Angazhimi i bashkë-menaxherit të fushatës së Trump, Chris LaCivita në Shqipëri ka tërhequr vëmëndjen e gazetarëve të "New York Times", që raportojnë se strategu i Donald Trump po këshillon tashmë Sali Berishën, kreun e PD, të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion.
Konsulenti i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Chris LaCivita është shfaqur këtë muaj në një konferencë për shtyp në Shqipëri përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha.
Megjithatë, ai ka mohuar çdo përfshirje në lobim pranë administratës Trump në emër të Berishës apo partisë së tij.
“Unë nuk bëj lobim,” është shprehur LaCivita për “The New York Times”. “Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj – është shumë e thjeshtë”, shtoi ai.
Deklarata e tij vjen mes spekulimeve për përpjekje të Berishës për të krijuar lidhje me figurat politike amerikane, veçanërisht pas vendimit të SHBA-së për ta shpallur atë non grata.
LaCivita është një emër me peshë në strategjinë politike republikane, por ai ka sqaruar qartë se nuk do të ndërmjetësojë në favor të Berishës pranë administratës Trump.
Shkrimi i plotë i New York Times
Chris LaCivita, një strateg republikan që ndihmoi në drejtimin e fushatës së Presidentit Trump, po këshillon një parti opozitare konservatore në Shqipëri të kryesuar nga një politikan i cili është përballur me akuza për korrupsion nga Departamenti i Shtetit dhe prokurorët në vendin e tij.
Z. LaCivita, i cili u bë këshilltar i një grupi jofitimprurës pro-Trump pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor, është në mesin e një grushti këshilltarësh të Trump që kanë ndjekur punë këshilluese politike në mbarë botën për politikanët që e konsiderojnë veten si populistë ose kritikë të imigracionit, sipas modelit Trump.
Z. LaCivita po punon për Partinë Demokratike të Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në maj, kur do të përpiqet të mundë Partinë Socialiste të krahut të majtë në pushtet. Në mesazhet me tekst për The Neë York Times, zoti LaCivita e karakterizoi punën e tij si një zgjatje të ndihmës së tij për zotin Trump.
“Unë po eksportoj MAGA – Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri", ka shkruar ai.
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë është Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër, i cili po përballet me akuza për korrupsion në Shqipëri, në lidhje me një marrëveshje pronash.
Administrata Biden vendosi sanksione ndaj zotit Berisha në vitin 2021 për “korrupsion të konsiderueshëm”, sipas një deklarate të ish-sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, i cili e akuzoi atë për shpërdorim të fondeve publike dhe përdorimin e pushtetit të tij për të pasuruar aleatët dhe familjen e tij.
Z. LaCivita argumentoi se akuzat ndaj zotit Berisha ishin të motivuara politikisht dhe sugjeroi që përvoja e politikanit shqiptar të përafrohet me atë të zotit Trump.
“Është një bashkëpunim i natyrshëm – të mundësh një socialist që është peng dhe kukull i familjes Soros,” tha z. LaCivita, duke evokuar pretendimet e pabazuara të zotit Berisha se filantropi demokrat George Soros qëndronte pas sanksioneve.
Zoti Berisha ka treguar se synon t’i kërkojë administratës Trump të rishqyrtojë sanksionet e Departamentit të Shtetit.
Zoti Berisha ka përdorur angazhimin e zotit LaCivita me partinë e tij për të krijuar një lidhje me zotin Trump, ndonëse presidenti amerikan nuk ka sinjalizuar mbështetje për ndonjë parti të preferuar në zgjedhjet parlamentare.
Zoti Berisha ka kërkuar gjithashtu të dallohet nga partia qeverisëse duke u zotuar se nëse opozita fiton, ajo nuk do të rinovojë marrëveshjen e Shqipërisë për pranimin e emigrantëve nga Italia.
Nuk është hera e parë që strategët e fushatave presidenciale i tregtojnë jashtë shërbimet e tyre.
Shpesh ka kërkesa të mëdha për konsulentë me lidhje me presidentin e ri të SHBA-së nga politikanë të huaj që kërkojnë të portretizojnë veten si kandidatë të favorizuar i Uashingtonit, gjë që mund të jetë një avantazh në shumë pjesë të botës.
Por zoti LaCivita, i cili doli këtë muaj me zotin Berisha në një konferencë shtypi në Shqipëri, tha se nuk do t’i drejtohej administratës Trump në emër të zotit Berisha apo partisë së tij.
“Unë nuk loboj,” tha zoti LaCivita. “Unë bëj fushata dhe kjo është ajo që po bëj – shumë e drejtpërdrejtë.”
Pasi zoti Trump u zgjodh në nëntor, zoti LaCivita u përfshi në një sërë sipërmarrjesh. Ai pranoi një pozicion në bordin e këshilltarëve të firmës së marrëdhënieve qeveritare Michael Best Strategies, e cila lobon për klientët e korporatave duke përfshirë T-Mobile dhe kompaninë e kriptomonedhës Ripple Labs, megjithëse ai nuk u regjistrua si lobist aty.
Z. LaCivita iu bashkua gjithashtu organizmit këshillues global të shkëmbimit të kriptomonedhave Coinbase. Dhe ai u bashkua me konsulentë të tjerë të lidhur me Trump, duke përfshirë Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së zotit Trump në vitin 2016, për të ofruar shërbime konsulence politike për politikanë të ekstremit të djathtë në mbarë botën.
Z. LaCivita nuk rrëfeu nëse konsulentë të tjerë janë përfshirë në punën në Shqipëri dhe disa prej tyre nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Ai gjithashtu nuk tha nëse kishte nënshkruar për ndonjë klient tjetër të huaj, por pranoi se kishte udhëtuar shumë.
Pse nuk mund të bëhet lobim edhe pasi ke pohuar se nuk do ta bësh? Mohimi i lobimit bëhet me qëllim për të shmangur priblematikat që lindin prej tij në raport me përcaktimet ligjore. Ustallarët e vjeljes së idiotëve, kriminelëve e sharlatanëve e dinë mirë se si t'i shmangin përgjegjësitë ligjore. Le të deklarohet shuma e shpërblimit të shërbimit të marrë përsipër, ajo ndihmon për të kuptuar çfarë ka marrë përsipër reakisht ky prestigjatori i fitoreve.
100 perqind e sakte. keta presin ta konfirmoje ai. Gjithese, kryeminsitrin tuja te dashur e cilesoi kukull te sorosit dhe po ashtu thone gazetat edhe shefja e stafit. Ai per mua ihste lajmesi ketu qe me nuk punojme me nje kryeminister si Rama.
Pse i plasi trapi non gratesa per zgjedhjet ai e qe nuk fitone , qellimi eshte nderhyrja si ne administraten shqiptare , thoje djalit te dajes te me rregulloje djalin e xhaxhit se ky ka nje kusheri qe punone ne ministrine.....
O popull k .ju kan infektu me gjilperen berisha berisha.e po ju vjedhin perdite.kto qe bojn si qen berisha berisha marrin lekt per kte pune.dhe ekan ne teresi.po ti qytetar I thjesht Mos u mashtro nga kto pseudo gazetar e pseudo gazeta.cdo gje behet me t3 heq vemnedjen nga vjedhja qe te behet perdite.t3 ushqimet te nafta t3 ilacet,te rrogat miserie qe merrni.po ju detyrojn t3 coni femijet rrugve te botes.zghohu sja u ka fajin berisha.berisha ka 12 vjet jo ne pushtet.zgjohu o qytetar I ketij vendi
Popullit ti hash mutin ti se te jep uje me bisht te luges bashke me propaganden tende dhjeramane.Do zgjosh ti popullin per nje plake gerdalle 81 vjecar hajdutokriminel .Ysht karakurve berishiane.
Po mire o ti liro... Po ty nuk te ben përshtypje qe ky Berish ka 33 vjet.. Qe na eshte qepur, si dhelpra koqeve të dashit. Ti thua te shohim keto 12 vjet e fundit. Ato para ti harrojm. Zgjohu ti o kar me zile... Se nese jemi ne kete gjendje sic e përshkruan dhe ti.. Fajin e kan te gjith..Por ai berisha ka 80% te fajit. Dhe o e ben 100% o s vdes. Prandaj mos na bej te zgjuarin ketu. Qe do te na zgjosh. Po zgjohu vet njeher. Sa per sqarim. As me rruhet fare per keta qe jan sot. Un jam per ndryshim total te gjerave. Permbysje.... Te kases 33 vjecare.
U be njeri me.peshe ky, deri dje na thate qe është nje kot sa per numër. Ka ndryshuar era dhe per fat te keq ne anen tjeter është Sali halja qe po perfiton. Damiano dhe Bela se shpejti na përshëndesin e presim kryeministër nga Amerika.
"Une nuk bej lobim, une bej fushata" ka thene ne ligjerate te drejte Konsulenti Chris LaCivita por Endri Fuga ua ''perkthen" gazetave pro-Rilindje sipas oreksit '"..nuk nderhyj tek administrata Trump per Berishen|"
O te mjere, deri nje dje ishte nje plak 80 vjec me viagra. Po pse, budallenj jane ata te sjellin sekretarin ketu t'i thote Rame sse ik. Ata e dine se atje ka lidhje dhe nuk funksionon drejtesia si ketu. Ju njerez na keni care trapin drejtesia e re, e pavarur, e kulluar, po arreston Berishen, kur ia futi Lalit, doli e kapur nga Berisha. O dhjeramane, asnjehere nuk fitoni me te drejte. Ju kujtoni se ehste e mundur te ktheni nje bahski si kamza nga 80 perqind me te djathten ne 80 perqind me te majten. Ata e dine, por s'kishin c'ti benin sherifit ne qytet, tani ka arhdur nje sherif i ri, dhe kjo este loja.
Me pak fjale, LaCita po mjel disa leke te vjedhura nga Saliu. Mire ben qe ia merr ato leke, por duhet te dije qe ato leke jane te popullit shqipetar qe Saliu ka vjedh dhe vazhdon te vjedhi nepermjet te gjitha pasurive te paluajtshme te cilat i dha per 1 leke atyre te huajve me koncensione te cilat i mjelin te dy palet dhe populli doli si rruar qethur.
Administrata Trump duhet të ndërhyjë urgjent për zbardhjen e krimit kombëtar në Shqipëri më 21 Janar 2011. 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e qeverisë “Berisha” pas Gërdecit. Më 21 Janar shteti me në krye Berishën vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e Komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrasje. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot shpresa e madhe është rihapja e hetimeve nga SPAK. Gjykata e Strasburgut e ka dhënë manualin, duke i treguar rrugën prokurorëve specialë për të zbardhur vrasjet e 21 Janarit. Ndërkombëtarët thanë qartë se ato janë vrasje shtetërore dhe dosja nuk është hetuar siç duhet për shkak të presionit të qeverisë “Berisha”.
Z. LaCivita: “Unë po eksportoj MAGA – Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri". Shqiperia ka qene e Madhe ne kohen e Enver Hoxhes, kete kohe do te kthesh?!
Sali pikepyetja salcice karagjoz karaxhic
Mua nuk me pelqeu fare kjo deklarat. Prej ketyre njerzve qe leviz nen rrogoz. Ta dini se tjeter thone e tjeter bejn. Nese Amerika arrin ne ate pik, qe te lepij ate qe peshtyu. Ateher me vjen keq ta them. Po rendi demokratik ka ren. Dhe bota eshte futur ne nje epok te erret. Koha dobta tregoj.. Zoti qoft me ne.