Grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëri sërish thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për zv.kryeministren Belinda Balluku, situatë që solli edhe një përgjigje nga Kuvendi.
Në përgjigje Kuvendi ka refuzuar kërkesën e demokratëve, duke arsyetuar përse kanë marrë këtë vendim.
“Në përgjigje të kërkesës suaj për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ju bëj me dije sa vijon: Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/zëvendëskryeministrit është thirrur dhe është zhvilluar në datën 19 dhjetor 2025, në përputhje me nenin 13 të Rregullores së Kuvendit.
Me thirrjen dhe zhvillimin e kësaj mbledhjeje, kompetenca proceduriale për thirrjen e Këshillit lidhur me këtë çështje është ezauruar, pasi çështja është vendosur në rend dite dhe është hapur për shqyrtim që nga data 19.12.2025. Sipas nenit 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, caktimi i rendit të ditës, së mbledhjes, përbën kompetencë të Kryetarit të Kuvendit dhe ushtrohet në funksion të ecurisë proceduriale të çështjes së hapur.
Për sa kohë mbledhja e datës 19 dhjetor 2025 është shtyrë për arsye proceduriale dhe shqyrtimi i çështjes vijon të jetë i hapur, nuk ekziston bazë proceduriale për thirrjen e një mbledhjeje tjetër me rend dite të paracaktuar, sipas kërkesës së paraqitur. Në mbledhjen e Këshillit të datës 19 dhjetor 2025, gjatë shqyrtimit të çështjes në fjalë, u konstatua mungesa e një dakordësie ndërmjet anëtarëve të Këshillit lidhur me afatin kohor që duhej t’i lihej palës mbrojtëse për ushtrimin efektiv të së drejtës për njohje me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.
Përfaqësuesi ligjor i znj. Belinda Balluku, duke iu referuar ligjit, kërkoi 3 javë kohë për t’u përgatitur për mbrojtjen ligjore në kuadrin e garantimit të një procesi të rregullt ligjor, diskutimet u përqendruan në përcaktimin e një date për zhvillimin e mbledhjes pasuese të Këshillit, me qëllim dëgjimin e palëve.
Deputetët e opozitës kërkuan një afat prej 3 ditësh, ndërsa deputetët e mazhorancës e lidhën kërkesën e tyre me
– shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese dhe
– të drejtën e deputetes znj. Belinda Balluku për të marrë kohën e kërkuar nëpërmjet përfaqësuesit ligjor z. Ardian Kalia.
Në këto kushte, dhe në respekt të nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të parimit të procesit të rregullt ligjor, Kryetari i Kuvendit njoftoi shtyrjen e mbledhjes, pa përcaktuar një datë të menjëhershme tjetër.
Po ashtu, sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi i kërkesave të Prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së një deputeti zhvillohet mbi bazën e një procedure që garanton të drejtën e mbrojtjes dhe një shqyrtim të plotë të dokumentacionit përkatës. Për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale për caktimin e një date të re mbledhjeje.
Gjithashtu Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si përfaqësues i sovranitetit të popullit, ka detyrimin kushtetues të garantojë zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, veçanërisht në rastet kur Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar shprehimisht të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar, si në rastin konkret.
Në këto rrethana, kërkesa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit, nuk pranohet. Mbledhja e radhës e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të thirret në momentin kur të jenë përmbushur plotësisht kushtet procedurale të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e plotë.
SPAKuuuuuu Berrishes mbaroi e nxori koken , nuk e kuptoje si vazhdojne te kerkojne heqjen e imunitetit ..... Meruni me vrasjet e Bufit komunist me Gerdecin uuuuuuu pastaj meruni me mos barazi ne tender... qesharake.
Vetem ne Shqiperi.........spaku eshte mire tu drejtohet Amerikaneve dhe te botoje pergjimet e tjera...
Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

Bravo Kuvendi! Nje grup mafiozesh te Argites nuk mund te lejohen te permbysin rendin kushtetues, nder kohe qe vazhdojne te tallin bythen prej dhjetra vjetesh me dosjet e krimeve te perbindshem te Gerdecit e 21 janarit.