Këshillë për opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri? Meta: Nuk kam asnjë, ata kanë bërë gabime fatale

21 Maj 2022, 11:44Politika TEMA

Këshillë për opozitën për zgjedhjen e presidentit

Në një konferencë për mediat këtë të shtunë, Ilir Meta ripërsëriti sot akuzat ndaj disa përfaqësuesve të opozitës, të cilët sipas tij kanë bërë krime që bëhen një herë në 100 vite, duke iu referuar lënies së mandateve apo edhe bojkotit të zgjedhjeve.

 

Pyetje: Ju keni pasur një rol proaktiv ndaj opozitës, në kushtet e negociatave për presidentin e ri çfarë këshillash keni për opozitën?

Meta: Nuk kam asnjë këshillë për opozitën se ka bërë gabime fatale, pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati thellësinë e gjykimit si ishte djegia e mandateve bojkotoi i zgjedhjeve e bojkoti i reformës në drejtësi.

Këto nuk janë gabime por krime që nuk bëhen një herë në katër vjet, por një herë në 100 vjet.


Nuk kam asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    PS dinë cila është pika pozitive që duhet të ketë Presidenti arrdhshëm., presim me padurim të jemi në dijeni se përse ky person.

    1. E
      EMIGRANTI

      Zoti M..A pse nuk paske asnje interes per e presidentit,valle nuk dote jete dhe PRESIDENTI yt. Ke qen ne,je e do te jesh politikani me qelbelt i vendit tone.

      Lini një Përgjigje