Kryeministri Edi Rama vijoi sot sërish me rubrikën 'Sy më sy' për tiu përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.
Dikush i shkruante kryeministrit se ai mban ministrat e korruptuar në sqetull dhe sulmon drejtësinë.
''Ke 12 vite por akoma ske zgjedhur... duhej të mbroshe ministre të korruptuara e ti mbash nën sqetull,, duke sulmuar drejtësinë, apo do ulësh kokën përpara saj... duke repsektuar pushtetet e pavarura në Shqipëri?'', i shkruante një komentues.
Ndërsa kryeministri Rama theksoi se qeveria ka heshtur për më shumë se 5 vite, por jo më tani. Rama kujtoi se që kur ishte në opozitë, Partia Socialiste kishte përfshirë në programin e saj angazhimin për një drejtësi të pavarur.
Kryeministri hodhi poshtë akuzat për sulme ndaj drejtësisë, duke sqaruar se kritika e tij ndaj arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës pa një aktgjykim të formës së prerë nuk është aspak një sulm, por një kërkesë për respektimin e standardeve demokratike. Ai e quajti këtë një detyrë të qeverisë për të ngritur zërin, pasi është një nga kushtet themelore për integrimin në Bashkimin Europian.
Përgjigjia e plotë e kryeministrit Rama:
A thua vërtetë, kam unë 12 vite që nuk kam bërë një zgjedhje të qartë apo ti i dashur, Gjergj bashkë me këdo që mendon si ti, duhet t’i mbani parasysh disa gjëra që mua më duken të thjeshta.
E para, po të mos e kisha bërë unë zgjedhjen e qartë, jo 12, po 16 vite më parë për të luftuar për një drejtësi të pavarur, kjo që sheh sot, ka qenë e shkruar në programin tonë që kur ishim në opozitë, – atëherë do të vazhdonte të ishte ende e paimagjinueshme që drejtësia të godiste majtas e djathtas deri fare lart, ashtu siç ka qenë e paimagjinueshme 100 e kusur vite, apo jo, që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe deri kur ne bëmë reformën në drejtësi, duke i hyrë këtij deti në këmbë, në një vend ku kurrë, kurrë një person i lidhur me pushtetin politik nuk ka shkuar para drejtësisë.
E dyta, nuk e di unë çfarë ke parë kur thua “sulme ndaj drejtësisë”, po nëse e ke për ato që unë kam thënë lidhur me ndalimin pa gjyq të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, atëherë kemi nevojë që të sqarohemi përsëri.
Unë mendoj që të kërkosh standardet demokratike në një proces të drejtësisë, aq më tepër për të zgjedhurit nga populli në krye të Bashkisë së kryeqytetit, që merret nga zyra e çohet në burg pa u shpallur akoma i pandehur e lëre më fajtor, nuk është aspak sulm ndaj drejtësisë; të kërkosh që drejtësia e re të kuptojë se qëllimi i lartë nuk i justifikon në asnjë mënyrë mjetet e ulëta, nuk është sulm ndaj drejtësisë, por është detyrim. Është detyrimi ynë për të ngritur zërin sepse ky është një ndër kushtet themelore të Shqipërisë 2030 në BE: Një vend ku sundon ligji dhe ku drejtësia jep vetëm drejtësi dhe nuk bën padrejtësi.
Prandaj kur ka probleme standardesh demokratikë, në një proces të drejtësisë, këtë jo mund dhe duhet ta themi tanimë, po edhe do ta themi sa herë që të jetë e nevojshme, do ta themi me kokën lart dhe do ta themi me zërin plot.
Ne heshtëm, heshtëm totalisht 5 vjet rresht, 5 vjet e më shumë madje, jo se nuk pamë probleme, jo se nuk u skandalizuam në ndonjë rast apo s’e nuk e patëm ndjeshmërinë ndaj një trysnie që ka shkuar hera-herës deri në absurd mbi punonjësit e administratës, por ne heshtëm strategjikisht, heshtëm për të garantuar një atmosferë, ku pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë të mund të konsolidohej, në një vend ku drejtësia s’ka pasur kurrë, kurrë, pavarësi dhe ku norma ka qenë intimidimi dhe marrja në kontroll e saj nga pushteti politik.
Tani që pavarësia më duket se është shalqi me provë, – kur thotë populli – madje është qartësisht burimi i një vetëbesimi të prokurorisë dhe të gjykatës speciale, ne do të flasim për forcimin e demokracisë dhe do të jemi kritik sa herë që nga drejtësia të shkelen standardet demokratike, sepse një drejtësi e pavarur, një drejtësi profesionale, një drejtësi garante e lirive dhe e të drejtave kushtetuese të kujtdo, pa përjashtim, është thelbi i një demokracie të fortë evropiane. Ndërsa një drejtësi e pavarur, por e çalë profesionalisht dhe shpërfillëse ndaj lirive dhe të drejtave kushtetuese dhe ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve madje, mund të kthehet në një kërcënim për vetë demokracinë, në një problem real për shoqërinë, në një pengesë për ekonominë.
E di ti, Gjergj ku ndryshon një gjyq në diktaturë, në autokraci apo një gjyq në demokraci? Në autokraci prokurori dhe gjykatësi janë një, një trup i vetëm kundër të akuzuarit, ndërsa në gjyqin demokratik, jo vetëm janë të ndarë, por gjykatësi është mbi palët dhe të akuzuarit dhe akuzuesit janë tërësisht të barabartë para ligjit dhe para gjykatësit.
Nëse kjo premisë themelore nuk respektohet dhe nëse ka shenja që thonë se abuzimi me pavarësinë e pushtetit të drejtësisë mund të bëhet një rrugë pa siguri juridike në trupin e shoqërisë, atëherë problemi nuk është më thjesht i atyre që keqtrajtohen direkt nga një pushtet që fryhet me vetveten, por është një problem për vendin, është një problem për shoqërinë dhe si i tillë është patjetër dhe i imi si kryeministër, por edhe i yti si qytetar, jo që ta sulmojmë, por që ta kritikojmë dhe ta ndihmojmë drejtësinë të demokratizohet, të forcohet, të konsolidohet si garante e rendit ligjor, si garante e barazisë së të gjithëve para ligjit, jo duke bërë ne, prokurorin e gjykatësin e prokurorëve dhe gjykatësve, po ama duke vënë gishtin tek problematika e patolerueshme e cenimit të standardeve dhe duke nxitur të gjitha reflektimet përkatëse; jo duke marrë ne anën e të akuzuarve për pretendimet e prokurorit dhe të gjykatësit, por duke mos heshtur kur këta të fundit e tejkalojnë kornizën e ligjit me galloshet e Maliqit dhe prokurorë e gjykatës bëhen një galloshe e vetme, si në diktaturë apo në autokraci, jo largqoftë në asnjë mënyrë duke shkrirë SPAK-un apo duke kërcënuar SPAK-un, të cilin duhet ta mbrojmë medoemos në radhë te parë nga bufi dhe nga llumi i kënetës, edhe me votën tonë në 11 maj, por patjetër dhe nga rreziku i hyrjes së vetes në qejf kur i thonë fjalës, duke luftuar të gjithë bashkë ama, paralelisht për rritjen e standardit të drejtësisë dhe për një triumf të aspiratës për një drejtësi evropiane në 11 maj.
Tani, i dashur Gjergji dështova apo nuk dështova unë të bëj shtet, këtë ia lëmë këtyre pak viteve që kemi përpara sepse në këto vite përpara, unë do të bëj atë çmos-in e madh që Shqipëria të ngjitet në majën e Bashkimit Evropian e nëse ngjitet, do të ngjitet vetëm sepse ka bërë shtet se ndryshe asaj maje as nuk i qasesh dot.
Tani zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë; o me mua në Evropë, o me bufin e kënetës prapë atje në gropë!
O z.Rama, te lutemi te na mundesosh te ndjekim RTSh ne emigracion. Kjo eshte pune pa pare, vetem duhet sjelle ne vemendjen tende. Ne emer te femijeve tane e te tu, kryeje ket pune te thjeshte.
ZOTI Kriminister, cudi qoke ne Shqiperi, ke me shume se 10 vjet qe vetem mashtron...pse te besojme akoma!..lol
Te shkosh ne Europe me kete hajdut qe e ka kthyer Shqiperine ne nje anije te mbytur ku rinia iken per dite ne nje ikur oa kthen , nderkaq Ky Ram hajduti e mbush Shqiperine me afrikane, itaniane, Afgane
Oturaket e Qim Pekes n'yxhym, ah ah ah
Ajo qe me cudit me shume kur lexoj komente si keto me siper eshte se ka nje disproporcion midis atyre qe shkojne ne protestat e dhunshme te partise se Berishes e Metes me ato qe shkruajne komente kunder qeverise tek TEMA. Sikur te respektohej raporti pro/kunder qeverise e na del tek TEMA, ne shesh kunder qeverise do dilnin te pakten nja 1 miljon shqiptare. Duket hashiqare qe keta qe komentojne kunder Rames e qeverise jane nje grusht njerezish qe dalin me emra te ndryshem per te krijuar iluzionin se jane shume anti qeveri ne Shqiperi, packa se Rama po konsumon mandatin e trete ne udheheqjen e vendit dhe duket se do e marre edhe nje te katert. Me kete nuk dua te them aspak se qeveria e Rames eshte ideale. Per hir te se vertetes Rama dhe qeveria e tij jane larg ideales, por jane e keqja me e vogel. Ana tjeter eshte e mbushur me dallkauke qe lepijne prapanicen e Berishes, me te korruptuar e hajdute qe sa ishin ne qeveri nuk lane gje pa vjedhur dhe qe udhehiqen nga nje kriminel qe i ka duart e lyera me gjakun e shqiptareve. Ajo qe me vjen cudi eshte se sa shpejt i harruat ato mijera te rinj e te reja qe u vrane apo u gjymtuan ne 97-ten. Raprezaljet kunder opozites te falangave te krimit berishian qe nuk lane gazetar apo kundershtar politik pa e djegur, rrahur derisa i detyruan qe te largohen nga vendi. Kur individe si puna e ketyre avdallave ketu me siper kane guximin qe te flasin per "rinine e larguar", kur gjate dhe mbas 97-tes u largua nga Shqiperia pjesa me e madhe e shqiptareve qe duan pune dhe qetesi. Ju qe komentoni ketu ne mbeshtetje te Salih halese jeni jashteqitja e kombit shqiptar. Eshte turp per Mero Bazen qe lejon qe ne gazeten e tij te botohen pacavure qe bastardojne gjuhen tone te bukur ku gjysmeanalfabeter perdorin nje fjalor te denje per "zonjat" e semaforeve. Turp, turp, turp per Meron dhe mender gazetaret e tij, pasi sa i perket ketyre per te cilet po flas, ata turpin nuk e njohin se ndryshe nuk do shruanin sic shkruajne.
Pse Dega mendon se ai tjetri do ju rregulloj ndonje gje??? Rrini me kete per momentin sa te shtrohen mire shinat e mos kete me kthime brapa se do leni lesht me Salen. ky esht si esht po ai tjetri eshte i frikshem fare fare
KJo lutja eshte me vend per TVSH. kam 34 vjet që dikur e merrja me satelit, ndersa tani nuk e shikoj fare TVSH. Me vjen inat kur shtetet europiane te gjitha ndeshjet e kombtares i japin ne televizion publik falasdhe tv publike i merr me antene dhome. Por nuk eshte problemi ndeshjeve por TVSH ndoshta ka pergjegjesine me te madhe dhe per edukimin dhe lidhjet me atdheun, sidomos te femijeve te vegjel qe kane lindur jashte, por ka dhe programet qe ne histori na duhet ti shikojme e shijojme e se fundimi TVSH ka qene tv shpirteror i shqiptareve. Ne shkruajme, por nuk e di sa na degjon . Hodhem nje gure ne ferre me duket se tvsh eshte bere kashte e koqe dhe Armando Duka shkon andej nga jane miljonat.
Bravo gjigant për energjinë që ke të sqarosh injorantët pa mbarim që ka vendi ynë. Një pjesë brenda në kënetë por një pjesë jo shumë e vogël rrinë rreth kënetës.
Rreth kenetes je dhe ti o figure. Si mund te besosh dike qe ka 12 vjet qe genjen dhe tallet. Jo vetem ky por te gjithe majtas dhe djathtas, kane 34 vjet. Turp t e besosh keta
O Vlonjate, me fjalet e tua i bie qe duhet te sjellim Trapin nga Amerika se ty te pelqen vetem vetja jote dhe as edhe nj politikan shqiptar. Po fare o lumemedhenj apo aq u ngre kandari, shkruaj çfare diskutohet per temen dhe thuaj llafin tend, jo ç'te vjen nga e thua
Po qysh o rrot gomari te qendroje akoma ne krye ky hajdut i tmerrshem, qe vetem vjedh, duke perdorur per vjedhjet e tij koleget e tij dhe pastaj i ras ata brenda dhe per vete del i lare . Ky Rama kellira, ky bastard ka 10 vjet qe po vjedh taksat e Shqiptareve ne menyre te tmershme, Ky vodhi beri kerdine kur ishte kryebashkiak, ku kerkonte 20% per cdo leje ndertimi qe i jepte, lejet jo per pallat, por per cdo hyrje pallati. dhe per keto 10 vjet ky bastard po vjedh taksat e Shqiptareve neprmjet tenderave ku shtrohen ruget me nga 50 milion euro per kilo,meter , e me taksat e rugeve qe jane super te larta, me cmimin e karburantit , me vjedhjet qe ben me shitje-blerjen e energjise elektrike tek te huajte, Vjedhjet e tij nuk kane fund . Ky hajdut dhe spiun i Serbise qe i sherben Vucicit sa here i jepet mundesia duhet te rrezohet nga pushteti dhe te rraset ne burg, ti merret pasuria , dhe te mos dali me nga burgu, por te ngordhi aty , ky qen qe po shkateron jeten e Shqiptareve. Sali Berisha do vije patjeter ne pushtet dhe ta rasi ne burg Rama kelliren bashke me ata hajdutet ministria qe mban rotull vetes ky hajdut
Standarti i drejtesise eshte respektimi ligjit. Te denoncosh publikisht mungesen e standarteve vetem nga frika se po i afrohen bythes tende, apo per te justifikuar luften brenda llojit, nuk ka lidhje me parimin. Krymenistri duhet ta denoncoj ligjerisht cenimin e ligjeve e shtetit, me prova, e jo te bej propagande per fushate elektorale nga zyra e tij. Me retorika bajate per trushplarje jemi ngopur. Aty jane prokurori dhe gjykatesi, me emer e mbiemer. Le te na tregojne se kane se kane shkelur ligjin me dosjen Veliaj. Ndryshe KM po kerkon dystandart e jo standart.
100% dakort.. ???????? Dicka te ngjashme shjruajta dhe un.
Ti zoteri leri sqarimet se nuk kemi nevoj. Sa per me ke jemi e dim ne. Un te pakten per ate bufin qe thua ti. Nuk e kam votuar kurr e as me la mendja ta votoj tani. Tani.. Per drejtesin. Ka mundesi ta lini rehat e mos te fusni hundet. Se mire bufi po e thot hapur qe nuk e do se ka halle te medha. Po ti ca halli ke o njeri?? Po fillojm e po dyshojm tani. A nuk ishit ju (ti bashke me bufin) qe e votuat me 140 vota. Tani nuk ju pelqen me??? Ndruat mendje. Aaaa po ti ke ca vrejtje. Dhe kaq. Por po na duket si ndryshe. Qe nuk jan vetem vrejtje. Por po i afrohesh dhe bufit ne qendrime. Kush je ti?? Qe te intimidosh prokuroret. (mos guxoni te me kerkoni tel mua). Njelloj si bufi ne 21 janar. Qe thoshte mos guxoni te arrestoni gardistet. Keshtu o z. Kryeminister. Keto dit ke humbur pik. Dhe kete do ta shikosh te reflektuar ne sondazhe.
