Krenar për Shqipërinë"/ Nis cikli i bashkëbisedimeve live në rrjetet sociale me diasporën

29 Dhjetor 2024, 20:48Politika TEMA

Krenar për Shqipërinë"/ Nis cikli i bashkëbisedimeve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla nisi sot episodin e parë të një cikli bashkëbisedimesh me bashkatdhetarë të fokusuar në mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve.

Për të biseduar për këtë temë Balla kishte të ftuar tre përfaqësues të spikatur nga komunitetet më të mëdha të shqiptarëve në Europë, gazetarja Anila Rezhda në Greqi, Mirela Hasani mjeke në Britaninë e Madhe dhe Besmir Rrjolli, ekspert i sektorit jofitmprurës nga Italia.

Ministri tha se historia do të na gjykojë se çfarë kemi bërë në për t'u garantuar fëmijëve me të paktën një prind shqiptar që të mësojnë shqipen. "Ndaj bisedën e parë, ta lidhim me atë që është një prej çështjeve themelore ose që shqetëson dhe për të cilën ka shumë nevojë për mbështetje diaspora jonë, është promovimi, mbështetja për mësimdhënien në Gjuhën Shqipe. Duhet ka kemi gjithë qartë, që nëse është diçka që duhet të bëjmë më mirë është pikërisht pjesa që lidhet me mbështetjen për mësimdhënien në Gjuhën Shqipe. Ne duhet t'i garantojmë çdo fëmije që lind nga një prind, të paktën nga një prind shqiptar, të dy prindërit shqiptarë më mirë akoma, të ketë mundësinë të mësojë në Gjuhën Shqipe" tha ministri në hyrje të bashkëbisedimit që nis me diskutimin e programit "Mësues për diasporën" që ka nisur me Greqinë, ku mësuesit e përzgjedhur nga Ministria e Arsimit paguhen po nga qeveria shqiptare. 
Gazetarja Anila Rezhda sugjeroi që mësuesit e shqipes të jenë edhe njohës të mirë të gjuhës së vendit ku do të japin mësim në këtë rast Greqia, ndërsa ministri Balla e siguroi se kriteret e vendosura do të garantojnë përzgjedhjen e më të mirëve në çdo aspekt që duhet për mësimdhënie.
Mjekja, Mirela Hasani nga Britania e Madhe tha se duhet bashkëpunuar edhe me shoqata që kanë eksperiencën në këtë drejtim, duke arritur që të kemi tha ajo dhe futjen e Gjuhës Shqipe si kurrikul në shkollat angleze, si gjuhë e huaj.
Besmir Rrjolli solli në vëmendje si problem jo se nuk ka mundësi ekonomike apo libra për shqipen por mungon interesi nga komuniteti, pra tha ai duhet edukimi i popullatës. "Kemi një hendek ku nuk arrijmë të komunikojmë me komunitetin e gjerë, gjë që po arrit do sjellë më shumë vajza e djem te shkolla shqipe në Milano" tha Rjolli.
"Nuk mjafton të jesh patriot pse gëzon kur fiton kombëtarja apo në ditën e flamurit apo të pavarësisë, por investimin më të rëndësishëm që mund të bësh është që nëse je në diasporë dhe nëse realisht e do atdheun tënd,e do Shqipërinë, t'i mundësosh fëmijës të mësojë Gjuhën Shqipe. Kjo është atdhedashuria e përkthyer në vepra" tha ministri Balla në përgjigje të këtij shqetësimi nga Italia.

10 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Regjimi Rama, e urren apo e ka me shume frike diasporen?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      LIBRARITE QE FURNIZOJNE SHKOLLAT NE VENDET EUROPIANE DUHET TE FURNIZOHEN ME LIBRA TE GJUHES SHQIPE....NE FILLIM NE QYTETET E MEDHA E ME VONE GJITHANDEJ......NE FILLIM PAK KOPJE PER EKSPOZIM E PASTAJ ME SHUME

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        LIBRARITE QE FURNIZOJNE SHKOLLAT NE VENDET EUROPIANE DUHET TE FURNIZOHEN ME LIBRA TE GJUHES SHQIPE....NE FILLIM NE QYTETET E MEDHA E ME VONE GJITHANDEJ......NE FILLIM PAK KOPJE PER EKSPOZIM E PASTAJ ME SHUME

        Përgjigjjuni
        1. c
          corape kuqi

          u pupupu prap ky llumi

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sygjerime per z.Taulant

            Zoti Taulant, Historia do gjykoje PS qe po tregohet e pafuqishme per ti dhene fund nje tranzicioni te shemtuar te gjate me Berishen neper kembe. Turp i madh per te gjithe ne, por ne ju kemi zgjedhur ju me mandat mjaftueshem te gjere e te gjate, dhe ju keni deshtuar ne rastin famekeq Berisha. Usa dhe BE u kane dhene tere mbeshtetjen e nevojshme, por PS nuk eshte akoma ne gjendje te gjeje prokurore e gjyqtare te paster e te pershtatshem per te gjitha llojet e gjykatave shqiptare. A nuk e shihni edhe ju z.Taulant se sa poshte ka rene Gjykata Kushtetuese? A nuk i zgjidhni ju, Presidenti dhe shoqeria civile kandidaturat e per kete gjykate turpi qe vetem e larte nuk mund te quhet? Si mundet ta pranojme ne emigrantet qe ju socialistet te mos jeni ne gjendje (duke patur te gjithe pushtetin e duhur) ti tregoni vendin nje njeriu te mbiligjshem si Sali Berisha? Si mundet qe ai u mund ju ne cdo qoshe, ne do nivel, ne cdo kohe, deri ne pergjedhjen e gjykatesve te Gjykates Kushtetuese. Ne na vjen turp qe kryetare e GjK eshte nje si ajo qe eshte, qe duket se kush e drejton si kukull te shemtuar. PS eshte partia me e madhe, dhe njeheresh edhe partia e se ardhmes. Por PS duhet te hapet me shume e me shpejt. Kjo kerkon edhe gjak te ri ne udheheqje. Duket se Rama eshte lodhur edhe pse ben pazare me Saliun. Kuvendojeni brenda partise, por pa prezencen e Rames (besojme se Rama do tua krijonte kete mundesi) per te pare se c'mendojne brezi me i ri se i Rames. Pse jo nje KM i ri, ose me mire akoma nje KM e re, pa kompleksin e frikes nga Saliu, te behet KM e ardheshme?! Z.Taulant, PS nuk mundet te jete e detyruar te beje pazar me Saliun sa here ti teket atij e ti konvenoje Rames. Mos e merrni PS-ne ne qafe duke vazhduar me modelin e Rames. Rama do ishte Ministri i Jashtem me i mire per Shqiperine, porjo metej KM. Rama e ka kompromentuar emrin dhe pastertine e figures se tij vetem sepse i zgjat jeten politike Saliut per te fituar zgjedhjet. PS nuk eshte e kaqja me e vogel, PS eshte pasuaria me e mire dhe e paster politike e ketij vendi. Dhe ne fund, ndalojeni Ramen te thote se ai mban pergjegjesi vetem per per vehte. Jo, ai mban pergjegjesi per te gjithe ne Qeveri, dhe me shume se te gjithe ministrat e tij. Po nuk ka mesuar akoma exhe kete, atehere kot qe lodhemi ne me ju e ju me ne.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kalec Dega

              Tualeti do ti mesoje shqipen shqiptareve, me internet!

              Përgjigjjuni
              1. I
                ILIRIA DHE FISET ILIRIKE

                Taulant Balla eshte nje marionet e Soros. Me vjen mire qe gjat pushtetit te Rames u ndertuan burgje por duhet te vene keta antishqiptar aty dhe Jo njerzit e thjeshte qe I bejne shembull keta per te mbajtur shtetin frike qe mban peng historine vlerat dhe te ardhmen e popullit.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqiperi ktheu sa nuk u bë vonë

                  keto rilindasit jan te gjith të tmerrshem, nje skenar nje lloj te foluri nje lloj te vjedhuri kanë, po nje mekanizem ndjekin. Ky fyryra e ngrisur ky njeri i shpifur do tju mbush mendjen shqipetarve se keta do ndryshojne kete her, keta vjellin qe ne ditet e para pasi grabitin mandatin , pra plane si te grabisin tjetrin i bejen sapo te grabisin te afermin kjo eshte gjendja e tyre

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Detari

                    gjithe keto jane per te justifikuar vjedhjen e votes te diaspores. Si ndodh? Merrni shembull Ameriken. Qeveria ben gati zarfe te plotesuara per nje shume te madhe njerezish qe nuk jetojne ne albaniston dhe pastaj numerohen. Ti qe nuk jeton ne albaniston si mund ta kontrollosh a ke votuar apo jo? edhe si kur te kishte nje mekanizem te gjeje a ke votuar apo jo dhe a eshte manipuluar vota jote, sa veta do e benin kete kerkim nga 1 milion ne diaspore? pra gezuar ramazonin per 100 vjet.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve

                      Tualet Palla I paska prere "floket" sipas stilit "shtupë muti" publike

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje