Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve

19 Shkurt 2025, 11:17Politika TEMA
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi sot udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve të 11 majit.

Në kuadër të këtyre masave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin  demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre.

Këto seksione do të ngrihen brenda 10 ditëve nga miratimi i këtij udhëzimi dhe do të funksionojnë deri në datën 31.5.2025. Seksionet do të drejtohen nga drejtuesit e prokurorive në 13 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe do të kenë në përbërje të tyre prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore me eksperiencë të gjatë në punë dhe që kanë pasur trajnime në këtë fushë.

Sipas marrëveshjes së lidhur mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit do të vendosë të dispozicion të seksioneve të posaçme të përkohshme oficerë të policisë gjyqësore, ekspertizë, pajisje logjistike si dhe grupe operacionale për mbështetjen e hetimeve.

Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit synon hetimin e shpejtë dhe tërësor të veprave penale, reagimin e shpejtë ndaj informacioneve dhe denoncimeve që lidhen me krimet zgjedhore, duke kryer verifikimet paraprake e procedurale dhe referuar çështjet në prokurori.

Për të siguruar bashkëpunim institucional efektiv për procesin zgjedhor, me qëllim sigurimin e efektivitetit dhe eficencës në hetime, do të koordinohet veprimtaria edhe me Prokurorinë e Posaçme dhe KQZ në të gjitha nivelet, me qëllim transmetimin në kohë të shpejtë të kallëzimeve penale, procedimeve penale dhe çdo të dhëne tjetër.

Prokurorëve u kërkohet të kryejnë hetime proaktive, duke ndjekur një politikë penale rigoroze lidhur me kërkesat për caktimin e masave të sigurimit dhe masat e dënimit. Në faqen e internetit të Prokurorisë së Përgjithshme do të vihet në dispozicion një format standard kallëzimi për të ndihmuar qytetarët të kallëzojnë shkeljet e ligjit që kanë cenuar interesat e tyre si zgjedhës.

2 Komente

  1. V
    Vorri Bomsit, cuna Tirone e jo mercenar te se keqe

    Ore milet; Mbi cfare baze Ligjore dhe Neni te Kushtetutes keta si Prokuroria e Pergjithshme dhe SPAK/BKH ngrene celula, nderkohe qe e kane pune te perditshme Hetimin e cdo ngjarje si dhe ngjarjet qe mund te ndodhin me Voten me 11 Maj. Ku jemi ketu ne Republikat e "Bananeve", ku ndryshojne kompetencat sipas "oreksit" te njeres apo tjetres pale Politike, qe me siguri duket/ndjehet qe duan ti sherbejne Kenetes OPOZITE.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komisioneri

      Qeros është dhe ki Olsi(ani) mo? Ki të rruan bithën në të thatë. Po ti i ke dosjet mal a derëzi të miqve dhe shokëve, të kanë zënë myk. Bëj ndonjë lek o delenxhi pa leri zgjedhjet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje