Kandidatja e PD për deputete, Jorida Tabaku, foli për projeksionin e mandateve të PD në Tiranë, në një lidhje direkte me emisionin maratonë Shqipëria Vendos në Top Channel.
Por papritur, një moment, gazetari në terren Muhamed Veliu, u desh të ndërpriste fjalën e Tabakut, pasi disa komisionerë në qendrën e numërimit kërkuan të përshëndesin moderatoren Grida Duma.
Duma: 13-14, me çfarë niveli është projeksioni i PD në Tiranë?
Tabaku: Nuk di të them, është aty te 14, jam e sigurtë që me numërimin e kutive të tjera projeksioni mund ta ndryshojë. Ka të rinj të jashtëzakonshëm që janë këtu që nga fillimi i procesit të numërimit..
Duma: Do ketë një reflektim nga PD?
Tabaku: Ne jemi akoma në proces numërimi… Ke dhe disa përshëndetje këtej nga salla Grida, sepse po e shohim që jemi në emision bashkë..
Veliu: Grida janë disa vëzhgues të PD që morën vesh që do jemi në lidhje bashkë dhe donin të përshëndesnin, më kanë porositur t`ju bëj të fala…
Gjithe funderinat e Saliut si kjo Grida Suma jan mbledhur ne Top-Channal.
curva bela vetem ti na ngele...