“Veliaj mund të kallëzoj penalisht prokurorin”, avokati: Prova që ka konflikt interesi, dosja shfaq problematikat e drejtësisë

19 Shkurt 2025, 09:15Politika TEMA
“Veliaj mund të kallëzoj penalisht prokurorin”, avokati:

Avokati Edmond Petraj, ka komentuar në aspektin ligjor dosjen e Erion Veliajt. Sipas tij, ka prova të cilat tregojnë konfliktin e interesit mes prokuror Dados dhe kryebashkiakut Veliaj.

Sakaq, avokati u shpreh në studion e ‘Real Story’ se kjo dosje ka nxjerrë në pah problemet e drejtësisë dhe se ligji u ka dhënë më tepër pushtet.

“Mënyra sesi është vepruar dhe është arsyetuar lë për të dëshiruar. Prokurori kërkon në bazë të provave masën e sigurisë dhe e arsyeton. Në këtë unison janë juristat. Kjo dosje po shfaq problematikat e drejtësisë. Tani po kalon sesi kanë hyrë këta persona në sistemin e drejtësisë, tani ka rënë pjesa e Vetingut.

Nuk po flasim se Dumani nuk është prokuror i zoti. Veliaj ia tha në sallë prokurorit, por pse nuk e kallëzon penalisht. Nuk e bën dot dhe pse ka prova që është pjesë e konfliktit të interesit, por duhet verifikuar. Atë e përjashton vetëm Altin Dumani që është prokuror i përgjithshëm. Problemi është se struktura e posaçme duhet të mbajë përgjegjësi për hetimin paraprak për të gjithë personazhet, lënë shumë për të dëshiruar disa dosje.

Ligji u ka dhënë pushtet sa gjyqtarët e rretheve janë shumë të përjashtuar. Një person që dyshohet për disa vepra penale ku përmban dhe elementë të funksionit publik shmanget masa e forcimit.”, u shpreh Petraj.

Lini një Përgjigje