komente

  1. R
    Ramadan Elez Halili

    Celibashi akoma ate baxhellen ke per grua ?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kasemi

      Tani nuk i nevojitet me grua Qelbashit.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Monda

      Edhe ne burg votohet.Cfare ben,.,., ky Qelbashi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje