
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri,deklaroi se në negociatat për emrin e ri të Presidentit, Enkelejd Alibeaj vijon të përfaqësojë Grupin Parlamentar të PD-së. Gjiknuri nënvizoi se procesi I negociatave për presidentin ka një format zyrtar.
“Procesi i negocimit ka në format zyrtar se si zhvillohet. Do të thotë që janë grupet e njohura të regjistruara në Kuvend ,por unë besoj se nuk e pengon qoftë dhe grupimin që është në Kuvend, që është i njohur zyrtarisht të dialogojë me të gjithë copëzat e PD sepse ata vetë kanë thënë që ne jemi në një proces që po mundohemi të bashkohemi. Pse të mos jetë dhe ky një proces bashkimi që përfaqësia e tyre zyrtare në tavolinën e negociatave të dalë me një kandidat. Ka procedura se si certifikohen se mund të ketë shumë vetë shkarkime dhe vetë shpallje. Në Kuvend ka disa procedura. Dhe për aq kohë që Alibeaj përfaqëson opozitën dhe është kryetari i grupit të asaj force. Do të jetë në tryezë. Unë nuk di të jetë shkarkuar Alibeaj. Se çfarë ndodh në PD është problem i tyre. Unë them që të gjejnë brenda tyre me negocim.” tha Gjiknuri.
Ai nënvizoi se Berisha mbetet një person “non grata”. “Nëse Alibeaj kërkon të bashkojë grupin e PD me një emër të Presidentit është në rregull. Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik. Por nëse Alibeaj me të tjerë, se vetëm Berishën dimë “Non Grata”. Por nëse ata vijnë pas Alibeaj për një kandidaturë që i bashkon ata. Unë e mirëpres. Të mblidhet të diskutojnë brenda PD. Hodha një ide.” tha Gjiknuri.
Si ka mundësi të jeni kaq të paftyrë?! Saliu non grata jashtë Kuvendit ok deri ktu Po djali i çifes?? Kush ja dha votat? Se as sot mas 1 viti sja di emrin por është deputet! Jashtë doktori i çmen po dhe çuni i çifes se s'ka kuptim
Hasoni, prej betoni: eshte ekonomi tregu , akoma s'e ke marre vesh ti. Edhe une po te kisha leke do paguaj qytetare dhe do behesha deputet, pastaj do merrja tendera, do ndryshoja ligje ne parlament dhe sikur Saliu Sheqeres te me jepte nja dhjet miljone euro, do ti perdorja qe te behesh ai sot president. Juve edhe u ha edhe u percellon kur u a kruajne. Ky eshte sistemi, pavaresisht se çfare thuhet e çfare behet. Nje pjetje kam une per ty teveqel: pse nuk arrestohet nje kriminel, tradhetar dhe hajdut si Sali Berisha? Ta jape une pergjigjen? Sepse Saliu Sheqeres ka para dhe me to te mbyt fare. Ka menduar me kohe per kete dite ai. E di ate historine? Di te vjedhesh? Di. Po te fshehesh di ? Jo. Mos ha mut atehere. S'e kam per ty.
Ramës i intereson amatori Politik Alibeaj, se kurorzon me sukses dhe dy mandata të reja si Kryeministër i Shqipëris.