Koçiu sulmon Berishën në Kuvend: Mbylle sytë për policët e lënduar, je gënjeshtar patologjik

12 Shkurt 2026, 12:08Politika TEMA
Koçiu sulmon Berishën në Kuvend:  Mbylle sytë për

Debati në Kuvend u tensionua sërish këtë të enjte, pas akuzave të Sali Berishës lidhur me protestën e fundit të opozitës dhe të plagosurit gjatë saj. Ndërkaq, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një replikë të drejtpërdrejtë e akuzoi Berishën për nxitje dhune dhe për shpërfillje ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit që, sipas saj, mbetën të lënduar gjatë përplasjeve.

"Tani kam një përgjigje për zotërinë që ishte këtu, që në fakt është nder i madh ta quaj zotëri. Siç ishe zotrote në spital, edhe unë isha në spital, por ti zgjodhe të mos shohësh policët. Ti zgjodhe të mbyllje sytë. Shko e shikoji të gjithë policët që ishin të shtruar e morën shërbim, dhe janë edhe sot. Po, po, asnjë, sepse je gënjeshtar patologjik, i nderuar, je gënjeshtar patologjik, përveçse je dhunues e një porositës kronik i dhunës, i derdhjes së gjakut. E ke në gen atë gjakun që do ta derdhësh me patjetër. Përveç këtyre, mbyll sytë e gënjen nga mëngjesi në darkë. Po si s’të vjen zor?! Zor pak nuk ke? Shkove në spital, pse nuk i takove policët? Policët u dhunuan sepse u porosit dhunë nga ajo protestë që organizove zotrote. Dhe të kesh turp që vjen këtu e në vend të kërkosh ndjesë e të distancohesh nga dhuna e ushtruar ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, vjen këtu e thua se asnjë punonjës nuk u godit! Po pak turp, nuk ke? Po zaten prandaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat aty, në dollap i ke. Dhe sigurisht nuk ke marrë drejtësi deri më sot, por shpirtrave nuk u shpëton dot, shpirtrave të të gjithë atyre që ke dhunuar, ke përgjakur, e ke vrarë, nuk u shpëton dot! Do të të përndjekin!"

5 Komente

  1. T
    Tellalli

    Të lumtë goja, zonja ministre, po kujt ja thua ? Ai nuk ka as cipë e as turp .

    Përgjigjjuni
    1. F
      Forster

      Moj zonje e nderuar pse merri ne parlament me ore te tera me shou-bizit e Sali-Karaxhtchit ju jeni deputetet qe u zgjodhi populli dhe qe perfaqesoni 3/4 e parlamentit .Pse nuk e vute kusht Saliut Kush eshte i denuar nga U.S.A dhe Anglia s'ka te drejte te zgjidhet deputet ?Ti si Ministre pse e mban policine te tredhur ku dalin policat per te mbrojtur Saliun dhe jo per te bere detyren ku digjen e pervelohen dhe Saliut s'i hyn as gje ne kembe .Pse nuk i ben kallxim penal ne gjukate ?Apo ai ben veze te kuqe,apo ju nuk e njifni ate por merri me llogje Demokracia ka ligje dhe jo Maliqe por veproni ne baze te ligjit dhe mos u merrni me perrallat e Plakut-Mere kur perendimi e nxorri Non-Grata dhe ju e futet ne parlament u djeg dhe ju pervelon dhe ju e mbani sehir harram vota e popullit.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dima.com

        Bravo Froster!Topi si luan mendimet e tua!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli i vocer me gjysme opinge

          Mistrja Kociu Bravo qe ja numerove nje per nje atij Burishes.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama ti leshoje vendin Ministers Kociu

            Ministrja Kociu eshte nje zgjedhje e mrekullueshme per Kryeministre. Rama duhet te behet President ose minister i jashtem.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje