Deputeti socialist Erion Braçe i përgjigjet Tritan Shehut, i cili u shpreh se kjo që po ndodh me Gardën që nuk lejon deputetët të hyjnë në Kuvend, nuk ka ndodhur asnjëherë që në 1991.
Braçe i ka kujtuar se në 1997 i është dashur të hyjë në Kuvend i gjakosur, kur Tirana ishte në shtetrrethim.
"Ju i bëtë thirrje disa herë deputetëve që janë të padënuar të PD që të futen në sallë. Do doja t’i bënit thirrje PD të lejojë deputetët e pa përjashtuar në sallë. E kanë me njëri tjetrin, jo me kuvendin, as me këtë palën këtu.
Ne folëm për ata që ka ndodhur jo më larg se dy ditë më parë, me të ardhmen e Shqipërisë, jo me të shkuarën e Shqipërisë. Këtu ka dy botë, një botë që punon dhe sheh të ardhmen dhe një botë që kërkon me çdo kusht të mbajë të shkuarën. E kanë gabimin, te historia e shkuar nuk vajtëm ne, shkuan këta.
Meqë unë Pandi dhe Salih Berisha kemi ngelur më të vjetrit këtu do doja të kujtoja që jam zgjedhur deputet në 96, kur zotëria që është atje i la PS vetëm 10 deputetë. Unë me thënë të drejtën jam një ndër ata që kam hyrë në Kuvend i larë në gjak, jo si ata që janë atje jashtë.
Kur kam hyrë në këtë sallë në prill 97, Tirana nuk ishte me gardh për të rregulluar hyrjen normale të ca njerëzve, por në shtet rrethim që drejtohej nga shefi i shtabit, kryetari i shik. Ai zotëria që ishte kryetari i PD, vinte këtu na sulmonte ne. Komike", tha Braçe.
Ti ne "97 -en ishe opozitar ndaj pushtetit. Sot je alibi e shemtuar dhe qesharake e oponences se pushtetit!
Nostrum,,,ik puno se i mbaruan parate saliut,,,,