Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin e Metës dhe Kryemadhit

11 Nëntor 2024, 14:29Politika TEMA
Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, caktohet

Është caktuar në Apelin e GJKKO gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimin e ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Shorti ka caktuar gjyqtaren Igerta Hysi.

E njëjta gjyqtare do të shqyrtojë edhe ankimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja për masën e sigurisë "arrest me burg".

Kujtojmë se masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj Ilir Metës dhe ajo e “detyrim paraqitje” ndaj Monika Kryemadhit u dhanë më 23 Tetor nga GJKKO.

Ish-presidenti i Shqipërisë, u arrestua më 21 Tetor, pranë “Kthesës së Kamzës”, teksa po kthehej nga Kosova, dhe po hetohet për lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ndërkohë ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, u arrestua më 20 tetor me urdhër të SPAK, pas hetimeve të platformës së koduar SKY ECC, ku mbante komunikime me grupe kriminale dhe konkretisht me Altin Hajrin, pronarin e kompleksit “Golden”, i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani prengës, më 2020. Masa “arrest me burg” ndaj tij u dha më 22 Tetor nga GJKKO, teka ka bërë ankimim në Apel.

Lini një Përgjigje