Qeverria te kerkoje hapur Spak te Liroje Kryetarin e Bashkise TR , t'i sherbej Familjeve e qytetareve te Kryeqytetit , dhe kerkohet Arrestimi i FakeProkurorit Dade i cili u perdore si Kamikace me Urdher te Kryekriminelit sb ,per arrestimin e E.V . Eshte tallese per Shqiptaret ,te mendoj ,se nji Kryekriminel qe ka ne kurriz Shkaterrimin e Shqiperise ,Vrasjet e VIP Patriote Kosovare dhe 3000 -shqiptare ,ne 97 ,98 Gerdecin-21-Janarin , apo te besojn ke bordello e Dreqesise ,qe jan njelloj kriminele si sb ,qe jan bo miljonere spse i kan sherbyer krimit .Korrupsioni te Luftohet por jo te na bejne budallenj ca Prokurore alla LLALLA Super te Korruptuar , qe edhe si Njerez e Qytetare ,jane shume poshte E.V dhe se nuk i sherbejn as vendit ,as qytetareve shqiptare ,por Klaneve te Politikes. Boll me Maskarenje .
Larg duarte nga drejtesia-hiqeni kete shprehje se ke sy e po e shikon çfare ben prokurori dhe gjykatesi? Apo s'ka gje . Drejtesia shqiptare duhet te kete mbi koke nje grup njerezish te zgjedhur me integritet qe ta monitorojne çdo minute, sepse eshte kthyer perseri ne kriminale;
Ne cilin vend te botes demokratike. Ka nje grup njerzish, qe i rrin ne koke drejtesis. Ore jeni ber njelloj si berishistet. Ca thot berisha sot, te nesermen fillon kori berishian. Tani lindi dhe kori Ramist. E kam then dhe e them... MILITANTET jan problemi i ketij vendi. Nuk mendojn me trut e tyre.. Por te liderit.
Po pse mendon ti se bota e ka mire?! Te rekomandoj te shikosh filmin "Rozenberget nuk duhet te vdesin" pastaj bisedojme per drejtesine ne bote dhe ne Amerike, ku u ngrite gjithe populli globit ne mbrojtje te tyre , bile dhe ne Tirane qe ishte diktature, dhe ata i ekzekutuan qe i ekzekutuan ! Prandaj duhet ta njohesh boten, se kriminelet me te medhenj ne kete demokraci boterore jane prokuroret, gjykatesit dhe avokatet . Keshtu " Larg duarte nga drejtesi" , veçse ne se po te jeshe pjese e tyre mund te flasesh keshtu. Shikoje, shikoje filmin e pastaj me fol per boten dhe drejtesine!
E ku di ti o Rama,respekt ndaj ligjit apo thjesht ndaj njerezve.Ti je nje i semure nga mania e madheshtise.Ti ke gjetur nje tufe delesh dhe i drejton nga ta pret mendja ty.Shpresoj qe SPAK-u te meret edhe me ty.
po standartet me punonjesit e admisitrates kur do vendosen! po me demoralizimin qe po perhapet ne administrate nga frika e burgut lufte ndaj korrupsionit dhe o burra digjet dhe i njomi me te thatin po beht dem i madh ndaj profesionalizmit ne administrate,si pasoje e demoralizimit askush sdo te firmos askush sdo te mare inisiative si zgjidhet? kush menndon per kete gje konkrete?
TI ZOTERI KM OSE BEN LOJEN E KRYEKRIMINELIT ESADISTIT ANTISHQIPTARIT SB - OSE JE SHUM ME IDIOT SA DUKESH !_________________________PSE DO THUASH TI ? SEPSE -ESHTE ME SHUME SE IRONI PER LLOGJIKEN NJEREZORE - TE MBYLLESH SY E TRU- E MENDOSH SE PIKERISHTE NJI SI SALIH BRRISHA- SHKATERRUESI SHQIPERISE ;VRASESI HAJDUTI SHKATERRUESI LIGJIT PER PRONAT-TJETERSIMI I TYRE - MASKARAI PIRAMIDAVE -QE COJ NE LUFTE CIVILE SHQIPERINE - AI QE VRAU NE GERDEC -QE VRAU ME 21- JANARE PARA SYVE TE GJITHE BOTES -T'I DIGJET BYTHA SOT PER KORRUPSIONIN APO GJASME DREJTESI------ KJO ESHTE ME SHUME SE BYTHQIMLLEK SI ME E RRAS VET PAS ME DOREN TENDE . KULMI E KAN MARR QENET E RRUGES SHQIPERINE NEPER DHEMB DHE QEVERRIA RRI SI MUTI NE SHI -ZGJOHU O HAJVAN DHE FUTI HURIN GUNGACIT
Ne jalla te dalim dot nga gropa ku na ke futur ti o tutkun!
Turp per shqiptaret,40 vjet demokraci e.akoma.kemi ne politike nipin e kolekes. E.shurrembajtesin e kapos Plehara rame kujton se ska njerez te denje qe mund t drejtojn ket vend
Ike plaku merre ike. Edhe ti o Rame ike ke marr fund. U mburre shume por nje mut bere ne fund.
Ec perpara o gjigand se perbindeshi i vicidolit e ka marre rrugen drejt gropes septiko politike qysh me humbjen apokaliptike qe mori ne 14 maj 2023 nga e cila nuk zuri mend por vazhdon ti bjere legenit cdo dite. As bajlozi me emer mafiozi qe erdhi nga matane detit nuk e shpeton dot vicidolin, as violinisti i deshtuar noteri prokuror ndertues qe arrestoi Erjon Veliajn njeriun e votuar nga 250 mije votues ne Tirane dhe koken e bashkise me te madhe te vendit. Dje DSH i USA e theksoi qarte pa ekuivoke se distancohet nga minuesit e demokracise dhe personat non grata duke aluduar direkt per perbindeshin e vicidolit ne grahmat e fundit ne politike deri me 11maj 2025 ora 22.00 kur te dale sondazhi Zaloshnja dhe rezultati elektronik per qarkun e Tiranes qe do ta nxjerre jashte politike njehere e pergjithmone njeriun qe mbajti peng hyrjen e Shqiperise ne Europe per 34 vjet me 27 akuza mbi kurriz deri ne vrasjen e 4 protestuesve para zyres se kryeministrise. Dalldia qe kapi trushplaret deri ne delir ekstazi qysh diten kur Trumpi hyri ne shtepine e bardhe po shuhet cdo dite dhe trushplaret vicidolas te lodhur per 12 vjet rrugeve me pordhesta qesharake jane lodhur me ne fund dhe e kane shuar entusiazmin per foltoren e vicidolit qe po dobesohet cdo dite nga braktisja edhe e atij 29% elektorat qe kishte qe po kalon gradualisht tek Basha dhe Alibeaj . Duket qarte lista e deputeteve te listes se mbyllur se cfare oferte ka foltorja e vicidolit per 11 majin apokaliptik per vicidolin. A mund te jesh fitues me Flamut Geringun organizatorin e pordhestave te dhunedhme me molotov ne deren e kryeministrise me naziskinet Kolbushkolas te Mamurrasit. Po me Vokshi gerdallen sygerdoqen e neveritur qe tmerron femijet kur del ne ekran apo Adriana turikalin nockederen e foltores qe kakaris prej 5 vitesh rrugeve te Tiranes. Kurre, kurre, sharebajga bythderre e foltores Ediththththghthyhththth harxhi simotra e bythderres se leshelise Nora gjitholloges , apo laraska e Zhulalit me turinjte si te kalit ne pushtet.
Po ik o rrot Kari . Ju jeni ca budallenj qe nuk keni as minimumin e njeriut normal te kuptoni se Rama hajduti Po ju vjedh Po ju grin . Vetem cmimin e Karburantit te shikoni qe esht me i larti ne Bote , se gjasme paguhet taksa e qarkullimit , lol. Ju jeni lopcare qe ju genjen hajduti i Surrelit me genjeshtra te viteve te para clirimit
Pirdh se lirohesh te keqen,ti bashke me bufin e kenetes
Ah more shale gjate. Non-Grada do ishte harruar me kohe sikur te mos e kishe bere m...tin mullar. Fakti qe non-grada pretendon te sfidoj ty duhet te turperoj se sa i paafte dhe i korroptuar paske qene. Jeni per ty shtypur si asfaltin te gjithve: PD dhe PS.
Faleminderit o Kerminister per keto mundesi te arta qe na jep. Dmth, kaq e kemi kufirin e Lirise? NGa ty te Saliu, ose nga Saliu te Ty? Si shume e ngushte duket hapesira per te jetuar, midis teje dhe Berishes Pse nuk thua, qe na ka marre lumi si popull?
….sektori i propagandes se Saliqenefit te me fali se sot nuk i kam pire ilacet…
Neqoftese votuesit e ndershem shqiptare nuk dergojne per skrap Saliun e Ramen ne maj atehere kurre mos u befte shqiperia!Cfare duhet te ndodhe me shume se sa kur nje kryeminister qe erdhi ne pushtet per te bere shtetin e se drejtes e sulmon ate hapur njesoj so Saliu?zgjohu o pjese e ndershme e popullit se ke mbetur i fundit i Evropes!
Avash avash shoku Rama deri tani Saliu na dha pashaporten per te hyre pa viza ne Europe.Me bute shoku Rama me bute se md kete yrysh qe ke marre ti nuk buhet se ku na shpie! He trim!
O Ramush. Keneta e korrupsionit eshte qeverria e administrate tende dhe bufi ne kete kenete te tmerrshme je ti vete. Ka ardhur koha qe formulen "kap cfare te kapesh" ta zevendesosh me "shpeto cfare te shpetosh." Shqiptare, votoni partite e reja!
Zoti K Minister Je kryetar I Shtetit dhe mbi ty dhe qeveris qe drejtone nuk ka tjeter institucin,tjeret te bein punen ne menyre te pamvarur te mos pranoin nderhyrie nga politika,dhe ju bashke me qeverine dhe keshillin e larte te drejtesis e te ministrit te dreitsis te kontrolloni mirmbarvaitjen e punes qe bein mvartesit,dhe jo te beni kritika ne media,gjykatsi prokurori qe shkele ligjet te shkarkohet automatikishte nga qeveria se eshte fuqi plote ne Republiken parlamentare.
Edhe me ty , o birbove I kolonive te Makarenkos , edhe me selr. e partise se E. Hoxhes ne grope jemi , ne grope dobetemi .
Per ty o Edi Eama eshte fatkeqsi , por je i deryruare ti sqaroshe gedhenjte se jane dru prej lisi dhe kane shume veshtiresi per tu gedhendur. Ishalla populli ne mase e ka kutuare te verteten dhe i gedhend menjehere pa ze dhe pa figure vetem me nje cope leter te thjeshte.Ishalla kjo fjele ne veshe te tyre dhe kjo pune duhette marre funde se edhe keshtu nuk jetohet me injorante qe duane ti thone te bardhes te zeze dhe ne te bejme sehir, JO dhe JO kurre nuk ka per te ndodhur.Kush kerkon nje njeri kryeminester apsolut te pa gabushem te hape krahun se vetem ai qe nuk di çfar eshte puna nuk ben as gabime por gabimi i vetem i atyre se llapin dite e nate dhe na çajne menderen.
Ke dale jashte shinave komplet z. kryeminister... Kjo eshte nderhyrje e paster dhe shantazh!!! Qendro neutral ose jip doreheqjen, nese nuk e perballon dot nga ana e sistemit nervor.
Z Rama për llafollogji dhe termologji në komunikim me shtypin ,mediat ,portalet ,konferencat me gazetar apo në emisionet që drejtojnë disa Tv kombëtar ju nuk të falni jeni në një nivel të admirueshëm .Kjo ju avantazhon në raport me shumë politikan të çdo niveli.Por ajo që ju dallon më tepër është fakti që ju e keni prezantuar Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundëshme dhe kjo falë nivelit tënd komunikues dhe kulturës për të ti thënë gjërat me kurajo troç,me kulture në disa gjuhë të huaja . Është pozitive që ju nuk ndiheni inferior në tërë organizmat nderkombëtare për të thënë mendimin e qeverisë dhe të shtetit Shqipëtar për të gjitha problemet rajonale dhe globale. Kjo është njëra anë e juaja e sigurisht pozitive që nuk ju mohohet .Por medalja ka dy anë dhe ne opinioni , populli i shikon të dyja anët ,por më shumë dhe të shqetësuar jemi për disa probleme të brëndëshme në qeverisjen dhe në punët e sistemit të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë në korrupsionin që i ka zënë frymën qeverisjes , ekonomisë dhe administratës.A ka apo jo një mendim KM z Rama?Pse ka ardhë kjo gjëndje ? A ke një spjegim që ta bindësh ,populin se këto ngjarje negative nuk e kanë asfikësuar qeverisjen ekonominë dhe sistemin e drejtësisë.Po ju , ju si përgjegjës numër një për këto ngjarje a e ndjeni përgjegjesinë që nënë hyqmin tënd kanë penetruar dhjetra vartës të rendësishëm në administratë?E mbi të gjitha disa ministra dhe deri Zv kryeminidtër? Por marë shkak nga komunikimi me popullin ne emisionin Sy mëSy, po ju bëj një pyetje drejtëpërdrejtë si e vlerësoni në istancë të fundit punën e sistemit të drejtësisë ???A punon dhe jep rezultate pozitive apo bën sikur punon dhe i ka çuar pronlemet e luftës kundër krimit dhe korrupsionit në kalendat greke dhe për të justifikuar gati gati dështimin dhe mos pasjen e rezultateveme dosje madhore si të krahut të djathtë apo të majtë , prokororet po hedhin grepin mjafton të zënë ndonjë cironkë,për të thënë se ne po punojmë .A mundet që dosja më madhore ajo e Sali Berishës që ka 4-5vjet në duart e prokurorisë të mos gjykohet se tallin menderen avokatët due nxjerrë një mijë e një artifica me qëllim që të shtyhet në pa fundësi dhe organet që janë mbi një prokuror apo një gjykatës nuk ju bën përshtypje nuk shqetësohen dhe nuk ushtrojnë asnjë të drejtë për ti vënë në pozita pune neglizhuesit me apo pa qëllim por që punën e drejtësisë e komprometojnë dhe reforma që ju z Rama e konsideroni si meritë të PS ,tuajën ,por do të thosha që e gjithë klasapolitike e ka votuar për ta miratuar në të vërtetë ,po shkon në kufijtë e një dështimi tragjik .Dhe kjo po ndodh sepse deri tani për veç disa dënimeve të nivelit të ulët sistemi gjygjësor nuk ka guximin të përfundojë proçeset e peshqëve të mëdhenj .Po ju zRama do të qëndroni në pozitat e konstatuesit si një qytetar i theshtë apo duhet të kishit vënë alarmin në kuptimin e mirë të fjalës për ti zgjuar nga gjumi këto organe dhe për të kërkuar me autoriretin që të ka dhënë populli që këto hallka të drejtësisë të justifikojnë punën dhe besimin që ka populli tek ato.Von shumë von ju u kujtuat që ti thoshit disa fjalë në mënyrë zyrtare për sistemin e drejtësisë i cili ka rrëshqitur nga binarët dhe nuk ka sy për mirë kjo neglixhencë dhe deformim që kanë marrë disa hallka .Nuk e konsideroj të nevojshëm dhe të drejtë ndërhyrjen në punën e drejtësisë ama kur disa prokuror apo gjygjëtar kanë hyrë në rrugën e pa falshëme,duhet tju bëhet e qartë se ka çeçua biçak thotë populli si filozofi më i mirë.Vur dorë sa akoma nuk është bërë mu...mullar .
Koncert per piano dhe violine! Ne teatrin e politikes! Soliste Rama dhe Berisha! Pjesa qe luhet: Te shpetojme nga SPAK!
E sigurte.PD fiton zgjedhjet, Rama kryeminister , palestinezet vijne ketu te gjithe, NE shkojme ne Palestine, Sazanin e merr Arabia saudite. Duket humor por mos u habisni!
E sigurte.PD fiton zgjedhjet, Rama kryeminister , palestinezet vijne ketu te gjithe, NE shkojme ne Palestine, Sazanin e merr Arabia saudite. Duket humor por mos u habisni!
Zotëri,ik bej ndonje pune,mos dil me ce kohe,se po tmerron fëmijët... Ik se po bejne namin duke vjedhur vartësit tuaj dhe gjithe administrata qendrore dhe vendore..
Ne dime qe nje gjyq para drejtesise qe bere ti mbaronte per 6 muaj deri nje vit ne 2 shkalle...sot une kam 7 vjet dhe nuk eshte caktuar seanca e pare ne apel. Kaq di une...kjo me vret e me kte I bej hesapet. Hajt njatjeta.
Qe te dy si sala dhe rami nje varr jane qe kutermon. Vegla dhe spiuna bythlepiresa per pushtet.