Lirohet nga detyra prefekti i qarkut Elbasan, ja kush e zëvendëson

19 Shkurt 2025, 14:02Politika TEMA
Lirohet nga detyra prefekti i qarkut Elbasan, ja kush e zëvendëson

Ali Mysliu është shkarkuar nga detyra si prefekt i Qarkut të Elbasanit. 

Në vend të tij me vendim të qeverisë është emëruar Ilir Bejtja.

Njoftimi i plotë:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

Mysliu ishte në krye të kësaj detyre prej 27 qershorit të vitit të kalur me vendim të Këshillit të Ministrave.

Lini një Përgjigje