
Deputetët e Partisë Demokratike janë treguar sërish të ftohtë në vendimmarrjet në lidhje me krizën në selinë e PD-së.
Rreth një javë më parë, pasi shumica e konsiderueshme e deputetëve refuzuan t’i bashkoheshin Kuvendit të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, pasi pretendonin se po përballeshin me arrogancë nga anëtarët e Rithemelimit dhe ishin lënë jashtë procesit të zgjedhjeve në degë.
Ndërkohë, të mërkurën në mbrëmje, kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd ALibeaj, u dërgoi mesazh deputetëve për të mbledhur grupin dje në mbrëmje. Fokusi i diskutimit ishte diskutimi në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Pas këtij mesazhi, disa prej deputetëve reaguan publikisht, ndërsa të tjerët duket se e rezervuan reagimin me akte.
Kështu, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i Grupit të PD-së, Luçiano Boçi, doli dje në një deklaratë ku tha se Alibeaj nuk ishte konsultuar me kryesinë e grupit për të vendosur për mbledhjen.
“Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve, të cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 prill. Së dyti, mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi. Prandaj, nga ky moment, kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Grupi parlamentar i PD-së nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon RamaBalla. Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës, çfarëdolloj pamje të ketë ajo. Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot. Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar. Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimmarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar”, tha Boçi dje.
Kërkesat e nënkryetarëve që Alibeaj të konsultohej fillimisht me kryesinë e grupit para se ta thërresë, i neglizhoi.
“E çfarë pastaj. Për mbledhje të grupit parlamentar, ka një rregullore që përcakton të drejtat e çdo instance. Në rregullore ka një nen (neni 4) që përcakton se mbledhjet e grupit thirren dhe drejtohen nga kryetari i Grupit Parlamentar. Është një detyrim që do të duhet të ushtrohet nga kryetari i grupit. Ajo që është e rëndësishme, është se për këto çështje, aksionin politik do duhet të dëgjohet zëri i secilit deputet. Në fund, do të ketë një deklarim për shtyp”, tha Alibeaj dje para se të futej në mbledhje.
Por teksa Alibeaj u ngjit në sallën e madhe të mbledhjeve në selinë blu, atij nuk iu bashkuan jo vetëm deputetët e Komisionit të Rithemelimit, por edhe një pjesë tjetër e deputetëve. Nga 35 deputetë që nuk shkuan në Kuvendin e PD ditën e shtunë, dje në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj shkuan vetëm 22 deputetë, duke mos plotësuar kështu as kuorumin e nevojshëm për mbledhjen e grupit parlamentar. Ky fakt Alibeajt iu vendos në dukje edhe nga deputeti Ervin Salianji.
“Shoh përpjekje për të ndarë Partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi të gjithë. Duhet të ulemi me kryesinë dhe të jenë të pranishëm të gjithë deputetët. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi dhe në grup parlamentar, jo të bëhet fakt i kryer. Reforma Territoriale dhe Zgjedhore, absolute për ne”, tha Salianji.
Pas kësaj situate, Alibeaj vendosi të bëjë sërish një hap pas për ta quajtur atë një mbledhje informuese dhe të merrte vendim që sot të mblidhet me kryesinë e grupit ku bëjnë pjesë Alibeaj, Agalliu, Salianji, Boçi e Pampuri, për të caktuar mbledhjen e radhës gjithëpërfshirëse ditën e hënë.
“Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda Grupit Parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale, për informimin tuaj për ecurinë e deritanishme dhe shkëmbimin e mendimeve.
Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit”, tha Alibeaj.
22 deputetët që u mblodhën dje në selinë e PD-së diskutuan edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ata ishin të unifikuar në idenë për të mos bojkotuar procesin. Deputetët thanë se kishin marrë mësime nga 2019, që bojkoti i institucioneve nuk u shërben demokratëve.
Mes komenteve tërhoqi vëmendjen Gazment Bardhi, i cili kundërshtoi idenë e Komisionit të Rithemelimit që për këtë çështje të marrin mendimin e Këshillit Kombëtar.
“Murrizi, Rudina dhe Jozefina, që ne i kishim përballë një vit më parë, do të na diktojnë ne si Grup Parlamentar çfarë vendimi do të marrim. Çështja e Presidentit, është çështje që duhet të diskutohet nga Grupi Parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund t’i imponohet Grupit Parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë”, tha Bardhi.
Enkelo Alo Beu mba akoma emertimin qe i ka vene Gaz Bardhi, pra Kryetar i Grupit Parlamentar te PD! Dhe me qesharakja eshte se kerkon akoma ta shtyje kete estrade duke e mbajtur akoma ate emertim te dhene nga nje Bardhi pa kurrfare funksioni tashme ne PD. Duke tentuar vazhdimin ne rolin Basha-2 te dhene nga ambasada amerikane, do degjenerohet me shume se vete origjinali, pra Basha i Pare.
Mgjo mue,edhe pse je rruga e vucidolit qe zbatoni urdherat e baba serbit e gjysh rusit,skeni per te fituar thjeshte se keni filluar te kafshoheni si qent dhe do ju shpetoje goja tja zbathni breket njeri tjetrit e hyni ne burg
Aman o i thekuri, te pakten mos llap kot per Bab serbin se do ta shohe Ram Vucici komentin e do ta prese rrogen e patronazhistit.
Alibeu
O dele dhe hajdute te rithemelimit, Boci nu ka asnje lidhje me PD, pervec Saliut si grup komunist. Familja Bocit kane qene dhe jane komuniste. O juve ju henger dreqi qe jeni mbedhur te gjithe ishkomunistet hajdute per te vazhduar vijen e partise se Ramiz kurves.
Me Berishën, PD e sigurt në fitore, ku të gjith do ngelen të kënaqur nga detyrat në ministri të ndryshme që do ju ngarkohen.
I Sali krimi. Ti do car prej gjuhe o I poshter kriminel
ME MURRIZ SPIUNIN GOCA E TIJ JA MERR NE GOJE TONIT NGA KEMISHTAJ, SE BABAI I MORI LEKET DHE ESHTE PER NE BURG!! EDHE GRUAJA E LYMIT
Edivin Toptan Rama vazhdon të jetë në ndihmë të Serbisë, politikave të saj në dy anë, siç i quan senatori amerikan Chris Murphy. Derisa Rama përpiqet që të jetë në rolin e ‘engjëllit mbrojtës’ për Serbinë dhe Vuçiqin, Perëndimi është i zhgënjyer me vetë Serbinë, nuk e dëshiron dhe nuk e pranon lojën e dyfishtë të saj. Në fakt, Serbia po e mban anën e Rusisë, derisa nuk i ka vënë sanksione asaj. Qëndrimin dualist të Serbisë e ka konfirmuar edhe senatori amerikan, Chris Murphy, pas vizitave diplomatike në shtetet ballkanike. “Në rregull, Aleksander, duam të dimë, a do të qëndroni me shtetet demokratike dhe të sanksiononi atë apo do të vazhdoni të luani me dy anët”, ka shkruar senatori Murphi në tviter, duke treguar për bisedimet që ka pasur në rajonin tonë. Për këtë qëndrim Serbia duhet ndëshkuar, I fundit që e ka bërë këtë thirrje dje, është austriaku Gynter Fehlinger, që tashmë në mënyrë të përsëritur varësisht nga rastet e ripërsërit. Por ajo që bie në sy është tendenca, përkatësisht ajo ‘shkolla hashimiane’ inferiore politike, pa vlera kombëtare, nëse jo antikombëtare, që mori hov nga Hashim Thaçi, duke pranuar çdo marrëveshje në dëm të Kosovës me Serbinë, pavarësisht që Kosova e përjetoi gjenocidin, dëbimin, kulturocidin, plaçkitjen masive etj., nga Serbia, për herë të fundit në vitet 1998-1999. Kjo përpjekje për ta kundruar çështjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi nga këndvështrimi serb dhe i huaj është tronditës, kjo është ajo shpëlarja de fakto e trurit shqiptar, nga identiteti shqiptar, nëse jo nga krenaria skenderbejane, gjithsesi nga ajo rilindëse. Perspektiva e Kosovës është perspektivë shqiptare nga e sotmja dhe e kaluara e saj. Për nga e kaluara sa më thellë të shkosh aq më e lavdishme bëhet, mbase nga kohët e panjohura – primordiale sipas psikanalistëve, deri në kohën kur e krijuam folklorin madhështor, ligjin e pashembullt – Kanunin me Kodin mitik, të Besës, me mitologjinë e paskajshme, me muret çiklopike, mbretëritë para rreth katër mijë vjetëve, dhe me kurorën e të gjithave, gjuhën hyjnore shqipe. Përpjekjet e Ramës, Batonit dhe gjithë llymit esadist janë irrituese, blasfemuese dhe tradhtuese. Ajo që më së paku mund të quhen këto politika janë obediente, jo vetëm nga autoritete të jashtme, por edhe të Serbisë. Sidoqoftë, është e pashembullt që Kosova të shihet si pengesë dhe zvarritëse e marrëveshjes me Serbinë. Prandaj, të barazohet Kosova me Serbinë fashiste, qoftë edhe vetëm për konsum retorik publik nga politikanët shqiptarë si Edi Rama është e rëndë, fyese dhe trishtuese. Rama me këtë mendësi antishqiptare po dëshmohet si shërbëtor i përbetuar vëllamit të tij Vuçiqit dhe gjenocidit serb, që është mbështetur dhe mbështetet prej rreth 200 vitesh në shovinizëm, fashizëm, dhe në çfarëdo –izmi tjetër negativ. Tashmë shihet qartë se qëllimi i Ramës është që ta dëmtoi sa më shumë Kosovën me ‘neutralitetin’ e tij ndaj gjenocidit serb, që në fakt është anim i tij dhe Qeverisë së Shqipërisë nga Serbia. Rama po i zbaton planet e errëta hashimiane dhe batonstanishiqiane kundër Kosovës. Ky trinom esadist duhet ndaluar sa më parë, përndryshe dëmet e tradhtisë do të jenë të pariparueshme për mbarë kombin shqiptar.
"Bardhyli nga Kosova"! Jep urdhën per intervenim te çikave kosovare ne Shqypnine etnike se askush tjeter nuk potencon me hjek EDI RAMEN nga pushteti dhe kshu mnimon ne mue me u bo i pari venit e masanej kam me ja kallxue qefin mikut te Albinit, Vuçiçit.
O Qim Peksi, për gjithë çarçafin me budallallëqe që ke shkruar, të paguar nga Xen Sali Qeni, meriton të të uroj me fjalët: Na rrofsh trapin !!!
"Rithemelimi" duhet te kaloje ne Partine Republikane, te mos e lene Mediun vetem.