Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Kos: Shqipëria bën një hap të madh drejt anëtarësimit në BE

27 Maj 2026, 09:00Politika TEMA
Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Kos: Shqipëria bën

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, pas zhvillimit të Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel.

Pas përfundimit të mbledhjes dhe konferencës për mediat, komisionerja europiane për Zgjerimin Marta Kos e cilësoi progresin e Shqipërisë si një moment shumë të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në një reagim të publikuar në platformën X, Kos deklaroi se Shqipëria ka arritur standardet e ndërmjetme dhe janë vendosur tashmë standardet përmbyllëse për grup-kapitullin e çështjeve themelore, duke e konsideruar këtë një “hap të madh përpara” në negociatat me Bashkimin Europian.

Në konferencën për shtyp pas takimit, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendësministrja qipriote për Çështjet Europiane Marilena Raouna, u theksua rëndësia e reformave në drejtësi, sundimit të ligjit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Një hap i madh përpara për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian!

Së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe zëvendësministren qipriote për Çështjet Europiane Marilena Raouna në Bruksel sot, Shqipëria arriti standardet e ndërmjetme dhe ne vendosëm standardet përmbyllëse për çështjet themelore”, shkruan Kos.

 

3 Komente

  1. P
    Per bajgen Mero

    Sa i shpifur je Mero. Po pse nuk thua cfare tha gjermania dhe holanda dhe cfare porosish u lane? Pse nuk thua ate qe u tha, qe pa rezultate konkrete kundra korrupsionit nuk ka integrim? Dhe kush eshte i korruptuar me shume se Rama dhe Balluku ne Shqiperi??!! Pse nuk thua qe BE mbeshteti SPAK un me force te madhe dhe tha po pati nderhyrje politike ne SPAK (qe ti mero dhe gjithe langonjte e hajdutit Veliaj e shani me kiber shpie nga mengjesi ne darke) nuk ka integrim? Eh mor mero, po ka burime informacioni plot. Njerezit syte dhe veshet i kane ne rregull degjojne e kuptojne. Sado nje bajge si ty mundohet te shese nje realitet ndryshe

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,

      BE ēshtē ajo ndyrēsir qē na jep 49 milion euro dhe tērheq nē emrin tonē nga tregjet, banka botērore fmn,mbi 2 miliard euro , pēr numrin e popullsis, sipērfaqes, investimit nē infrastruktur, modernizimit nē shkolla spitale, dhe i investon nē ushtri.Sot BE ba ka lēnē notē BB dhe duke mbajtur pēr vete AAA, sot sjell nē vēndin tonē makina nafte, benzine, nē njē koh qē vet shet electric.Sot ka shpērbēr ushtrin, ka shkatēruar armatimin dhe hyn dhe del nē porte, ajroporte dhe dogana si nē zonē shengen. Teknologjia fundit s'kemi dijeni dhe la hackerēt Iranian tē shkatēroj sistemin informatik ( njohur monitor) tē shkatērohet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        A

        Nje hap i madh drejt mos antarsimit kurre te Shqiperise ne BE.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje