"Të ftojmë të vetë-propozohesh si kandidat", Shehaj fillon takimet për zgjedhjet bashkiake 2027

11 Shkurt 2026, 22:40Politika TEMA
"Të ftojmë të vetë-propozohesh si kandidat",

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka nisur takimet përgatitore në kuadër të zgjedhjeve bashkiake të vitit 2027.


Gjatë takimit në degën 7 në Tiranë, Shehaj ka ftuar mbështetësit dhe qytetarët e angazhuar të kandidojnë nën logon e Partisë Mundësia me qëllim kontributin në ndërtimin e një qeverisjeje vendore të ndershme dhe në shërbim të njerëzve.

 

"Zgjedhjet bashkiake po afrohen. Po evidentojmë kandidatët e Partisë Mundësia në të gjithë këshillat bashkiake. 50 mijë votues kanë votuar për Partinë Mundësia zgjedhjet e fundit. Këtë vit, mbështetësit tanë janë rritur. Nëse je një prej tyre, të ftojmë të vetë-propozohesh si kandidat për këshillat bashkiakë", deklaroi Shehaj.

Sipas tij, zgjedhjet bashkiake janë një mundësi reale për t’i kthyer pushtetin komuniteteve dhe për të nxjerrë në pah njerëz me integritet dhe vizion për zhvillimin lokal.



Turi i takimeve me mbështetësit e "Mundësia" nisi nga dega 7 në kryeqytet për t'u shtrirë më pas në të gjithë Tiranën dhe qytetet e tjera të vendit.

4 Komente

  1. V
    Vigjilenc observation

    Kryetari i Partis Mundēsia dhe deputet i Parlamentit, pērdor adoleshente 1m50 cm, nē fushat elektorale dhe pēr firma peticionesh.Duke ngritur çadra si para xhamis te sheshi Skenderbej po dhe para ministris sē brēndēshme.Kjo praktik seksiste dhe joshēse tē marri fund nga synimet e tija vetjake.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rems

      Hidhni balte o Vuqiqa

      Përgjigjjuni
    2. K
      K

      Po ik ore kopje e Saliut na cave bythen me ato ulerimat e tua si i luajtur. Ju mender te rinjt si llapaqeni Tik Llapa edhe ti kujtoni se fiton ai qe uleret me shume.Kopje e Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agroni i Hoxhës

        Kryetari i partisë Pamundësia , Agron i Shehut , që të bëhet kryetari Mundësisë, duhet të rritet akoma se ka shumë pak mundësi për tu bërë kryetar i madh . Me që Diellzës do ti ndryshohet imazhi , mirë do ishte që imazh i saj të vendoset surrati i Agronit që ti rriten ca kredencialet në popull , që të mund ti afrohet cilësive dhe karakterit të kapobandes së opozitës .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje