Deputeti i PS Admir Kadeli tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli se gjatë protestës së opozitës u përdorën armë që dëmtojnë njerëz, jo thjesht molotovë. Kadeli u shpreh se opozita po përdor flakën e protestave për të kamufluar mungesën e njerëzve.
“E drejta për të protestuar mbrohet me Kushtetutë dhe deri aty jemi OK, por në momentin që ata përdorin armë, sepse ato nuk ishin molotovë, ato ishin armë që dëmtojnë njerëz, molotovi është një shishe qelqi që bën një shpërthim dhe hap flakën. Ndërsa këta ishin me shishe plastike dhe tritol aty. Me atë kapsollën që është në kufijtë e tritolit. Opozita në fakt s’ka një platformë, thjesht përdor flakën e protestave thjesht për të kamufluar mungesën e njerëzve”, tha Kadeli.
Nese ato qe u hodhen kunder policies nuk ishin arme qe vrasin, atehere edhe policia të beje të njejten gje, le tua hedhi dhe te Quhet nje loje me të hedhur. Ndryshe ne burg