Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren, Peleshi ndërpret seancën: Kthehemi kur të vendoset rendi në sallë  

12 Shkurt 2026, 10:55Politika TEMA
Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren, Peleshi ndërpret

Vetëm pak minuta pas nisjes, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë për 5 minuta seancën plenare.


Kjo për shkak se Sali Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren dhe nuk pranonin që të uleshin në vendet e tyre.

Peleshi iu drejtua disa herë Berishës duke i kërkuar që të ulet në vend, ndërsa më pas tha se do të shkohet në një pushim prej 5 minutash deri sa në sallë të vendoset rendi.

Lini një Përgjigje