Kuvendi i Shqipërisë i ushtron funksionet e tij në dy ndërtesa, njëra që ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e cila shërben si Kryesi e Kuvendit dhe zhvillohen komisionet parlamentare, ndërsa në ndërtesën tjetër pranë Kalasë së Tiranës zhvillohen seancat plenare. Vendi ku merren vendime, zhvillohen debate apo diskutohen dhe miratohen ligjet, pritet të ndryshojë së shpejti.
Një godinë e re ku të gjitha shërbimet e Kuvendit të realizohen në një vend do të ndërtohet, për të rritur më shumë efikasitetin e tij. Kjo u paralajmërua nga Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
“Kuvendi i Shqipërisë miraton dhe nxjerr ligje për të gjithë, por nuk e ka ende ligjin e vet. Nuk ka pavarësinë e vet financiare, nuk ka status të deputetëve të vet,nuk ka një administratë të mbështetur sa dhe si duhet në funksion të sfidave të veta dhe madje Kuvendi i Shqipërisë është pa shtëpi, nuk ka një shtëpi që të garantojë praktikën, por dreqi e mori edhe estetikën e një parlamenti të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian”, tha Rama.
Diskutimet dhe përpjekjet për të pasur vetëm një godinë për Kuvendin e Shqipërisë kanë qenë të pranishme prej vitesh.
Në 2006, parlamenti i asaj kohe shpalli një garë ndërkombëtare lidhur me hartimin e një projekti për një kompleks të ri parlamentar. Në 2007, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli prezantoi projektin fitues, me ndërtesën e re që do të ngrihej mbi godinën ekzistuese në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e cila dikur strehonte Byronë Politike të Partisë, duke simbolizuar që populli qëndron mbi qeverinë. Ndërtimi i cili do të kushtonte 30 milionë euro, nuk do të niste kurrë.
Nga ana tjetër, 2010 do të shënonte një tjetër përpjekje për ndërtimin e një kompleksi të ri të Kuvendit, me Kryeministrin Sali Berisha që deklaroi se 100-vjetori i ardhshëm i vendit në vitin 2012 duhej të festohej me një ndërtesë të re parlamenti. Piramida e cila shërbente si ish-muze i diktatorit komunist Enver Hoxha do të shembej dhe godina e re do të ndërtohej aty. As ky projekt nuk do të vihej në jetë.
Ndërkohë, në fillim të këtij viti, gjatë çeljes së sesionit të tetë të Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, Kryetarja Elisa Spiropali tha ndër të tjera që pritoritet i legjislaturës së 11-të do të ishte miratimi i Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit, e cila do të presupozonte krijimin e kushteve logjistike dhe financiare që deputetët të kenë mundësi të ushtrojnë përgegjësitë e tyre.
“Kjo mund të kërkonte një rikonceptim të godinës së Kuvendit dhe bashkimin në një të sallës së seancave me mjediset e shërbimeve parlamentare. Nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për një bashkim hapsinor, por edhe funksional, në mënyrë që shërbimet parlamentare t’u përgjigjen në mënyrë më efikase agjendës dhe veprimtarive parlamentare. Ka ardhur koha të ndërtojmë Kuvendin e Shqipërisë Europiane”, shtoi Spiropali.
Pas mbylljes së veprimtarisë së PPSH-së (1991), në ndërtesën e Kryesisë së Kuvendit u vendosën pjesërisht administrata e Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe për një periudhë kohe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ndërkohë, ndërtesa e seancave plenare është projekt që daton nga 1955. (Ledina Elezi)
V.O.----PS..... . Në kushtet e rëndimit të lëvizjes të njerëzve dhe mjeteve në kryeqytet, por jo vetëm, është detyrë themelore marja e mësimeve për të rritur shkallën e zgjuarsisë të politikanëve vendimmarrës............ . Institucionet e rëndësishme shtetërore duhet të projektohen dhe ndërtohen jashtë kryeqytetit...... . Parlamenti i ri duhet të ndërtohet diku në ndërmjet Vorës dhe Kasharit, apo aty ku parashikohet të ndërtohet Stadiumi i Ri Kombëtar, në jug të Rinasit.. .... . Po kështu jashtë Tiranës duhet të çvendosen Bashkia, Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë, Kadastra, Spitalet kryesore, Korpuset Studentore etj. Ose disa të paktën të çvendosen në Bulevardin e Ri..... . Vetëm kështu do të lehtësohet pak trafiku i rënduar që po i mer frymën Tiranës.
Rama do shembe Piramiden qe rikonstruktoi Lali sapuni
Po Zhozefina me krye talebanin Sali donte te prishte Piramiden.Shyqyr qe u zhduk kjo fare e keqe nga drejtimi i shqiperise,Shkateroi gjithcka
Duhet nje ndertese bashkohore per parlamentin ....bile jane shume vone .
Trenist si è do ujin gomari te ngrohte apo te ftohte , nuk ka vend ne bote qe parlamenti te ndertohet ku I do qejfi berishisteve .Parlamentet ne çdo vend te botes jane ne qendrat e kryeqytetit. Ju pabuksa shisni pordhe me makinat e shtrenjta duke bredhur .
"Bravo" socialiste ! - rritet para kohe, per turp, rrogat e "deputeteve te Shqiperise evropiane; - do te ndertoni (pa qene nevoja) "parlamentin e ri te Shqiperise evropiane" e... te tjera "bukurira"; - dhe ... ndoshta ... "ne mandatin e tete" ... do te mendoni ... edhe per pensionet e pensionisteve te Shqiperise evropiane (nderkaq shumica e pensionisteve te sotem ....do te kene vdekur) ?!!!
Kuvend I ri te ndertohet Ne Shupal ose Qaf-Molle, prapa Dajtit. Vend I bukur, ajer dhe uje I paster. I jepet prioritet dhe zhvillimit te turizmin ne zone.
Për këtë nivel politikanësh tepër e kanë edhe atë sallë se shumica e tyre me triko leshi janë....paguhen nga taksat e popullit fukara...më e mira për popullin do të ishte që salla e parlamentit të jetë TEATRI I KUKULLAVE aq parlamentar duhen sepse nuk bëjnë asnjë punë dhe kanë të ardhura marramendëse që i fitojnë edhe kur mandati ju mbaron.PAK DHE SAKTË...