“Kemi gabimet tona, keqardhje për Berishën 81 vjeç... ”, Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine

25 Maj 2025, 14:25Politika TEMA
“Kemi gabimet tona, keqardhje për Berishën 81 vjeç...

Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehu pakënaqësitë me PD, pasi nuk u përfshi i dyti në listë, megjithëse ishin dakordësuar më parë për këtë gjë.

Sipas tij, në qarkun e Beratit humbën mandatin e tretë për shkak të drejtuesit politik demokrat Eno Bozdo, të cilin e akuzoi se ka ndikuar drejtpërdrejt për ta bojkotuar.

Maliqi tha në një intervistë për Report TV, se të gjithë kandidatët e opozitës së bashku morën 13 mijë vota, ndërkohë që vetë ai, mori më shumë mbështetje me mbi 5 mijë vota.

“Nga nesër nis turin e kontakteve të falenderimeve në qarkun e Beratit, takime dorë për dorë dhe aspak festë se nuk është kohë për festë por për reflektim dhe për t’u kërkuar ndjesë demokratëve. I përmbahem deklaratës së Berishës  për farsën elektorale të Zgjedhjeve në shumë aspekte në qarkun e  Beratit, duke filluar nga asfalti elektoral, denoncimet në polici edhe në Prokurori për përdorimin e administratës në orar zyrtar të hipotekës dhe bashkisë. Janë përdorur zyrat e institucioneve në Skrapar, Berat e kudo. Përveç këtij krimi, ne kemio nevojë për reflektim. Deri tani kam fituar vetë në gjithë karrierën time politike, duke i dhuruar mandat të tërë PD në 2009.

Po kështu, në Kuçovë e dinë shqiptarët se humbja ishte shumë pak, por beteja ligjore vazhdon ende e kësaj dite. Por kësaj radhe pretendoja të isha i dyti në bazë të rezultateve dhe mbështetjes popullore në qarkun e Beratit si drejtues politik i PL, për të siguruar tre mandate dhe për të luftuar për të 4 në qarkun e Beratit. Këto biseda ishin bërë me të dy liderët, me Metën pa u arrestuar dhe me Berishën. Më pas për shkak se iu lanë vetëm 4 mandate PL, dy në Tiranë, Fier dhe Elbasan, pata kundërshtime por në fund fare u vendos.

Mandat i tretë i qarkut të Beratit është i sigurt, me vajtjen time atje. I treti u humb drejtpërdrejt nga drejtuesi politik i PD, Eno Bozdo. Ia kam bërë të ditur edhe opozitës dhe doktor Berishës. Meqenëse opinioni u hap se Maliqi fiton, ishte xhelozi e brendshme dhe u fokusuan të gjithë fuqitë e PD hidh gurin e fshehur dorën në bashkinë Kuçovë dhe komunën Otllak, duhet të isha fitues edhe më i thellë. Jo vetëm që nuk u prezantova, por keqpërdori disa struktura dhe më ndiqte nga pas mua, madje edhe në Skrapar.”, u shpreh Maliqi.

Ai tha se u sulmua nga të dyja kahet,  ndërkohë që shprehu bindjen se ka marrë më shumë vota.

“Kjo xhelozi më ka habitur dhe shokuar. Problemi është i thjeshtë. E gjithë e djathta, 8 kandidatë së bashku, morën 13 mijë vota dhe Maliqi mori 5 222 vota, duke dalë i pari në diasporë, Kuçovë dhe në Skrapar. Edhe në Skrapar nuk pata rezultatin që pretendoja, ku PD mori dyfishin e votave të mia  ndërkohë që dihet se Skrapari është i zotit Meta. Jam i shokuar me këtë, por e vura në dijeni edhe zotin Berisha. Madje, nga Berisha kam pasur edhe falënderim edhe telefonata. Por aq e madhe ishte xhelozia, saqë marrëveshja ishte që në të gjithë Shqipërinë të kishim numërues te fletët e kandidatëve. Unë si drejtues politik duhet të kisha numërues në çdo tavolinë. Pata probleme të mëdha, Noka më thoshte ta mbroj unë votën. Në asnjë mënyrë i thashë. Nga do të ruhem unë nga demokratët apo socialistët. Kësaj radhe jam habitur se pse u sulmova nga të dy krahët, dhe prapë mbijetova me 5222 vota ndërkohë që jam i bindur se ka edhe më shumë vota.”, shtoi Maliqi.

Për humbjen, përveç qeverisë, ai bën fajtor edhe drejtuesit politikë të opozitës, që sipas të cilit “ishin jashtë loje”. Ai sfidoi Bozdon duke thënë që meqenëse ka mbështetje të madhe siç pretendon të japë dorëheqjen dhe të kandidojë për bashkinë e Beratit. Maliqi shprehu me siguri se do të pësojë humbje të madhe.

“Që të fitonte Rama 83 mandate. Gabimet tona duhet t’i kemi. Sali Berishën nuk e ndiqnin dot, keqardhje 81 vjeç nga Selaniku vinte në Kuçovë, ndërkohë që gjysma e drejtuesve politikë ishin jashtë loje, për shkak të sistemit të mbyllur. Një pjesë e tyre rrinte në Tiranë, një pjesë në dreka. Psh Beratin e lanë zonën të zbuluar, vinin prezantonin kandidatët edhe nëpër fshatra, dhe lanë 30 fshatra në Berat pa i prekur. Sepse merreshin të gjithë në Kuçovë dhe Otllak, në zonën time. Mos të dalë Maliqi. E gjithë loja është që saqë demokratët dhe socialistët e zhgënjyer thoshin se ça po bëhet me Maliqin.

Thoshin që mos votoni Maliqin se iu ikën majtas. Deri këtu arrinin. Në Kuçovë kishte kandidatë edhe nga diaspora, por nuk u mbështet. Tani problemi qëndron se kemi zgjedhjet lokale në Berat, dhe i bëj një thirrje Eno Bozdos, të japë dorëheqje meqenëse ka mbështetje të gjerë popullore, dhe të kandidojë për bashkinë  e Beratit.

Deklaroj se humb mbi 10 mijë vota. Nëse i dyti listës humb me 6500 vota, ai humb me 10 mijë vota. Nëse është Bozdo drejtues politik atje, nëse vazhdo me këtë sundo dhe përça, do të humbin thellë të gjitha bashkitë. Me Eno Bozdon jo më se nuk i shes më demokratët. Njeri që të qesh, por të fut thikën pas shpine. Njeri që nuk do demokratët, por shikon interesat e veta. Nëse është i Soros, të rrijë atje apo nëse është bandit. Nuk ka asnjë arsye të sulmosh Lefter Maliqin.”, shtoi ai.

Sipas tij, duhet që të ketë qeveri teknike dhe të mbahen zgjedhjet brenda një viti. Por nëse një gjë e tillë ndodh, deklaroi ai, duhet të japin dorëheqjen drejtuesit politikë të opozitës. Ai apeloi edhe për një riorganizim të PD.

“Shpresoj që të kemi qeveri teknike dhe pas një viti të bëhen zgjedhjet, por me drejtues politik të devotshëm. Sali Berisha punon, por një pjesë e drejtuesve politik fusin duart në xhepa. Te listat kanë gabuar të dyja palët, por PS është e mirëorganizuar në shumë aspekte. Makineri e fortë shtetërore, ishin aq të organizuar saqë kush janë demokratët, kush na voton ose jo. Kishte probleme edhe në PS, por fitorja u mor me të gjitha format. Nuk po them se ka blerë 83 mandate, por mbi 60 mandate fillon blerja. Te koalicioni i opozitës mund të kishte më shumë mandate, në Tiranë një apo dy më shumë, por kjo ndodhi edhe për shkak të drejtuesve politikë se duhet të jetë i fortë në tru dhe në përballje”, shtoi ai.

28 Komente

  1. S
    Sqepari

    Me ke parti eshte tani ky langua, se i ka ndrru nja tri?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpenka pe Korçe

      Gabim e ka Saliu qe merret me spiune te Sorros , si udheheqsi politik i Beratit , Enno me dy n . Polici Lefter , per vlerat qe paska , duhet bere kryetar i PD , e jo me kryetar politik i qarkut , vetem se eshte pak i dyshimte se ka nderuar disa parti te majta . Sic duket Lefteri nga fshatrat e Kuçoves , paska marre atributet e Osman Gazepit , qe sipas gojdhanave dikur ka bere zap Beratin . Per zgjedhjet e reja , nqse eshte gjalle , Saliu pa tjeter , duhet ta gradoje Lefterin e Likes , te parin e Beratit . Mundesine e ka tani shpejt ne zgjedhjet qe do te behen per kryetarin e bashkise .

      Përgjigjjuni
    2. 6
      60 vjeç

      kush eshte ky mer ??!!...

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        E mbylle o Lefqen hunderr maliq kokexhufka, i shkove prapa spiunit Agush 50 lekesh. Po leshelija ka vdekur o hunderr, akoma se paske marre vesh?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Martini

          Pse botoni cfare nxjerr nga goja ky personazh pa asnje rendesi politike ? Ka gjera te tjera me me vlere per te pssqyruar

          Përgjigjjuni
          1. b
            beri

            Ore akoma nuk e kanë kuptuar këta që komunistat nuk dorëzohen,Sali non grata do tju varrosi të gjithëve me gjith partinë.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teodor

              Ik o Lefter...ik se jeni te paafte....ti Berisha..Enua etj...

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enter and Exit

                Paska kaluar me partine e Like florirt ky tipi? Po sa parti ka nderruar xhanem? Dhe pse analizon PD-ne tani, apo ngaqe ishin ne koalicion? Burre pa pike dinjiteti, pervecse pa intelekt.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazep....!

                  Mund te kete edhe me keq , Po une si funderrine dysheme , kete njoh . Per mua , pretendimi I i ketij derri , ne te gjitha kuptimet , per t'u bere deputet , dmth udheheqesi yne , eshte alarmi me I madh , eshte Ajo vija e kuqe qe te ulerin : " Ik nga KY vend , nje sahat e me pare , dhe mos e kthe koken prapa ! "

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xxx

                    LSI-ja të shkonte mirë ty o koketul

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fiqiri

                      Drë.....drë.....ky far buri është akoma në.kërkim të një mandati.Me thënë të drejtën është me mend, duket dhe kur flet.Një.gjë e ka gjetur se drejtuesit politik të p.derrave nuk e rruajtën fare për votat se ishin të sigurtë.Plus nuk ju besonte populli ju me non gratën plakush.Plus ishit bashkëpunëtorë me beler grekun një antishqiptarë.Harrova dhe vetë non grata është si belerbeu që donte Himarën greke.Turpi i kombit.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teodori

                        Lefter llapa! Bythelepires ngele sa kohe je ne politike. Jargavitu sa te duash, ashtu rrugeve do ngelesh. Gjynah se ke qene edhe oficer.

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          robi

                          Shikojeni kush ishte drejtues politik ne Berat per vicidolin, Ennnnnnnno Bozzzzzzzzzovici qe kur ishte zv.minister i Vicidolit shiste licenct per Hece ne ministri dhe per nje vije uji ne mal qe kishte uje dy ore ne dite vetem diten qe binte shi .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Adritik

                            Letër Maria nuk fiton.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Agushkari

                              ku kari me xhufke po ben analize apo muhabete muti

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Agushkari

                                ku kari me xhufke po ben analize apo muhabete muti

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hajriu

                                  Aman shyqyr qe nuk fitove, nje Flamur me pak. Boll jane paloka, klevisi, jevgu belo dhe mbi te gjithe lexhenda, qe e pacim sa malet

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pensionisti

                                    Po ik o Lefter se ke ndruar nja tre parti deri sot po te jesh aq i zoti sa thua pse nuk kandidove ne siglen e lri po u fute ne listat e PD

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      kxp

                                      Bajga Berishiane vjedhin e vrasin njeri-tjetrin,vjedhin e vrasin popullin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        Xx

                                        Berisha nji “shka”plak…..do ngordhe shpejt qeni…

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lelo

                                          Gaueta nuk ka pse bie ne nivelin e ketij njeriu!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. q
                                            qazim

                                            Kur do te vije koha te zhduken perfundimisht trapa e delirante si puna e ketij katunari. Zot i madh çfar debilesh ka mbledhur partia e Likes dhe e lugatit SB.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vjosa

                                              Ky gomari është vëlla me atë gomarin e kuksit ,d.m.th.me Nul noçkën . Ky hajvani se ka kuptuar që dy gomar bashk nuk lejohen në një parti ,sepse ka konflikt interesi.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lefter Lefteri

                                                Ky është një krijesë e pështirë njerëzore dhe politike.. I lumtë dora Beratit që nuk e voton se e njeh çfarë bajge është.. I është ngjitur si muti pas këpucës dhe nuk shqitet.. Do të ketë ditë të bardhe për Ahmeti e shkrete... ???? ???? ????

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Fshati Perendi

                                                  Lefter Lefteri ne emer te popullit .............!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. d
                                                    drejtesi e munguar

                                                    Ky eshte nje besnik i te keqes,te dy kryetareve te damkosur nga populli.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. n
                                                      nope

                                                      ky dhe valteri do mbahen mend si njerez qe i rendin pas mandatit pa e marre kurre ate (pervec kur jua falen luli me shoke)....

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Pupu

                                                        Ububuja, ububuja... ç'na janë mbledh një tufë maliqësh e murrizësh që do e groposin më keq Shqipërinë tonë...

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje