Alfred Moisiu: Nuk e lë njeri "gjyshin" Berisha të rikthehet në pushtet, ai bëri 97-n dhe shkatërroi Shqipërinë

6 Maj 2022, 09:38Politika TEMA

Alfred Moisiu: Nuk e lë njeri "gjyshin" Berisha të rikthehet

“Berisha nuk do të rikthehet, shqiptarët nuk do ta lejojnë”. Kështu shprehet ish-presidenti Alfred Moisiu në intervistën e dhënë për gazetarin Dritan Hila, në Shqip në Dritare TV. Ja çfarë thotë ai për Berishën në politikë.

“Është folur shumë për rikthimin e Berishës. Kam pasur konsiderata për Berishën, por duhet të gjykojmë aktualitetin. Kujt i shërben tani rikthimi i Berishës, kjo që ai po bën? Ai këtë e bën për veten e tij, vetëm për të mbrojtur veten.

Thonë që nuk ka fakte për këtë, por nuk është e vërtetë. Ka sa të duash. Mos të shkojmë shumë larg, por le të fokusohemi te ekonomia. Zbatimi i terapisë së shokut te ne, është vrastare, ide shkatërruese. 

Po ju jap një krahasim me Poloninë. 7 vjet më parë kam qenë atje. Ata thanë që ne filluam me terapinë e shokut, por 5 % e zbatuan dhe hoqëm dorë menjëherë. Sot Polonia është një nga vendet më të zhvilluara, jo vetëm në lindje por edhe në Evropë.

Unë kam qenë në Kavajë nga viti 1966 deri në 1971 komandant brigade. E njoh mirë atë zonë, jo vetëm sepse jam me origjinë nga Kavaja. Por edhe sepse kam punuar. Kavaja kishte 12 mijë punëtorë. Për 24 orë ata u zhdukën, mbetën pa punë. 

Kishte fabrika, ndërmarrja e prodhimit të qilimave që kishte 2400 gra dhe vajza që punonin aty. U privatizua thanë, por si? Dikush mori një dhomë, një tjetër mori një copë korridor. Por ajo që një grabitje, jo privatizim. Bandidizëm. Ishte prodhim që eksportohej. Pse duhej bërë kjo punë?

Ne të gjitha i shkatërruam. Pa studim, pa asgjë. Përgjegjësinë për këtë kush e ka? Ti apo unë? Epo, asnjëri prej nesh. Le të ndalemi pak edhe te korrupsioni. Shkollën fillore të korrupsionit e krijoi Berisha. 

Shkollën e mesme e bëri Nano, të lartën Berisha sërish. Si mund të thuash që je i pastër? Më kujtohen thirrjet e para “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ku është tani Shqipëria si gjithë Europa? Kemi 30 vjet që përpiqemi. Ne do të ishim pjesë e NATO-s dhe BE-së me kohë, nëse nuk do të kishte ndodhur ’97. Kush përgjigjet për ’97?

Dikush duhet ta bëjë. Rikthimi i Berishës për ne do të jetë një fatkeqësi, por kjo nuk ka për të ndodhur, pavarësisht përpjekjeve. Jo vetëm se do ta pengojnë të huajt. Janë shqiptarët që nuk do ta lejojnë. Ata nuk janë budallenj. Gjërat kanë ndryshuar, nuk janë njësoj si në ‘90. Edhe Berisha dikur ka qenë i ri, sot është baba, gjysh”, u shpreh Moisiu.

18 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    Rnofte fosilja komuniste (vetem per karriere ka qene komunist, jo se e ndjente si kauze) Sali Ram Brrrrrrriiiisha, ky vorrehapes i Shqypnise. Kosova duhet urgjentisht me intervenu ushtarakisht n Shqypni me çlirue vllaznit e pa hajer shqyptar nga mafija e salihit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agim

      ????

      Përgjigjjuni
    2. A
      Adem Jashari

      Presidenti yne me i nderuar , do jesh ne zemrat tona per patriotizmin , dashurine ndaj vendit e popullit dhe integritetin qe ju karakterizon. Shqiperia ka nevoje per nje president si nderuari Moisiu. Njerez te tille , kemi dhe ata jane shume . Zgjedhja e Presidentit i takon popullit me referendum dhe jo politikes.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kavajoti

        President i nderuar, ish zv/ minister mbrojtje ne kohen e Enver Hoxhes ahahah. O Gjyshi moisi rri mbaj terezine se uyt bir korrier droge ishte pusho se te gjithe njelloj jeni

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albana

          Po si qenkan njelloj mor anonim? njerezit jane te ndryshem, individe unik. Moisiu eshte president I nderuar. Mos beni komente kur nuk dini cfare flisni.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kavajoti

          President i nderuar, ish zv/ minister mbrojtje ne kohen e Enver Hoxhes ahahah. O Gjyshi moisi rri mbaj terezine se uyt bir korrier droge ishte pusho se te gjithe njelloj jeni

          Përgjigjjuni
        3. Q
          Qytetari i Thjeshtë

          Rrenja e familjes ka qene shume e rendesishme dhe Z. Moisiu eshte i nderuar per emrin qe mban dhe nuk e perdhosi kur ishte President, perkundrazi e lartesoi me shume. Fjale pak, i skate dhe mbi te gjitha i dhimbset Shqiperia jone e katandisur si mos me keq keto 80 vitet e fundit nga kucedra komuniste. Respekte President dhe urojme qe ai i riu te jete sa gjysma Juaj!

          Përgjigjjuni
          1. k
            km

            I nderuar eshte vertet ,por nganjehere...ia fut kit.Pse?fill pas 1997,1998 u ricikluar plehra nga vete amerikanet ne 2005.sigurisht ,"me vote ne zgjedhje",por pas dorzomit te QV nga Fatosi Nano,sipas porosine amerikane "je non grata,nuk duhet te fitosh zgjedhjet.Keshtu shkruante shtypi keto dite ,nuk i shpika une.Dhe shtypi...gazetare pa kufinj,cu vjen nga bytha e nxjerrin dhe nga gojaDhe Saliu u ricikluar megjithe "yllin ne ngjitje",bene gerdecit,21janarin,rrugen e kombit,lazaratin...dhe Ja ku Jane ,konkurojne serisht .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pse ja kujton 97-tën ?

              Përse j’a kujton 97-tën Saliut , ai për atë u shpërblye dhe me 8 vite të tjera PUSHTETI . Kush e rikëtheu , populli , ai e ka shpallur NON GRATA që më 92-in, korupsioni i Nanos apo kushtet e PARTNERËVE NDERKOMBËTARË ,”zgjedhje të lira e të nderëshme dhe KALIM PAQËSOR TË PUSHTETIT” ?!!

              Përgjigjjuni
              1. m
                mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                shume mire, harrove m,asterin e korrupsionit shkollen ilir meta , kur se qiva moniken atehere kur vdiste per kar ahhhh do isha bere dhe une me 1 pale shpi

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptar

                  Rreaspekte President Mojsiu! I vetmi President qe kishte kuptim afer Flamurit Kombetar dhe Ushtrise se Nderuar Shqiptare ! Ju uroj nga zemra gjithe te mirat Z Moisi

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taku rrapatushi !!

                    Po praaa se paske q@@@ii..duket muabeti...ja ke fut kot@gmail com

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Komentator Politik ????????

                      Të gjithë ata që shohim në PD sot, janë me firmën e Salës, ndaj sot ish Kryeministri Berisha ka nevoj për firmën e tyre. Mos u bëni mosmirnjohës për një njeri që jetën e tij ja kushtoj mirqënjes së popullit.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Shpresoj te jete ironi kjo qe na paska kushtuar jeten e tij Saliu per te na bere me mire.

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Aleksander

                        Fjal me ven, salis nuk i besohet as me hap e me mydh venin ku lujn fmija.

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          emigranti

                          zoti mojsiu ty te ve faj vetem per drejtesine sepse e le te katandisesh ne kete gjendje duhet te kishe luftuar ti zhdukje te gjithe gjyqtaret, prokuroret dhe e cdo gje tjeter qe benin allishverishe

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Juliano

                            Ke të drejtë z. Moisiu. Të gjithë ata që i shkojnë pas një fëlliqësire,të gjithë në ndërgjegjen e tyre është qefi dhe përfitimi qoft dhe me jetën e tjetrit, për të bërë lluks e para për vehten e tyre. Ky lshtë fosile e një kafshe që do mbahet mend më shum se sa enveri, sepse ai erdhi nga hiçi dhe ndërtoi pak pak por shum gjëra i bëri, kurse ky berisha, erdhi dhe i shkatërroi dhe i ktheu në hiç, motivoi prostirucionin, ku me qindra fëmijë u rrëmbyen u trafikuan për organe dhe prostitucion, shkatërroi arsimin me kurse gjashtë mujore, zhduku njerëz që i bënin kundërshti, ku akoma sot nuk u gjënden varret. Ky faqezi, me mbështetjen e faqeziut tjetër meta, dhe disa palavozë e karikatura intelektualësh provincialë, kërkojnë kthimin në pushtet në emër tëmpopullit, kujt popull të atij që berisha ngriti avionët për ti qëlluar, apo të atij populli që kërkoj ti shtypte me tanke në vlorë e cërrik. Nuk është populli ai që e ndjek atë, jsnë mercenarë ku ato shkërdhejnë fisin e tyre po i pagove, këta janë mbështetësit e tij. Tridhjet e dy vjet, skëterrë, prostitucion dhe kriminalitet, dhe kërkon të vijë në pushtet për POPULLIN. Plera rrugës do ketë gjithmonë.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Progon Pollogu

                              ZOTI MOJSIU ! Pohimi yt se Berisha bëri 97 është ekuivalencë e pohimeve nazishoveniste rusoserbe se na është Ukraina ajo që nisi luftën kundër Rusisë !

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje