
Është prezantuar sot nga Kryeministri Rama nisma digjitale për bankat e nivelit të dytë për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve.
Kryeministri Rama tha se ka ardhur koha që bankat e nivelit të dytë t’i bashkohen Revolucionit Digjital, për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve të epokës së vjetër, njësoj siç u bë me shërbimet publike me dokumente
“Siç duhet ta dini prej 1 Majit të gjitha shërbimet ofrohen online, plot 1225 shërbime për të cilat aplikohet dhe merret përgjigja online me nënshkrim apo me vulë elektronike. Mbeten vetëm 5% e shërbimeve për të cilat është e nevojshme prania e personit.
Teknologjia akoma nuk na ka dhënë ndonjë zgjidhej se si mund të martohemi online, p.sh., po do e ketë një zgjidhje dhe kjo besoj.
Kur vjen puna te bankat ne jemi të fundit në rajon, se në pjesën tjetër po se po. Të jemi realistë kjo është mospërputhje dramatike me aspektin tjetër të gjithë punës së sistemit bankar.
Radhët në dyert e bankave që në mëngjes me njerëz që i orienton një roje nuk janë të denja për shekullin ku jetojmë.
Ndërkohë jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Çdo muaj në datën 14 shumë sipërmarrje shkojnë nëpër banka për të paguar TVSH. Prapë çdo datë 20 për të paguar sigurimet e punonjësve, një ritual që nuk besoj që ju vjen mirë dhe juve, ndërkohë që është konsum kohe energjie, nervash e imazhi në tërësi, i denjë për vite e vite të shkuara, jo më për kohën ku jetojmë e ambicien ku duam të jemi.
Qytetarët ankohen gjithmonë e më shumë për bankat, ashtu si sipërmarrësit,” tha Rama.
Të pranishëm janë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Ide shume e mire qe bankat te behen online sepse do jete nje lehtesim shume i madhe per ne.Urojme te behet sa me pare
Bankat jane online ne te gjithe boten por te gjitha bankat pa perjashtim neper bote jane te hapura per cilindo qe ka nje problem apo cilindo qe depoziton,terheq apo ben ndonje pagese ne monedhen Euro apo dollar etj. Disa banka kane dhe security private ose polic per cdo rast. Keshtu funksionon deri tani bile kam degjuar qe edhe ne Amerike eshte e njejta gje.
Shyqyr qe fole njehere tamam
Ndryshimi i teknologjisë është i domosdoshëm, për sa kohë paisjet aktuale mbështeten në teknologjinë 2G/3G dhe po zëvendësohen në të gjithë Europën se lam nam duke ngel mrapa , ky shyqyr ben ndryshime
Te presesh nga 2 ore per te mbaruar pune ne banka eshte shume e lodhshme , aman ndryshojeni sa me shpejt
Shume e drejte.....mblidhua se po bejne qef me kosto minimale.....
aman duhet te marre fund sa me shpejt sepse ato bankat po na e sosin durimin
te aplikohet kjo gje edhe nga ana e bankave sepse skemi ndermend te rrijme ne vend e numero
metodat ordiener te se kaluares me radhe ne sportele e banka etj ,duhet te mos jene me .qytetaret duhen rrespektuar si njerez dhe jo perdorur si Skllever ne radha , e cila i imponon (psiqikishte ) te ndihen Skllever ,pa vlere ne ate shoqeri dhe nji Sportelist te zakonshem (por edhe abuzues) si Dikushi ,qe ne te vertete s'eshte me shume se vet qytetaret e thjeshte . Pra zhdukja e radhave ne sportele banka e kudo , i kthen edhe Dinjitetin qytetarit duke e trajtuar si Njeri . Rrespekt zotnia juej KM i Shqipnise
Do ishte fantastike po te arrihej kjo gje .
Sa me shpejt te aplikohet nga banka kjo nisme aq me mire per ne. Nuk na ha me as kohe dhe nuk na sorrollatin neper sportele
Privati ben mire ti bashkohet nismes qe ka ndermarre shteti pasi do sjelle shume lehtesira tek qytetaret. Sherbimi online eshte zgjidhja me e mire per te shmangur rradhen e gjate neper banka
Bankat duhet te bashkohen me nismen qe ka nisur qeveria pasi do ishte lehtesim i madh per te gjithe ne
Rradhet ne banka jane shume te lodhshme dhe Rama ka menduar per zgjidhjen e duhur.Ne kete menyre kursejme kohes sepse jemi ne pun dhe smarim dot leje cdo dite.
Esht nje mendim shum i mir qe edhe bankat te perfshiheshin ne sherbimet online sepse do i lehtesonte shume qytetaret
Te hante shum koh 1 dokument i vogel qe do merrje. Tani e ben nga telefoni dhe e ke diten para
Sherbimet online jane shume sukses dhe nuk ka me pritje ne radhe dhe skemi pse te drejtohemi nga roja ashtu sic e thoni dhe ju zoti Rama kur mund te mbarojme pune vete dhe shpejt.Shpresojme qe dhe bankat t’i bashkohen kesaj nisme????
Me ne fund shpresoj te realizohet sa me shpejt se na u shpif vedja ne ato rradh te gjata
Sherbimet shteterore kane marre nje drejtim krejt ndryshe nga c ishte katandisur me pare nga administrata e plakushit te botes se pertejme. Kjo ne te njejten kohe vlen per bankat pasi hiqen radhet e gjata neper sportele
Flas per Vloren.Cdo mengjez te banka tregetare ne shesh te flamurit behet miting.Lipsur qofte ai sherbim
Gjermania ka marrë nga ne 10 miliard euro, ndërsa neve na është zbritur 10 x nga 30 milion euro,fonde të saja për ballkanin.
Nje bravo te madhe z rama! Sa me shpejt AQ me mire! Fillim I veshtire por I domosdoshem! CDO gje e mire duhet pershendetur, dhe kjo pershendetje ju takon konkretisht juve! Me CDO sherbim online ,deri tek biletat e atobuzeve ( si para treqind vjeteve si letra higjenike) ju I Jeni here nje nder shume te Madh shqiptareve, dhe mjafton vetem kjo qe ju duhet te vazhdon qeverisjen. Ne kemi nevoje per ritje pensionesh, pagash, demshperblimesh, mjeksore, ushqimore etj por ,ju mendoni ta beni kete vend te lumtur dhe popullin te jetoje me dinjitet ,kete se luan as topi! Por vazhduat keshtu do te mbeteni ne historical si KM I denje I shqiptareve. Jo si nano, berisha ,meta qe e shkateruan shqiperine!
Po kjo eshte nje kerkese e kohes por ju nuk keni pse thoni shyqyr qe shpetuam nga radhat. Shikoni sa radhe mbajne njerzit per te hilur ne autobuz ne Amerike?? Po neper banka apo sportele te tjera??? Rrine me ore neper radha kudo por pordhet tona nuk na lene ne dhe gjithmone jemi kapur pas radhave qe Berisha dhe Pd i quante radha komuniste. A pikaaaaa komunizmit Berishjan.