Edhe kjo seancë e radhës nuk ka nisur normalisht, por është shoqëruar me kaos e tension jashtë dhe brenda ambienteve të Kuvendit. Kjo për shkak të deputetë të opozitës të përjashtuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në Kuvend duke u përplasur edhe me Gardën.
Ndërsa në Kuvend ka vijua seanca, gjatë fjalës së tij Pandeli Majko komentoi protestën e dhunshme të opozitës, ku u dogj edhe selia e PS.
“Më thoni pse dogjët me molotov selinë e Partisë Socialiste. Ishte akt i paprecedentë dhe që s’kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e politikës shqiptare.
Nuk ndodhi as kur pati luftë e u shkëmbyen plumba (trazirat e 1997). Më shpjegoni pse dogjët me molotov selinë e PS?!”, tha Majko, duke u drejtuar deputetëve të PD.
Po kur ndodhi demostrata e 2Prillit ne Shkoder a u dogj selia e komitetit partise.