Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas bllokimit nga opozita e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Përmes një postimi në facebook, Spiropali tha se opozita ka 2 mundësi, ose të ndryshojë konceptimin e gabuar që ka për këtë komision, ose të përgatitet për dështim dhe mbylljen e epokës së komisioneve bipartizane për Reforma Zgjedhore.
Spiropali shkruan se qeveria ka idetë e veta për Reformën edhe pse mirëpret çdo platformë të ardhur nga deputetët por theksoi se përballjen me mazhorancën, opozita e ka në zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës.
“Nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore është “instrument për t’u përballur me këtë qeveri dhe këtë kryeministër”, atëherë kush e mendon pa teklif kështu ka dy rrugë: Ose të përgatitet që tani për dështimin e afërt në këtë “përballje” - e bashkë me dështimin të përballet edhe me mbylljen e epokës së komisioneve bipartizane për reforma zgjedhore - ose të ndryshojë pa humbur kohë konceptimin e gabuar të një instance të tillë, duke e kuptuar tani, shpejt, se komisionet e ngritura për produkte ligjore konsensuale, nuk ngrihen për t’u përballur cjepërit brirë më brirë, po për të dialoguar kundërshtarët politikë në kërkim të kompromiseve të pranuara nga palët e përfshira në komision.
Partia Socialiste mirëpret çdo ide apo platformë alternative të të gjithë deputetëve, që nuk i drejtohen komisionit në fjalë nga ballkoni apo nga gryka e bilbilave, por askush nuk bën mirë ta harrojë se edhe Partia Socialiste ka idetë e veta.
Ndërsa përballjen me këtë qeveri dhe këtë kryeministër, opozitat e disata që kemi në parlamentin e sotëm të karrigeve përmbys, flakadanëve tymhava apo gjumashëve kokëvarur, do ta kenë në qershorin e vitit të ardhshëm. Jo në komisionin e reformës zgjedhore. E patjetër që do të kenë mundësinë ta realizojnë dhe ta shijojnë deri në fund, siç e kanë realizuar dhe shijuar në 8 përballjet e fundit zgjedhore që nga viti 2013”- shkruan Spiropali.
Populli ju dha shumicen ,e vazhdoni si shumice mis toleroni Nevojtoristet e komunistit Non Grata ,mos toleroni grupin e perfaqesuar nga pederi Gazmende , mos toleroni ,ministrin e 21 Janarit e zagaret qe mbeshtesin ate ,
Mire tē gjitha, po ate qershorin per zgjedhjet e ardhshme nuk e kuptova. Kur zgjedhjet e fundit u bene nē 25 prill 2021, ato i bie te mbahen rrotull asaj date, pra prill maksimumi në maj 2025.Mbaj mend se në Kodin Zgjedhor tē ndryshuar në vitin 2020 si periudha zgjedhjesh jane percaktuar pranvera ose vjeshta. Ne presim turiste nē verë, keta na ofrojne sherre.
Mire e ka kjo se komisionet ngrihen jo per cjeperit por per dhite qe synojne te behen cjeper por u mungon nje grimce qe esht vendimtare. U mungojne Bo.. et
Kësaj zonje i ka hypur mëndja mbi flokë. Një gjuhë e tillë, e denjë për sistemet diktatoriale si ai në Korenë e Veriut është vërtetë shqetësuese. Nuk di pse zonja i ka vënë për detyrë vehtes t'na kujtojë me të tillë deklarime shoqen e paharruar Lenka Çuko.