Zgjedhjet në Himarë, KQZ cakton renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

26 Korrik 2024, 13:13Politika TEMA
Zgjedhjet në Himarë, KQZ cakton renditjen e kandidatëve në

KQZ mbajti këtë të premte mbledhjen për caktimin e renditjes së kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet në Himarë.

Emri i parë në fletën e votimit për zgjedhjet e Himarës do të jetë Vangjel Tavo, numri i dytë, Petro Gjikuria.

Më 4 gusht banorët e Himarës do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun që do t’i drejtojë deri në vitin 2027.

Kjo do të jetë hera e nëntë që himariotët i drejtohen kutive të votimit për të parin e qytetit, por këtë herë 4 gushti është i veçantë, pasi këto do të jenë zgjedhjet e para të jashtëzakonshme në këtë qytet.

Sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.

Vangjel Tavo është kandidati i socialistëve, ndërkohë që përballë nga opozita është Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Dhërmiu.

 

Lini një Përgjigje