VIDEO/ Primaret poshtë ballkonit të Berishës!

11 Nëntor 2024, 14:03Politika TEMA
VIDEO/ Primaret poshtë ballkonit të Berishës!

Procesi i shumëreklamuar për primaret në Partinë Demokratike, ku do të përcaktoheshin kandidatët për deputet, duket se është jashtë planeve të Berishës.

I pyetur për herë të dytë brenda dy ditësh nëse do të mbante premtimin për të organizuar primaret sipas statutit të partisë, në një process që anëtarësia përzgjedh kandidatët për deputet, Berisha i është shmangur përgjigjes.

“Ne kemi një process që është procesi i primareve me të cilin ne do të përzgjedhim deputetët. Por ne jemi të përcaktuar qartë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka ndaj dhe do të lutojmë me çdo mjet të mosbidnjes civile për qeverinë teknike”, tha Berisha sot në konferencë për mediat.

Ai nuk ka sqaruar se çfarë e pengon atë për të organizuar brenda partisë procesin e primareve i cili nuk e pengon qoftë mosbindjen civile apo çdo aksion tjetër politik.

Ndërkohë mosbindja civile në të vërtetë është braktisur sepse prej afër 10 ditësh deputetët e Partisë Demokratike janë present në komisionet parlamentare dhe në seancat parlamentare. Kjo prani e tyre në institucione e rrëzon tërësisht aktin e mosbindjes civile.

Mesa duket deputetët që kanë shpresuar se mund të garantojnë diçka përmes primareve bazuar mbi mbështetjen që ata mund të kenë në zonat e tyre elektorale, e kanë fikur shpresën dhe do të duhet të vrapojnë drejt rrugicës së Salës dhe poshtë ballkonit të tij, për të brohoritur aq fort sa zëri i tyre të dëgjohet mirë tek ballkoni, atje ku do të vendoset lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamenatre të vitit 2025.

Përvoja ka dëshmuar se çështja e primareve është vetëm një propagandë e Berishës si çdo premtim tjetër i ngjashëm. Gjithçka ndodh në organizimin e brendshëm të PD-së, nuk ka pasur e nuk mund të ketë lidhje me demokracinë brenda një partie si ajo që drejtohet nga Berisha, prej 34 vitesh.

5 Komente

  1. T
    Te zuri haka e popullit o plehre

    Ha ha ha, sa qesharak eshte sot krimineli Berisha!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Ti rrinje ne dritere/Une poshte ballkonit rri/Aman vendosma emrin per parlament e ri/Se muajt iki n tutje/Dhe ikin nji nga nji/Ti shon te Jordan Misja/Kurse ne fakiret mbetemi jetim ne shtepi/O zot o zot çeshte kjo tragjedi?

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Primaret?Po kjo ishte loja

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari.

          Sali Berisha eshte nje gjeni dhe kokeforte i papare. Eshte gjeni per kalkulime. Ne llogarite me Ramizin qe ai do ishte vetem pronar i PD, u tregua gjeni i vertet dhe e mashtroi Ramizzin. Ai PD e perdori thjeshte si instrument per te marre tere Shqiperine dhe e la Ramizin bythejasht para rrupmalles. Ai vazhdon te jete pronar i shqiptareve dhe luan me gjenialitetin e shpikjes se teorive qe ja kane bere mendjen pordhe maloqianeve dhe bashke me ta edhe shqiptaroqive. Keto brockulla me primare dhe miqesite me Trampin jane vetem loja e tij gjeniale per te qene pronar i perjetshem i gjithckaje ne 25.000 metra katerore....Me vjen turp me qene pjester i shoqerise ku komandon nje bythemut!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            PRIMARET:Eshte nje loje,eshte nje marrezi,eshte nje tallje.Nuk ka primare askund. Vetem ne SHBA zhvillohen primare per te zgjedhur nje kandidat per president nga dy partite e medha amerikane.Kjo shpikje,loje e Berishes tashme eshte e dale boje si tallje.Per fat te keq,stani i gomereve te PD-se ne qender dhe ne rrethe vazhdon te besoje te kjo loje.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje