BE 80 mln euro për energjinë, Rama: Nuk na mjaftojnë, por janë një ndihmë shumë e rëndësishme

27 Tetor 2022, 17:16Politika TEMA

BE 80 mln euro për energjinë, Rama: Nuk na mjaftojnë, por

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihma prej 80 mln euro nga BE për energjinë elektrike, mbulon  1/6 e nevojave që ka vendi ynë.

“80 mlneuro nuk janë pak, kanë një shifër e konsiderueshme. Nëse I referohemi këtij viti ne na është dashur në total deri në fund të vitit sipas parashikimit 460 mln euro, kjo është një shifër e kombinuar nga shteti dhe operatori I prodhimit të energjisë. Kjo është një shumë që ka ndihmuar edh për inflacionin.

Pavarësisht se kjo gjë thuhet se nuk duket asgjëkundi në ekrane, Shqipëria sot ka inflacionin më të ulët në rajon dhe arsyeja më e rëndësishme është fakti që kemi një mburojë financiare për çmimin e energjisë. Nëse do të kishim relativizuar këtë mburojë, pra nëse do e kishim prekur pak, kjo do të kishte reflektuar menjëherë tek të gjitha familjet. Asnjë pikë shitjeje në Shqipëri nuk ka bërë asnjë ndryshim.

E dëgjoj të përsëritur pyetjen a të hiqni dorë nga rritja e çmimit. Fasha 800 kë nuk është rritje e çmimit, është një tavan në të cilin të gjitha familjet mund të kryejnë nevojat bazike. Mbi 1 mln konsumatorë janë maksimumi 60 mijë familje që konstatohet që dalin mbi këtë tavan, në kulmin e nevojës për ngrohje.

Edhe për këtë pjesë e për efektin psikologjik e për të krijuar një filtër për të gjithë të pavërtetat, që kanë terrorizuar të gjithë popullsinë, ne kemi shtyrë aplikimin e fashës, sepse patëm reshje mjaftueshëm për ta konsideruar si krijim mundësie dhe ulje të konsumit. Po e shohim çdo ditë sërish, por kemi ulje të konsumit kjo është pozitive. Ky alarm absurd neglizhon faktin që fasha 800 kë ka kohë që është e vendosur në republikën e Kosovës dhe nuk rezulton se ka prekur popullin.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që BE-ja nuk ka një shpellë me ar që ka ardhur dita ta hapi e të derdhë florinjtë. Kjo është kohë lufte e nuk e ndalojmë dot ne. Familja Evropiane është e klërcëmiar sepse Putin nuk ka shkuar në Ukrainë vetëm për Ukrainën por për të gjunjëzuar gjithë perëndimin dhe demokracinë. Në këtë aspekt ne nuk na mjaftojnë 80 mln por janë një ndihmë shumë e rëndësishme dhe jemi falenderues ndaj Komisionit", tha Rama.

 

 

18 Komente

  1. E
    Erjol

    Cdo gje ne kte koh qe jemi eshte ndihme e madhe

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lisa

      Rama ka te drejte

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dori

        Vlersoj faktin qe na ndihmojn ne kte koh te veshtir qe jemi

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klara

          Ju jemi shume falenderues

          Përgjigjjuni
          1. M
            Marjus

            BE gjithmone ka qene ne mbeshtetje te Shqiperise vetem fal marredhenieve te mira qe Rama ka krijuar me ta

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miri

              Rendesi ka qe ata jane ne mbeshtetje te vendit per cdo situate te veshtire

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ani

                Lajm mjaft i mire dhe pse ky investim kushton me shume perderi eshte nje ndime e madhe per ne

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eno

                  Investim mjaft me vler i cili do na japi mundesi dhe te shesim energji

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klodi

                    E falenderojme shume presidenten qe po na ndihmon financiarisht me enrgjine

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Goni

                      Ndihme dhe lehtesim shume i madh per ne

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Klara

                        E falenderojme per kete mbeshtetje

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kleo

                          Do ia dalim mendoj

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Maria

                            Jane nje ndihme shume e madhe per vendin tone

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Maria

                              Po marrim mbeshtetje te madhe. Te nevojshme per te kaluar krizen

                              Përgjigjjuni
                              1. i
                                irian

                                xhest simbolik dhe do na vij shume ne ndihme

                                Përgjigjjuni
                                1. r
                                  regi

                                  besoj se be i thirri mendjes per te na ndihmuar

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Marjo

                                    Do ndikojne goxha pozitivisht

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arkid Likollari

                                      Shyqyr se kemi nevoje

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje