Shtyhet për nesër në orën 10.30 shqyrtimi i mandatit të Fredi Belerit në KQZ. Avokatja Klodiana Gjyzari kërkoi prezencën e Fredi Belerit në shqyrtimin e mandatit të tij.
“Subjekti nuk është njoftuar për fillimin e procedurave. Fredi Beleri kërkon të dëgjohet në këtë proces duke qenë subjekt i interesuar”, - tha avokatja.
Pasi lexoi prokurën me anë të së cilës Fredi Beleri i jep kopetenca të plota përfaqësimi avokates së tij, Klodiana Gjyzari, Celibashi vendosi të pranojë kërkesën e saj që seanca të shtyhet në mënyrë që Beleri të jetë i pranishëm.
“Në lidhje me kohën, nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot. Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtjes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë edhe nëpërmjet një plaformë komunikimi elektronike”, theksoi kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Rrofte Qelbesirebashi
Zot cfare ndyresie ne foto !
QELBASHI kunati i FATMIRDASHIT