Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin “Qytetar Nderi”, Ali Ahmetit

30 Prill 2024, 10:54Politika TEMA

 

Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin “Qytetar

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës do të miratojë sot dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Ky titull do t’i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor.

Ali Ahmeti njihet si njeriu i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ai është pagëzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë. Propozimi për shpalljen e tij qytetar nderi është bërë mbështetur në rolin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku ai luajti një rol kyç në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.
Gjithashtu, në vlerësim të rolit të tij si lider i partisë BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), duke ndihmuar në përpjekjet për të zgjidhur konfliktet etnike dhe për të ndërtuar një shoqëri më të harmonizuar dhe më të bashkuar.
Kontributi i Ahmetit reflekton vlerat e përbashkëta shqiptare për respekt dhe mirënjohje ndaj atyre që kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit të shqiptarëve në politikën rajonale.

3 Komente

  1. A
    Adriatik.

    E meriton te shpallet Qytetar Nderi i Tiranes z.Ali Ahmeti. Por shpellaret e Rithemelimit dhe te Partise Lirise do te bejne pis kete ngjarje.U shofshin se jane faree e keqe.Ndotin ambientin e kryeqytetit.Policia te nderhyje me forcen e ligjit kur ata kryejne vandalizma ne drejtim te godines e bashkise.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une i Qimi Pekes

      Jam kunder ne fillime duhet dekoruar xhepisti i Tropojes Sali Lushaj pastaj jevgu Kerrici dhendri socialist pastaje paçe pilafe i mbaruari Klevis dhe medyljen me te larte Bibilushi Blushi haaaaaa humore rrugesh

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Shumë mirë është bërë, por veç këtij nderi, meqë kontributi i zotit Ali Ahmeti, më shumë se ndonjë kontribut specifik për qytetin e Tiranës, kur si rregull jepen edhe këto lloj titujsh, mendoj se meqë kontributi i tij, më së shumti është kombëtar dhe si i tillë i jashtëzakonshëm, nëse ende nuk i është akorduar (nuk do ta besoja), a nuk do duhej ta bënte këtë Presidenti i Republikës, si psh. me akordimin e dekoratës e "Flamurit Kombëtar" apo "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"? Mesa mbaj mend, më herët, ky nder i merituar i është bërë filozofit dhe patriotit të madh nga trevat shqiptare të MV, të paharruarit Arbër Xhaferri, njëherazi firmosës i Marrëveshjes së Ohrit në prill 2001.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje