
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka qenë një nga emrat më të lakuar të kandidaturave të propozuar nga grupi parlamentar socialist, për Presidentin e ri të vendit.
E ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, ajo tha se ndihet e nderuar dhe e mbushur me përgjegjësi nga kjo gjë, ndërsa shtoi se kushdo që do të jetë në krye të atij institucioni duhet të jetë garantues i unitetit kombëtar.
“Kjo është një gjë shumë emocionuese, shumë prekëse, më mbush me përgjegjësi. Besoj që është një gjë që nuk e di nëse e kam merituar, por dua të falenderoj këdo që e ka shprehur këtë dëshirë.
Këdo te grupi parlamentar që ka votuar emrin tim dhe më pas gjërat e tjera do të rrjedhin normalisht. Uroj shumë se kushdo të jetë në krye të vendit, të jetë garantuesi i unitetit kombëtar, i Kushtetutës.
Pa qenë nevoja të themi është grua apo burrë, në fund apo në fillim të karrierës. Sigurisht ti ndihesh baba ose nënë i kombit nëse ke një moshë të caktuar, pasi edhe kufijtë Kushtetutës janë që duhet të jesh mbi 40 vjeç, të kesh disa cilësi që të bëjnë të mundur që t’i përafrohesh atij identikit”, tha Kodheli.
Më tej, ish-ministrja zbuloi se nuk beson që e meriton të jetë në krye të shtetit, ndërsa shtoi se këtë gjë nuk e ka diskutuar me kryeministrin Edi Rama.
Mimi for President
Do te bejme me zor. Aty, ne Presidence le te te plasi koka. Nuk ke rruge tjeter... Pa na thuj i çik...pse mendon se nuk e meriton ? Ca ke ba, qe nuk e ndjen vehten te meritume ?
Me thene te verteten ,ti vete e thua qe se meriton presidentin! Jo vetem nuk e meriton kete post te larte ,por ne mendimin Tim nuk meriton te jesh as deputete! E me treguar vetem ,kur premtoje do Bej kete do Bej ate, do coj imamin prapa hekurave, do Bej reforma ,do shikoj tenderat e uniformave kush ka abuzuar etj etj, a na thua cfar bere ne kete periudhe!?!? Na thuaj vetem nje aritje tenden ne min e mbrojtjes????! Po parada me ushtrine dhe armet e enverit ,eshte e vertete qe ishe njish! Ishte si ushtria e haxhi qamilit ne kohen tende o Mimi, prandaj mire thua qe nuk meriton asgje prej gjeje! Kush te ka treguar pralla me president dhe ti kujton vertet?!?!?!?
Realisht nuk e meriton, sepse nuk je e thjeshte, perkundrazi reflekton vetsiguri deri ne tangerllek.