VIDEO/ Koalicion opozitar në zgjedhjet e 11 majit, Shehi: Të mblidhemi në listë të përbashkët, larg Berishës e Metës

17 Janar 2025, 15:40Politika TEMA
VIDEO/ Koalicion opozitar në zgjedhjet e 11 majit, Shehi: Të mblidhemi

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi në një konferencë për mediat bëri thirrje sot për bashkim të opozitës në koalicion të gjerë me një listë të përbashkët të hapur me konsensus, ose në të kundërt të presin radhën tek lista tjerë, atë që e përcakton Berisha nga selia blu, bashkë me Metën nga qelia.

Shehi zbuloi se brenda janarit do të finalizojë marrëveshjen me disa aleatë opozitarë, duke bërë bashkë pas divorcit me vulën, edhe Lulzim Bashën me Enkelejd Alibeajn.

“Lista është e përbashkët, është e hapur. Eshte shans i madh që ka opozita alternative, nëse s’ kanë ide të tjera të shkojnë te grupi Berisha apo Meta, sesa të bëhet rromuj me 700 lista që mos ta marrin vesh i pari te dytin.

Po negociojmë me të gjitha grupet që janë brenda parlamentit dhe pothuajse kemi rënë dakort me Alibeajn, grupin e Bashës apo të tjera që janë brenda në parlament. Pothuajse po e mbyllim këtë punë. Kur të nënshkruhet marrëveshja që besoj brenda këtij muaji, do ta bëjmë zyrtare”, tha Shehi.

I pakënaqur, por optimist u shfaq kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për votën e diasporës. Ai u kërkoi emigrantëve të regjistrohen masivisht brenda afatit për të votuar më 11 maj, edhe pse shpreson që nga jashtë të vijnë vetëm 60-70 mijë vota.

7 Komente

  1. r
    robi

    Mos harroni dhe particken e Sali Shehut te Frd se ka elektorat te madh rreth vetes, Kryetarin , sekretaren dhe rojen e godines qe spiuni Agush perpak i mxorri shpirtin kur la zyren e shtetit si i.lajthitur dhe shkoi te zyra e FRD s dhe u perlesh me policet bashkiake si rrugac dhe kjo tregonte nivelin e ulet qe kishte si njeri. Desh i nxorri shpirtin rojes fakir, mezor ja hoqen policet nga dora. Keshtuqe pritet qe Sali shehu te dale force e dyte ne keto zgjedhje taman se leshelija e spiunit Agush ne zgjedhjet e 2017 ku me ndihmen e banditit Altin Hajri ne kerkim nderkombetar nxorri lesheline force e dyte ne Hardhishte me votat e blera nga Altin krimineli. Sot leshelija ne Shijak e hardhishte ka vdekur per kete dynja.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Te njejtat fytyra njesoj si Saliu dhe Meta, por te mbledhura ne nje tjeter pjese te mutit te ndare te kesaj opozite te deshtuar. Keta qe te gjithe kane qene ne politike qe ne fillimet e 90's dhe bejne morale e nuk qerrohen. Nuk sjellin asnje ndryshim keta, vec duan te marrin pjesen e tyre. Kesaj opozite te vjeter e te re te ndare ne shume copa muti nuk ia vlen te japesh asnje vote. Dielli i tyre eshte pare qe ne mengjes dhe kurre nuk ka ndricuar.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noc Fasllia

        Ne tribune 2 spiuna sigurimi Dash Magazinjeri

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noc Fasllia

          Ne tribune 2 spiuna sigurimi Dash Magazinjeri

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noc Fasllia

            Ne tribune 2 spiuna sigurimi Dash Magazinjeri

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me prokurë të posaçme

              More, a dini gje se ku po behet Shpetim Idrizi se ka kohe qe nuk po ndihet fare. Apo PDIU, partia e tij, ka ndermend te garoje e vetme?

              Përgjigjjuni
              1. e
                e po...

                Ja, po deshe voto per Dash Shehin, me Dulen e llapa me byhten prapa; e mbani mend Dashin kur ishte zevendesi Meksit? Ngeli neper lokalet e Tiranes ato kioskat buze Lanes duke pire raki dhe bodigardet i perdorte per te rrahur ata qe e veshtronin ne lokal: ej pse veshtron ti ?! Nuk votoj sa te zhduken keta njerez qe e ropen ate vend.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje