
Duke folur në Konferencën e 18-të të kryetarëve të parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane, kryeministri Edi Rama u ndal mes të tjerash edhe tek marrëdhënia me vendet e rajonit. Kryeministri kujtoi fjalët e gjyshes së tij, teksa theksoi se fqinjët nuk mund t’i zgjedhim.
Rama tha se duhet të rritemi dhe të harrohen rrëmujat e së shkuarës, siç e quajti ai,duke iu referuar kështu marrëdhënies së shqiptarëve me serbët.
“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, ‘komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjeshtë një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin.
Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Sa e madhe është humbj për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh kryeministri.
Nga ana tjetër, atë që po ndodh në Ukrainë, Rama e quajti si mësim të jashtëzakonshëm. Kreu i qeverisë vuri theksin te rruga e paqes.
“Ajo që po ndodh sot në Evropë, jo larg prej këtej, në Ukrainë është një mësim i jashtëzakonshëm. Të vazhdojmë të ecim në rrugën e paqes, për të shmangur rënien në kurthet e së shkuarës. Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë historinë tonë.
Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ta bëjmë këtë bashkëpunim në vlerë të shtuar. Nuk ka aspak dyshim se individualisht jemi më mirë sot seç ishim më parë, por së bashku ende po humbasim shumë nga potenciali ynë për ta bërë jetën shumë më të mirë”, u shpreh ai.
Vazhdon të bëjë avokatin e Serbisë ky. Askush nuk nuk do që Serbinë ta zhdukë nga faqja e dheut dhe nuk është e kërcënuar nga askush por Serbia është ajo që vazhdon me pretendime ndaj fqinjëve (për këtë arsye edhe po armatoset e jo për vetëmbrojtje siç thot avokati i Serbisë Edi Rama) . Është Serbia që asnjëherë nuk është distancuar nga e shkuara e tyre gjenocidale ashtu si miku i Ramës,Vuçiç nuk e ka gjykuar të kaluarën e tij si bashkëpunëtor i kriminelit të luftës Vojisllav Sheshel, prandaj boll më këto idiotizma se atyre që po iu flet Ti e njohin Serbinë shumë herë më mirë se Ti.
Eshte ajo shprehja me ujkun, por ky (Vucic) … as qimen nuk e ndrron. ????????
Vazhdon të bëjë avokatin e Serbisë ky. Askush nuk nuk do që Serbinë ta zhdukë nga faqja e dheut dhe nuk është e kërcënuar nga askush por Serbia është ajo që vazhdon me pretendime ndaj fqinjëve (për këtë arsye edhe po armatoset e jo për vetëmbrojtje siç thot avokati i Serbisë Edi Rama) . Është Serbia që asnjëherë nuk është distancuar nga e shkuara e tyre gjenocidale ashtu si miku i Ramës,Vuçiç nuk e ka gjykuar të kaluarën e tij si bashkëpunëtor i kriminelit të luftës Vojisllav Sheshel, prandaj boll më këto idiotizma se atyre që po iu flet Ti e njohin Serbinë shumë herë më mirë se Ti.
Visi, ne radhe te pare gjyko te birin e Sheqeres per krimet dhe tradhetin 30 vjeçare ne shtepine tende, pastaj hidhu tek gjitoni. Kur te veshe para pergjegjesise dhe te denoshe Sali Berishen, atehere te lind e drejta qe te kritikosh apo te denoshe edhe Edi Ramen qe ka bere shume per Shqiperine, por ka bere dhe keq duke deformuar historine dhe shtuar histerine e bashkepuntoreve te nazi-fashizmit te djeshem. Atehere, une po te kem kapele, do ta heq para teje duke te kerkuar falje qe te kritikova. Po jo keshtu se shume shqiptare dhe komentues jane kthyer ne llafolloge dhe "atdhetare" pa atdhé. Kjo varet dhe nga niveli, karakteri dhe perkushtimi serioz qe kane per çeshtjen per te cilen diskutojne. Doni te kontriuboni per çeshtjen, beni me te miren duke vene logjiken perpara dhe jo emocionet dhe cmiren. Dhe me kryesorja eshte se duhet kerkuar tek vetja qe te imponosh tjetrin ne kushtet e paqes. Njerezit kane nevoje per qetesi dhe zhvillim qe pa njeri tjetrin nuk bejne dot ne kushtet e ekonomise tregut.
Pavarsisht se cfare kane bere te paret tane,vertet kosova ka vuajtur ama shume kohe me pare tani te gjitha vendet duhet te bashkpunojme bashke per lumturine e popullit tone te kemi nje vend sa me te qete dhe ne mbare boten te mbizoteroj paqja
Fiks jane ato fjalet e gjyshes.Ose me sakte kur u ndane keto na rane
Mos harroni proverbin: "Gardhi i larte dhe i fortë, Bën fqinj të mirë” Nëse fqinji sot të vjen dhe të shkul një hu a dërrasë të gardhit dhe ti rri sus me duar në koqe, nesër të vjen brënda në shtëpi dhe të merr cucën pa ja bërë syri tërr! Rama nuk mund të bëj vëllam Vuçiçin duke shkëmbyer e pirë gjak nga viktimat e Kosovës. Para se t'i hapi kufinjtë me Serbinë duhet t'i thotë Vuçiçit t'i njohë ato kufinj. Mama Merkel e shiti Kosovën sepse i fliste Putini në rrëzë të veshit. Brukseli e kishte shitur atë shumë kohë me parë se aty bejnë ligjin lobet shekullore proserbe. Kush janë miqtë e Ramës në Evropë? Macroni? Një albanofog dhe islamofob! Do ta fusë në BE Serbinë gonocidiste, kasapen e Ballkanit dhe të Kosovës, me shumë kënaqësí dhe elozhe menjëherë dhe ka për ti lënë Shqiperinë dhe Kosovën të lypin e luten tek dyert e Brukselit, ndërsa Serbia do verë veton Jo! Mirë fqinjët nuk i zgjidhkëshim, po miqtë personalë a mund t'i Gresham? Rama do kishte qënë më i pranueshëm nëse do të na thoshte: ”Dora që s'mund të kafshohet, puthet!” Apo këtë proverb nuk ja ka mësuar gjyshja, por e ka mësuar vetë, qëkurse e masakroji Berisha me bandat e veta. Rama e ka lënë në baltë Kosovën!
Sic ka thene dhe Rama”Eshte nje moment shume i rendesishem per te gjithe historine tone” Duhet te harrojme te shkuaren
E mër Ramë! Para se t'ua thuash këto fjalët e gjyshes atyre që mundohesh t'i bindësh për drejtësinë e linjës tënde me Serbinë, thuaja njëherë Vuçiçit. A do donte zemra e tij që fqinjët shqiptarë të ishin "komshij të lumtur"? Ne e dimë që zemra e tij e ka plagë humbjen e Milosheviçit përballë shqiptarëve të Kosovës, sepse e përjeton edhe si humbje të vetën (qe zëdhënës i Milosheviçit apo jo?). Si i bëhet me komshiun tënd që bëhet i lumtur vetëm nëse gllabëron ty zoti Rama? Profkat parimore janë mijëra vite dritë larg natyrës së egër njerëzore, kur këto egërsia, pa qenë e mundur t'i zgjedhësh, rastisin të jenë fqinji yt.
Sic tha z Rama e shkuara eshte e shkuar. Duhet te fokusohemi ne te tanishmen pasi me ane te bashkepunimit do te arrijme edhe ne lumturi si popull. Keshtu vazhdo me punen zoti kryeminister.
Urrejtja nuk eshte e mire per askend se vetem grindje sjell . Me mire te shohim terezine tone qe te ecim perpara .
Un mendoj ne duhet te punojme me te gjitha vendet e rajonit qe te zhvillohemi te gjithe se bashku
Fqinjet sna kane bere asgje te keqe , nuk te pyet njeri si ke qene po si je
Bejme mire ta harrojme te shkuaren dhe te mendojme per interesat e secilit vend. Marredheniet e mira dhe bashkepunimi me shtetet fqinje sjellin vetem perfitime per ne
Mire e ka.Tani ne e kemi Serbin shtet fqinj dhe na intereson te mbajme maredhenie te mira me ta.Bashkepunimi dhe marja e vendimeve me llogjike do ta coje vendin para.
Mjafton te jemi te bashkuar dhe cdo gje do shkoje mire!Te perqendrohemi te momenti dhe ta harrojme te shkuaren!
E shkuara duhet te mbetet ne te shkuaren fqinjesia e mire eshte per nje te ardhme me te mir per te gjith ne
Si gjithmone me pune dhe durim do arrihet cdo e mire ashtu sic kemi pasur perfitime deri tani. Jemi teper koshient per cdo pune e projekt qe qeveria ka realizuar per vendin tone
Organet e Sërbëve në Burrel, do ja japim Zelenskyt për ushtarët e tijë të plagosur.