Kreshnik Çollaku zhgënjehet vetëm pak ditë pas bashkimit me Berishën: Po i shet Ramës mandatin e katërt

26 Korrik 2024, 09:42Politika TEMA
Kreshnik Çollaku zhgënjehet vetëm pak ditë pas bashkimit

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka njoftuar se vota e tij sa i përket reformës zgjedhore do të jetë kundër. Ai shkruan se opozita po i jep fitoren në tavolinë Edi Ramës për mandatin e katërt. Indirekt ai thotë se Berisha u shit!

Reagimi i plotë:

Vota ime nesër është KUNDËR.

Të dashur kolegë deputetë të Opozitës. Pavaresisht dallimeve apo kundershtive që përjetuam në këto vite të turbullta, ne kemi një gjë që na bën bashkë. Ajo është përballja me Ramën e maxhorancen e tij, dhe përpjekja për të mundesuar ndryshimin e ndalimin e qeverisjes së tij.

Nesër të gjithë ne jemi para një momenti kritik.

Duke shfrytezuar ndarjet e përçarjet e Opozites, Rama arriti që duke luajtur mes klimes së konfliktit opozitar të arrijë synimin e tij madhor. Të mbajë të pandryshuar (në thelb) Kodin Zgjedhor. Një kod që në situaten ku ndodhet Opozita, i jep Rames në tavolinë një avantazh prej 12-13 mandatesh, një Prim të padeklaruar.

Me një sistem zgjedhor ndarë në 12 qarqe dhe sidomos duke përjashtuar mundesinë e opozites për tu organizuar në Koalicione parazgjedhore, Rama ecen i sigurtë drejt zgjedhjeve të rradhes.

Rama mund ti grabisë zgjedhjet, mund të shkelë Kushtetuten, mund të na shtypë e mund të fitojë, por e gjitha kjo nuk mund të ndodhë me konsensusin tonë.

Pa Koalicionet Parazgjedhore, opozita ka dhënë gjithçka dhe s’ka marrë asgjë.

Ndryshimet në Kod që do të propozohen nesër janë Kapitullim i Opozitës.

Këto ndryshime nuk duhet të kenë konsensus e votë nga asnjë deputet opozitar.

Unë si deputet i PD do të votojë kundër këtyre ndryshimeve.

Ftoj çdo deputet opozitar të refuzoj konsensusin me një projekt që qartesisht shkon në favor të një mandati te 4-të maxhorances socialiste.

3 Komente

  1. K
    Kukesi

    Ore zoteri. Ne 2021 PS mori 48,38% dhe PSD 3,42%, qe se bashku bejne mbi 51 %. Pra edhe sikur te ishte nje zone zgjedhore, prap do te merrte me shume se 71 deputet. Ne 2025, ne se PS merr mbi 51 % te votave shqetesi juaj nuk qendron. Te shohim rezultatin dhe pastaj flasim

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sadiu

      Nuk të pëlqeu menderja e Bashës, lëpi tani atë të Berishës dhe mos bëjë llafe. E kuptove vonë që të mungojnë trutë. Kënaqur duke i rënë cylës.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arrow

        Të gjithë eunukët që janë bërë deputet me bekimin "e lartëmadhënisë" do të përdridhen tani si ...vat sepse e dinë që pas zgjedhjeve të reja, do të duhet të shtrojnë menderen për të siguruar bukën e gojës (megjithëse për disa kohë do të përfitojnë akoma si ish deputet). Këta janë "ajka" e kombit që Edi Rama "i qerasi" me nga një dhuratë 3000 euroshe çdo muaj!! Hani e pini zuzar, sa në Shqipëri të ketë një popull që di vetëm të hajë e të shkoj në banjo!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje